Mira Meksi
Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per t'u përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006" me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee". Në vitin 2014, romani "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar "Ballkanika". Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi Studime Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë). Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës); Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë; Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales. 1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 nëntori”. 1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”. 1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”. 1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS". 1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht", anetare e rrjetit europian letrar eurozine 1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group". 1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar. 2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT". ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni 2010-2013 Anetare e Bordit Drejtues te Shoqerise Civile Përkthimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit] Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj. Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I. Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht. Veprat origjinale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit] Tregime: "Flutura mes gjinjve", “Vrasje ne Venecia” Romanet: “Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”, “Diktatori ne Kryq” “ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë) Novelë: “Ballo në Versailles”, "Pa zemer ne kraharor", "Vrasje ne Venecia", Pa Zemer ne Kraharor, “Hakmarrja e Kazanoves” Përmbledhje me tregime: “ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; Zonja plakë e Parisit” Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase Eseistikë: “Guri Filozofal”, "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura" Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave” Libra te Mira Meksit te botuar ne vende te ndryshme te botes: Kryesoret: Botuar ne France: Romani Teuta e Ilirise i rishkruar ne frengjisht nga vete autorja Porfida, Ballo ne Versailles E kuqja e Demave Butuar ne Itali: Mallkimi i Priftereshave te Ilirise Maqedoni: Frosina e Janines Rumani: Diktatori ne Kryq Dhe ne shume gjuhe e vende te tjera te botes. Mirënjohjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit] 1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris 1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë; 2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë; 2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme; 2011: Çmimi Letrar "Gjergj Fishta" dhene nga Ministria e Kultures se Shqiperise 2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhenë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I. 2011: Çmimi i Eseistikës "Gjergj Fishta 2011" t akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura". 2015: Çmimi i Perkthimit 2015 Panairi i Librit 2015: Çmimi i Romanit 2015 "Rexhai Surroi" 2020: Çmimi Romani me i Mire i vitit nga Bukinist 2020: Çmimi Romani me i Mire nga Panairi Kombetar i Librit Fier 2020 2020: Çmimi Kombetar i Letersise Romani me i Mire 2021: Çmimi Kult, Perkthimi me i Mire i Vitit Vepra origjinale e Meksit është e përkthyer në gjuhë të ndryshme si maqedonisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht italisht, gjermanisht etj.