top of page
Writer's pictureAlb ww

Histori Suksesi e gruas me origjine shqiptare, filmi i ri i se ciles "Ndryshoma jeten" ne fokus.



Liri Begea Histori Suksesi

Porfili i gruas me origjine shqiptare, filmi i ri i se ciles "Ndryshoma jeten" ka terhequr vemendjen e kritikes franceze.

Nder me shume se nje dyzine filmash te rinj qe kjo jave si asnje tjeter solli ne kinemate franceze, kritika dhe publiku vecuan ate me origjinalin, nje subjekt ne dukje te erret, por i trajtuar me mjaft realizem e ndjenje. "Ndryshoma jeten" eshte filmi i trete dhe padyshim me i arriri i Liri Begejes. Kritika dhe mediat franceze jane te nje mendjeje: me kete film, ku eshte njekohesisht regjisore dhe skenariste, Liri Begeja ka arritur nje pike kulmore ne karrieren e saj.

Kinematografi humane


Filmi trajton nje teme teper delikate qe shumekush e ka evituar. "Ndryshoma jeten" eshte drama e dhimbshme e dy personazhve gati anonime, si ata qe mund te ndeshen me qindra ne cdo qytet perendimor e qe nuk kane gje tjeter per te ndare, pervec endrres qe i mban ende ne kete bote. Fatet e Nines, aktore mediokre, qe tenton parreshtur te rigjeje aftesite e humbura dhe Samiut, ish-atlet, qe braktis Algjerine per te ushtruar prostitucionin midis travestiteve ne lagjen XVIII te Parisit, bashkohen ne filmin e Begese ne perpjekje, sic thote autorja, "per te gjetur vertetesine e qenieve te gjalla, per t'i dashur e per t'i kuptuar". Keta personazhe te manipuluar nga forcat qe i sundojne, tentojne deshperimisht t'u japin drite lirise, shpresave dhe endrrave te tyre. Permes tragjedise se dy protagonisteve, filmi synon t'u jape nje territor azili te gjithe atyre qe nuk dine ku te jetojne dhe si te jetojne.


Askush me mire se Liri Begeja, vajza e nje emigranti shqiptar, nuk mund t'i jepte filmit kete dimension. Aftesia e vecante e Lirise, thote personazhi kryesor Roschdy Zem, eshte se ajo i do aktoret si asnje regjisor tjeter. "Ajo na shoqeronte gjate skenave te veshtira per te na drejtuar, mbrojtur e shoqeruar, ashtu sic shoqerohet nje femije kur kalon rrugen". Ne kinemane franceze regjisoret bejne kujdes per te menjanuar pasqyrimin e tepert te ndjenjave ne filma. Perkundrazi, Begeja i shfrytezon ndjenjat e personazheve te saj per te nxjerre ne pah dimensionin human e per t'i vene ata ne lidhje midis tyre dhe me boten.


Qe ne diten e pare te shfaqjes, "Ndryshoma jeten" u rendit i treti ne Paris per nga numri i shikuesve (7 000 brenda disa oresh). Ne keto kushte, kuptohet se nuk eshte e lehte ta shkepusesh Begejen nga kthetrat e gazetareve franceze. Por "kushtrimi i te pareve" ben qe Liria ta gjeje gjithmone kohen per nje bisede me gazetare shqiptare. Na fton pa hezitim t'i bashkohemi grupit qe e shoqeron ne diten e premieres dhe i vetmi kompromis qe na kerkohet eshte qe, te mos flasim shqip ne prani te te huajve. Me nje thjeshtesi te sinqerte, ajo shpjegon se eshte shume e ndjeshme ndaj temave sociale, te varferise, prostitucionit apo emigracionit.


Saga Begeja


Kush njeh fatin e familjes Begeja, nuk e ka te veshtire ta kuptoje boten e brendshme te regjisores. I ati i saj, Jusufi, ishte djali i madh i Ali Begejes, avokat, deputet dhe kryetar i bashkise se Tiranes ne periudhen midis dy luftrave. Pas shkolles se mesme, Aliu vazhdon studimet ushtarake dhe me 7 prill '39 merr pjese ne qendresen e deshperuar te nje grupi oficeresh antifashiste. Duke mos u pajtuar me pushtimin italian, Jusuf Begeja largohet nga Shqiperia, i bindur se mergimi do te zgjaste nje kohe te shkurter. Gjate luftes se dyte boterore ne Angli


angazhohet ne forcat e rezistences franceze ne mergim. Me clirimin e Frances vendoset ne Paris, ne pritje te rikthimit ne vendlindje. Por pritja do te vazhdonte mbi gjysme shekulli...


Nderkaq, ne Shqiperi komunistet i arrestojne te jatin. Thuhet se, menjehere pas arrestimit, djali i dyte i Aliut, Selmani, shkon t'i jape lajmin vellait tjeter, Skenderit. Ky i fundit i pergjigjet: "Nese ka bere gje, le ta paguaje, nese jo, do ta lirojne" dhe vazhdon i qete mbledhjen e partise ne Hotel Dajti. Si shume familje shqiptare, edhe familja Begeja u nda ne dysh. Ndersa i ati, Aliu, konsiderohej armik i popullit dhe djali i madh si i arratisur, dy vellezerit e tij me te vegjel, Enveri dhe Skenderi, u bene perkatesisht komandant i Akademise Ushtarake dhe nje kriminalist i njohur. Sesa te forta duhet te kene qene tensionet brenda familjes se ndare ne dysh, e tregon edhe nje anekdode qe ka qarkulluar deri vone ne qarqet shqiptare te Parisit: "Nese te gjitha familjet shqiptare grinden per prona, familja Begeja grindet per politike"...


Vitet kalonin dhe Jusuf Begeja po kuptonte se dita e kthimit nuk do ishte e afert. Ai martohet serish me nje franceze. Nga martesa lindin dy vajza, njeren prej te cilave Jusufi ngul kembe ta quaje Liria. Njeriu qe kishte braktisur vendlindjen ne moshen 27 vjecare, pa marre me vete asnje kujtim apo foto, nuk kishte as lidhjen me te vogel me njerzit e tij te mbetur ne Shqiperi. Vdekjen e te atit e mori vesh rastesisht vite me vone nga nje i arratisur shqiptar. Ali Begeja kishte vdekur ne burgun e Tiranes ne korrik te vitit '47. Sipas versionit zyrtar, ai vrau veten duke u hedhur nga ballkoni i hetuesise, por deshmitaret thone se trupi i tij ishte bere shoshe nga plumbat...


Pengu se nuk mori pjese ne varrimin e te atit e beri Jusufin te betohet se nje dite do te rikthehej ne vendlindje. Ky betim u permbush ne maj '91. Pikerisht atehere, kur mijra shqiptare dyndeshin ne anen tjeter te Adriatikut, Jusuf Begeja pas 50 vjetesh rikthehej ne vendlindje. Ne mes te mallengjimit, Jusufi i moshuar gjen forca t'i kerkoje te bijes te filmoje skenat prekese te ritakimit. "Rendez-vous ne Tirane" eshte dokumentari i Liri Begejes, transmetuar me kete rast ne kanalin franko- gjerman Arte. Vec fatit te familjes se ndare nga historia, shikuesve te kanalit tematik u ka mbetur ne mendje nje detaj krejt i vecante, vizita e Jusuf Begese ne varrezat e Tiranes. Prekja e varrit te te atit i ishte bere prej vitesh arsyeja kryesore qe e mbante ne jete, por plaku qe vinte nga Parisi nuk e dinte se "armiqve te popullit" si Ali Begese nuk u lihej as varri. Ne momentin e fundit, dy vellezerit e vegjel ia kursejne Jusufit dhimbjen. Ne pllaken e varrit te se emes ata gdhendin edhe emrin e te atit. I bindur se e kishte permbushur betimin, Jusuf Begeja e quante veten fatlum ne krahasim me mjaft bashkatdhetare te tjere te vdekur ne mergim larg vendlindjes.


Nje jete mes Frances e Shqiperise


Ndonese Shqiperine e njohu ne moshe te pjekur, Liri Begeja te le pershtypjen e dikujt, qe ka qene ne kontakt te perhershem me vendlindjen e te atit. Duket paradoksale, por Liri Begene me Shqiperine e lidhin fije te forta e te qendrueshme, qe u rezistojne te gjitha tensioneve. Keto lidhje mbizoterojne nga kreu ne fund edhe ne krijimtarine e saj. Emri i Liri Begese per here te pare u be i njohur per spektatorin francez ne vitin 1987, kur ajo realizoi filmin "Prilli i thyer", ne baze te motiveve te romanit te njohur te Kadarese. Atebote filmi u xhirua ne Korsike, ku pejsazhet malore mesdhetare aq shume i ngjanin truallit shqiptar. Filmi mori cmimin e madh te publikut ne festivalin e Lokarnos, si dhe ishte finalist i cmimit Cesar per vepren e pare. Me 1992 dokumentari i saj "Rendez-vous ne Tirane" mori vleresimin e posacem te jurise ne cmimin Italia, kurse filmi "Larg barbareve", qe trajton elemente biografike te familjes se saj, me Dominique Blanc dhe Timo Fllokon, u shfaq ne perzgjedhjen e posacme te festivalit te Venecias me 1994.


Liria eshte e lidhur jo vetem gjenetikisht me shqiptaret. Me dhjetra jane bashkatdhetaret, qe ajo ka ndihmuar ne Paris duke u krijuar kontakte ne fusha te ndryshme te artit. Jo te paket jane edhe ata te rinj e te reja qe ajo i ka strehuar ne apartamentin e saj apo i ka ndihmuar financiarisht. Gjate viteve '99, bashke me Angjelin Preljocajn, Mulen dhe Papavramin, ajo ishte e pranishme ne te gjitha aktivitetet kulturore dhe manifestimet ne mbeshtetje te Kosoves. E vetmja note false ne kete sinfoni atdhetare eshte zeri i njome i nje vajze te vogel qe te pergjigjet ne telefon, kur kerkon te formash numrin e shtepise se Lirise. Me sinqeritetin e moshes, ajo te pergjigjet se nuk njeh ndonje zonje Begeja.

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page