Humanizmi I Shqiptares Albana Krasniqi ne Org “Gift of Life International”ne ndihme te femijeve te semure. Ne Shkurt tevitit 2014 albana krasniqi ka marre çminin “Humanitarian Award” from Rotary District 7230 per ndihmen e dhene femijevete Kosoves.
Histori Suksesi/Humanizmi
Rrefimi I Albanes eshter mjaft rrenqethes , dhe prekes…une disa here e kame lene shkrimin dhe bashkebisedimin dhe syte me jane mbushur me lot.
Nga bashkebisedimi me Albanen dhe punen e saj jam ndjere mjaft e trishtuar , dhe e obliguar si grua , si nene se nuke duhet te lejojme askend te prishe jeten e femijeve, ato jane lulet e jetes , jane e ardhja jone qe gjenerojne progress.Te gjithe duhet te bejme shume me teper per femijet e semure kudo qe jane .Me ka dhembur shpirti shume.
Sa pasoja te tmerrshme pati ajo lufte…..
Gjakderdhja e madhe, eksodi I madh,situate e paper dhe pazakonte ndonjehere ne Europe, ndergjegjesuan bashkesine nderkombetare ta njohin vullnetin e popullit te Kosoves.. vullnetin per liri,e Panvaresi. Qofte e bekuar Amerika mikja jone e madhe ne te gjtha kohrat
Nuk ishte deshire e ketij populli qe Kosova te ngjyej ne qypin e gjakut.Asnje beteje ne Kosove nuk ishte pa nje pike gjaku,pa née dhimbje dhe shkaterrrim.
Alfabeti i lirise eshte ai i mocmi,me pushke, me dije, me guxim. Guxim shqiptar me plot guximtare dhe kryengrites te devotshem Asnje fjale e asaj kohe tregojne nuk ishte pa beteja, pa nje guxim ne vete.Liria ishte jo vetem nje deshire poor néje ender njé aspirate , dhe per te luftonin trimat, per kombin, flamurin , dhe femijet e tyre te ishin qytetare te lire te Europes .
Profili I Albanes
Albana Krasniqi e quan veten me fat qe erdhi ne NY para se te fillonte lufta ne Kosove. Ne Gusht te vitit 1995, ajo u vendos ne NY per te vazhduar studimet. Tani ajo punon si analiste financiare ne “Portfolio Risk Management” per kompanine e njohur te sigurimeve Ambac Assurance Corporation.
Albana ka njé experience te suksesshme pune ne NY ne fushen profesionale por me shume suksese ka ne lemin e humanizmit. Ajo eshte nje bamirese e madhe dhe ne menyre vullnetare permes nje organizate bamiresie “Gift of Life International” ka shpetuar jeterat e mbi 60 femijeve nga Kosova, duke siguruar fonde per sherimin nga semundjet e zemres te cilat perpos qe jane shume te kushtueshme, nuk mund te kryhen ne Kosove.
Organizata “Gift of Life International” ka ndihmuar mbi 18,000 femije nga 67 vende te ndryshme te botes ne kater dekadat e fundit dhe tash ndihmon mbi 1000 femije ne vit te cilet vuajn nga semundet e zemres.
Gift of Life International i ka ofruar mundesine Albanes qe te ndihmoj femijet e Kosoves te cilet ne te kunderten nuk do te kishin shprese per jete. Eshte nje eksperience jashtezakonisht e cmueshme dhe ka nje vlere te vecante per te. “Eshte nje kenaqesi dhe nuk mund ta pershkruash lehte ate ndjenje qe fiton kur ndihmon njé femije dhe behesh ne njefare menyre pergjigje e lutjeve te prinderve te tyre”, thote ajo… Flet Albana per vendlindjen.
Une jam me prejardhje nga Vranoci i Pejes, e rritur ne Prishtine. Jam nje nga 7 femijet e prinderve te mi te cilet na mesuan se si te bejme me shume per komunitetin dhe njerzit ne nevoje si dhe per vendin tone. Kam 13 nipa dhe mbesa te cilet jane lumturia ime. Cdo here kam pasur passion femijet dhe cdo here jam munduar per te dhene ndihme atyre qe ishin me me pak fat dhe kishin nevoje per ndihme.
Pyetje: liliana P
Albana, nga biseda mesova se keni ardhur ne NY para luftes ne Kosove, jeni diplomuar ne Degen Finance dhe krahas profesionit ju kryeni nje aktivitet shume te admirueshem bamiresie vullnetare ne nje organizate bamiresie “Gift of Life International”. Me cfare motivi dhe pasioni e ben Albana kete pune?”
Pergjigje: Albana K
Duke qene e rritur ne Kosove dhe duke pare nga afer vuajtjet e popullit tone, ishte shume e rendesishme per mua qe ne menyre vullnetare te ndihmoj sado pak familjet ne nevoje. Per fat te mire me eshte dhene mundesia qe sado pak te kontribuoj per vendin tim duke ndihmuar femijet qe vuajne nga veset e lindura te zemres. Shpresoj dhe uroj qe keta femije kur te rriten te behen te suksesshem dhe te punojne per te miren e vendit se ata jane ardhmeria e Kosoves.
Pyetje: Liliana P
Si eshte vleresuar puna juaj ketu ne NY, si pjese e Shteteve te Bashkuara, si tempull I demokracise dhe te drejtave humane si dhe ne vendin e lindjes Kosove ?
Pergjigje: Albana K
Fillimisht fakti qe rrethi, familja, miqte dhe te gjithe qe kan shprehe besimin tek une duke me mbeshtetur ne forma te ndryshme qofte me mjete financiare, me mikpritjen e femijeve dhe me cfaredo forme tjeter qe ishte e nevojshme, per mua personalisht ishte vlersimi me I madh qe kam perjetuar.
Ne anen tjeter puna e ime eshte vlersuar lart edhe nga organizata shqiptare por edhe ato amerikane. Ne Shkurt te vitit 2014 kam marre cmimin “Humanitarian Award” nga qarku I Rotarise 7230 per ndihmen e dhene femijve te Kosoves.
Ne shenje falenderimi per kontributin e dhene ne kete sfere, Ministri I Ministrise se Shendetsise se Kosoves me ka ndare nje cmim te vecante per mua.
Pyetje: Liliana P
A ka nostalgji, dhe dhimbje Albana per Kosoven dhe sa ndjehet se I ka permbushur detyrimet morale humane per bashkekombasit e vet? Si ka qene bashkpunimi juaj me autoritet e Kosoves,dhe si ka qene mbeshtetja e bashkeatdhetareve ketu ne NY ?
Pergjigje: albana K
Natyrisht se ndiej malle per vendin ku u linda dhe u rrita. Nuk ka rendesi se sa larg mund te jetoj njeriu nga vendlindja, me mendje dhe zemer jemi cdo here atje. Perderisa po ndertoja karieren time dhe po ndertoja jeten ne NY, kam mbajtur lidhje te ngushta me Kosoven permes familjes time ne Kosove dhe shoqerise time ketu mbrenda komunitetit shqiptar ne NY.
Bashkepunimi im me autoritet e Kosoves eshte shume I mire. Cdo here qe e vizitojme Kosoven bashke me ekipin e mjekeve dhe perfaqesuesit e organizates kemi zhvilluar takime drejt per drejte me institucionet shteterore te Kosoves duke perfshire edhe Presidenten, Ministrin e Shendetsise, drejtorin e Qendres Klinike Universitare te Kosoves, Rotarite e Kosoves por edhe mjeket e ketij drejtimi qe te gjithe se bashku ta lehtesojme dhe ta mundesojme qe sa me shume femije te ndihmohen.
Ndersa ketu ne NY, kemi hasur ne perkrahje nga perfaqesuesit e Konzullates se Republikes se Kosoves ne NY. Kam zhvilluar takime te rregullta me perfaqesuesit e konsullates gjate gjithe kohes per te rritur bashkepunimin si dhe per te rritur vetedijen e komunitetit per programin tone. Po ashtu kemi pasur perkrahje edhe nga Ambasada e Kosoves ne Washington.
Pyetje: Liliana P
Dua te mesoj une dhe nepermjet meje lexuesi,ka qene née rastesi apo née qellim ne vetevete,si ja filluat punes me kete organizate dhe ne cfare kapacieti jeni e angazhuar ?
Pergjigje: ALbana K
Une mesova per organizaten ne menyre krejt te rastesishme kur po kthehesha nga Prishtina per ne NY dhe ne te njejtin fluturim ishte edhe nja vajze ne at kohe 7 vjece e cila vinte per sherim ne New Jersey.
Ne vitin 2009 Gift of Life International kishte vene edhe lidhjet e para me Kosoven kur krijohet dega e saj Gift of Life Kosova e mbeshtetur nga Rotary Club Prishtina. Nga kjo kohe e deri ne fillim te vitit 2012 vetem 9 femije nga Kosova ishin ndihmuar nga Gift of Life International.
Duke qene e pakenaqur me numrin e vogel te femije te ndihmuar nga GOLI, ne Shkurt te vitit 2012 u takova me disa nga anetaret e bordit dhe me drejtorin ekzekutiv te organizates. Gjate bisedes qe kisha me ta I pyeta se pse kaq pak femij ndihmohen nga Kosova duke ditur se spitalet tona nuk I berballojne operimet e hapura ne zemer si dhe mungesen e eksperteve ne kete lami.
Pergjigja e tyre ishte e thjeshte “dokumentet mjeksore apo incizimet e zemres qe vijn nga atje kan kualitetin shume te dobet si dhe kerkohet angazhim me I madh I ju vet shqiptareve”.
Kjo pergjigje e lendoj shume ndergjegjien time si shqiptare prandaj ne ate moment u zotova se mos angazhimi yne si komunitet kurr me nuk do te jete shkak I vuajtjes se femijeve te Kosoves. Menjehere kontaktova komunitetin shqiptare ketu perkatesisht familjaret dhe miqte e mi dhe shpreha shqetesimin tim per kete qeshtje e si pergjigje mora perkrahjen e tyre verbale se do te jene pas meje ne realizimin e kesaj qeshtje.
Ne anen tjeter per tu njoftuar me gjendjen e femijeve ne Kosove kishim nevoje per informacione te sakta prandaj kontaktova udheheqesin e Gift of Life Kosova, profesor Dr. Mazllum Belegun.
Te gjitha keto, sigurimi I fondeve dhe informacioneve lidhur me gjendjen e femijve ishin perpjekjet e para per ta realizuar misionin e pare te skriningut ne Prishtine, mision ky I cili do te mundesonte diagnostifikimin adekuat te femijeve me vese te lindura te zemres. Per here te pare ne Maj te vitit 2012 udhetova me nje ekip mjekesh nga NY per ne Prishtine dhe per nje jave sa qendruam atje, kontrolluam mbi 60 femije. Nga 60 femijet e kontrolluar, 31 prej tyre u derguan per sherim ne spitale te ndryshme te Amerikes pastaj edhe ne Izrael, Kore Jugore e Itali.
Realizimi I suksesshem I misionit te pare dhe nevojes se vazhdueshme te femijve ne Kosove per sherim jashte vendit, me beri qe te angazhohem edhe me shume per te ngritur fonde qe te vazhdojme me misione te tjera. Pas nje angazhimi serioz arritem qe ne Maj te vitit 2014 te shkojme perseri ne Prishtine me ekipin e njejte te mjekeve per misionin e dyte te skriningut. Perseri qendruam nje jave dhe kontrolluam mbi 184 femije duke perfshire ketu edhe 40 femijet qe veq kishin mbaruar me suksese operimet ne zemer. Qe nga ajo kohe mbi 60 femije kan fituar shansen dyte per jete duke kryer operimet ne zemer.
Tani jemi ne pregaditje te misionit te trete I cili do te mbahet kah fundi I ketij viti.
Tashme jam anetare e bordit te organizates Gift of Life International si dhe anetare e komisionit per rritje te fondeve. Une kryesisht merrem me rritjen e fondeve per femijet e Kosoves por edhe te femijeve ane e mban botes.
Pyetje: Liliana P
Angazhimi per te ndihmuar dhe sheruar femijet eshte nje mission tejet human e njerezor, duke filluar nga marrja e femijes nga Kosova, qendrimi ne NY dhe deri te operimi e me pas sherimi I plote . Sa zgjat ky process deri ne sherimin e plote?
Pergjigje: albana K
Angazhimi i ekipit tone eshte shume i madh. Gjate qendrimit tone ne Kosove, perveq qe I diagnostifikojme femijet, I njoftojm familjaret me llojin e semundjes se femijet te tyre, pastaj iu tregojme se cfare duhet te dijne lidhur me udhetimin dhe qendrimin ne NY, dokumentet te cilat duhet ti sigurojne etj. Pasi te kthehemi nga Prishtina dergojme dokumentet mjeksore ne spitale te ndryshme per pranim, aranzhohet udhetimi per femijen dhe njerin nga prinderit, gjendet familja nikoqire ku do te qedrojne femije dhe prindi; duhet te sigurohen te gjitha akomodimet falas per ta dhe te sigurohen edhe gjerat me elementare per ta. E pasi te arrin femijet ketu, ata qendrojn prej 8 deri ne 12 jave deri ne sherim te plote varesisht se cfare lloj operimi I eshte nenshtruar femije si dhe gjendjes te tyre fizike e shendetsore.
Pyetje: Liliana P
Ky sherbim kaq human ne ndihme te femijeve te semure ,qe uroj gjithmone sherimin e tyre, me prek dhe me impresionon, desha te di keta femije jane nga Kosova apo edhe vende te tjera?
Pergjigje: albana K
Organizata jone ndihmone femije nga 67 vende te ndryshme te botes. Natyrisht une kryesisht ndihmoj femijet nga Kosova por kemi pasur edhe raste kur femijet kan ardhur nga Shqiperia. Ne cdo here shikojme dhe kerkojme te rrisim rrjetin e vendeve te cilat kane nevoje per ndihmen tone.
Te gjithe prinderit dhe familjaret e femijve qe vuajn nga semundjet e zemres pavaresisht se nga cili vend jane duke pas parasysh se organizata jone ndihmon femijet nga mbare bota, kane te njejten lutje se si te gjejne zgjidhje per sherimin e tyre e ne nje njefar menyre jemi bere pergjigje e lutjeve te tyre.
Pastaj duke ditur pak a shume kulturen e popullit tone, kur kane nje femije te semure e tere vemendja e familjes dhe mjetet financiare drejtohen tek ai femije dhe e trajtojne ne menyre te vecant, keshtu qe organizata jone jo vetem se shpetojme jeten e femijeve por edhe ua nderrojme jeten te gjithe pjesetareve te familjes.
Pyetje: liliana P
Ju falenderoj shume e dashur Albana per kete bashkebisedim kaq interesant dhe mbreselenes qe me preku dhe me solli disa momente prane femijeve te semure qe ju uroj sherim te shpejt ane e kend femijeve qe nuk gezojne shendet te mire ne bote sepse ata jane lumturia dhe vet jeta jone, dhe ju mision te suksesshem. Urime nga zemra
Pergjigje: albana K
Duke ju falenderuar shume per mundesine qe me dhate per te folur per misionin tim, ju pergezoj dhe juve Liliana per misionin tuaj fisnik “Gruaja Shqiptare ne Bote” per njohjen dhe berjen prezent te punes humane dhe profesionalizmit te larte te grave shqiptare ne te gjithe boten. Ju faleminderit
Liliana PERE
Ju falenderoj shume e dashur Albana per kete bashkebisedim kaq interesant dhe mbreselenes qe me preku dhe me solli disa momente prane femijeve te semure, per kete pune dhe ndjenje humane qe ju zoteroni, ju uroj sherim te shpejt femijeve ane e kend botes femijeve qe nuk gezojne shendet te mire , sepse ata jane lumturia dhe vet jeta jone, Albana ju uroj mision te suksesshem. Suksese nga zemra
Liliana Pere