top of page
Writer's pictureAlb ww

Helena Kadare Profesioni Shkrimtare, Eshtë një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare.


Helena Kadare Profesioni Shkrimtare, përkthyese

Helena Kadare gjithashtu e njohur edhe si Elena Kadare ose Elena Gushi-Kadare, lindi në vitin 1943 në Elbasan. Eshtë një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist. Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin per ënderrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu eshtë një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë. Helena eshte bashkëshortja e autorit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare.

Së fundmi është botuar nga Sh.B. Onufri libri biografik Kohë e pamjaftueshme, në të cilin rrëfen gjerësisht bashkëjetesën e saj me Kadarenë.


Veprat

Kohë e pamjaftueshme, 2011

Bashkëshortët, 2002

Një grua nga Tirana, 1990

Një lindje e vështirë, 1970 E lashë letërsinë duke besuar te letërsia e madhe e Kadaresë… Momenti më i keq në jetën tonë ka qenë debati për poemën ‘Në mesditë’ kur u mblodh byroja politike”. Helena Kadare është në “Sonder” në Prishtinë e ftuar të flasë për letërsinë e saj dhe jetën e saj pranë shkrimtarit Ismail Kadare.




Ajo ka qenë për herë të parë Helena Kadare atje në një rrëfim për letërsinë dhe jetën si bashkëshorte e shkrimtarit të madh para lexuesit të Kosovës. E vënë përballë gazetareve Beti Njuma e Alda Bardhyli, ajo bëri një rrëfim të rrallë mbi udhëtimin e pazakontë të një gruaje në letërsi.


Në historinë e letërsisë shqipe Helena Kadare hyn tek femrat e para që botuan në një letërsi të dominuar nga burrat që në vitin 1970-të me romanin “Një lindje e vështirë”. Libri u prit mirë nga kritika. Më pas ajo rikthehet për lexuesin në fillim të viteve ‘90-të me romanin “Një grua nga Tirana”, “Bashkëshortët” në vitin 2002. Me një stil të veçantë rrëfimet e Helenës janë përshkruar nga një ndjeshmëri i hollë.


Në Prishtinë tregoi se “në Kosovë kam qenë për herë të parë në një delegacion të Lidhjes së Shkrimtarëve të kryesuar nga Dritëro Agolli. Një vit më pas erdha me Ismailin. Kur erdha me të, vaska e hotelit ishte e mbushur me lule nga adhuruesit e tij, megjithatë më thanë se në Hotel Grand kishte përgjues”,-kujton ajo vite më pas.


Helena ka një kontribut të konsiderueshëm në fushën e përkthimeve, mjaft të kujtojmë për shembull “Tri gratë” e japonezit Isushi Inoe apo “Një grua në Berlin” ditar i një autoreje anonime, gjermane, që përshkruan javët nga 20 prilli deri në 22 qershor 1945.


Shkrimin e plote e lexoni ne Gsh.al



0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page