top of page
Writer's pictureAlb ww

Kozeta Zavalani - autore, poete, gazetare e shkrimtare.Mban titullin Ambasadore për Paqen.




Kozeta Zavalani - autore, poete, gazetare e shkrimtare. Zgjedhur një nga 26 gratë e shquara në botë. Mban titullin Ambasadore për Paqen.


Kozeta Zavalani lindi në qytetin e Korçës në 8 mars 1958. U diplomua në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës me 1982 dhe në vitin 1985 është specializuar për gazetari. Qysh nga viti 1992 puna e saj është përqendruar në gazetari. Është e martuar me mjekun Gjergj Zavalani dhe kanë dy fëmijë, Mend Zavalani dhe Mikel Zavalani. Kozeta punoi në Televizionin Shqiptar dhe botoi revistën “Stina për ndryshim”, ndërkohë që ka punuar intensivisht me organizatat ndërkombëtare të grave duke bërë të njohur shoqërinë femërore shqiptare edhe në vende të zhvilluara. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, kushtuar gruas në vende të tilla si në Holandë, Itali, Amerikë, Poloni, Marok, Norvegji, etj. Ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare dhe ka kontribuar si lektore në konferencat : “Mbi menaxhimin e kohës” nga Vrije University, në Amsterdam të Holandës, “Burimet njerëzore dhe lidershipi” nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, ku është laureuar me titullin: “Doktor”. Tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë që ka themeluar për të ndikuar në forcimin e familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”. Si anëtare e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtarë Profesionistë dhe Rrjetit Botëror të Grave, bashkëpunon me shoqatën “FIDAPA” në Itali, “Women and Peace”, UNESCO në Greqi, “Dirigenteas” në Paris, WIN - Zvicër, “Women Abroad” Angli, GlobeWomen, CIPE, TIAW dhe BRAZZERS në Uashington D.C. etj. Nga Konferencat Ndërkombëtare ka marrë frymëzim për librat “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “Gjysmëbota”, intervista me gra të suksesshme nga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor 2000-2007.


Ajo bëri debutimin e pare në letërsi në moshën 10-vjeçare, kur poema e saj fitoi çmimin e parë dhe u botua në revistën kombëtare të fëmijëve "Pioneri". Në vitin 1976 ajo ishte bashkautore në librim me tregime epike "Heronj të heshtur" dhe në vitin 1978 në librin "Yje të pashuar". Libri i saj i parë i poezive "Këngët e para" nuk u botua në vitin 1979, sepse konsiderohej "tepër lirik" dhe nuk "ndiqte parimet e ideologjisë komuniste". Përfundimisht, i njëjti titull u përdor për një antologji poetike të pesë autorëve, ku Kozeta dhe disa prej poezive të saj qenë në mesin e tyre.


Ndërmjet viteve 1975-1976, ndërsa ishte akoma në shkollë të mesme, Kozeta ka punuar në "Radio Korçë" si spikere me kohë të pjesshme. Më pas ajo punoi si moderatore televizive për programin e fëmijëve në të vetmin Transmetues Kombëtar, Radiotelevizionin Shqiptar (1977-1981). Pas diplomimit, në vitin 1982 u emërua Përgjegjëse e Departamentit të Tregtisë në Maliq, Korçë, ku punoi deri në vitin 1992. Në të njëjtën kohë ajo punonte si gazetare e lajmeve në Radio Korça, prej nga u pezullua për arsye politike në vitin 1986, pasi u martua me mjekun Gjergj Zavalani, që konsiderohej me "biografi të papastër familjare". Pas ndryshimeve të sistemit politik në Shqipëri, Kozeta dhe familja e saj u zhvendosën në kryeqytet, Tiranë dhe më 1993 ajo filloi të punonte si gazetare e spikere e lajmeve për Radio Televizionin Shqiptar (1994-2001).


Ndërmjet viteve 1997-2002, ajo botoi gazetën periodike 'The Manager', të Shoqatës së Grave Profesioniste Afariste në Tiranë, Shqipëri. Në vitin 1999 mbrojti masterin për temën “Resurse humane e lidership” në Instituti ISIDA, Palermo, Itali dhe Vrije University në Amsterdam, Holandë. Në dhjetor 2002, ajo themeloi shoqatën "Familja dhe Media - Fuqia për Ndryshim" dhe që atëherë, ajo vazhdon të publikojë dhe të punojë si kryeredaktore e revistës së saj social-kulturore "Stina për Ndryshim".


Kozeta mori pjesë në mbrëmjet e 50-ta të Poezisë Ndërkombëtare të Strugës, në Republikën e Maqedonisë. Poezitë e saj janë botuar në librat e antologjisë së Poezisë Botërore nga Pesë Kontinentet (Strugë), në Kongresin Poezisë Botërore 2011 (Larisa) Greqi, në Festivalin e 2-të Ndërkombëtar të Letërsisë në Ordu të Turqisë, 2011 dhe të 7-të në Akyaka-Mugla-Turkey, 2013, në Festivalin Ndërkombëtar të poezisë në Bukuresht të Rumanisë në gusht 2019.


Në vitin 2006 ajo u nderua me titullin "Ambasador për Paqe" nga Federata për Familje e Paqen Botërore. Ajo u zgjodh si president e degës së Federatës për Tiranën, Shqipëri në 2011 dhe u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2013 – 2015.


Në vitin 2007 ajo u zgjodh si një nga "Gratë e Shquara të Botës" nga "ConnectUs Communications" në Kanada, me titullin "Redaktor dhe nënë, model për gratë".


Në vitin 2009 ajo u nderua me çmimin e dytë në Takimin e Poeteshave Shqiptarë në Vushtrri, Kosovë dhe fituese i Çmimit të Parë në Poezi nga revista "Nositi" në Tiranë.


Fitues i "Çmimit Special" në kategorinë e Poezisë Ballkanike në "Netët e Poezisë së Korçës" më 2 korrik 2010. Në qershor 2011, në Kongresin Botëror të 22-të të Poetëve në Larisa të Greqisë, Kozeta Zavalani iu dha çmimi Olympus Poetry "Demeter". Gjatë Festivalit të 1 Mesdhetar të Poezisë të mbajtur në Larisa, në vitin 2011 ajo u nderua me Certifikatën e Nderit.


Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve PEGASI Albania i jep titullin e lartë "Krijuese e Shquar" në mars 2014


Federata e Paqes Universale e nderon me "Çertifikatë Mirënjohje:, për kontribut të çmuar si kryetare e Këshillit të Paqes Tiranë nga viti 2011-2015


Fituese e Çmimit të Parë "Poezia më e mirë e Sofrës Poetike", qershor 2016 nga Komuna Dragash, Prizren, Kosovë


Fituese e Çmimit të Parë në poezi nga Lidhja e Shkrimtarëve të Pejës, Kosovë më 2018


Nderohet me "Diplomë Nderi" nga Festivali Ndërkombëtar në Curtea de Argesh Poetry Nights në Rumani shtator 2018


Fituese e Çmimit të Parë me poezinë "Mbretëresha Teutë", nga Shoqata e Shkrimtarëve OENEUM, Tetovë, Maqedoni në nëntor 2019


Nderohet me "Çertifikatë Mirënjohje" si organizatore e eventit poetik mbarëbotëror "100 mijë Poetet për Ndryshim", "100 Thousand Poets for Change" në 10 vjetor, shtator 2020 nga iniciuesit Michael Rothenberg e Terri Carrion nga California USA


Librat nga Kozeta Zavalani:


- Gra që më kanë frymëzuar, vëllimi 1, "Gra që më kanë frymëzuar" - intervista - shtëpia botuese - Dita, Tiranë, viti 2000


ISBN 99927-678-0-4


- Gra që më kanë frymëzuar, vëllimi 2, "Gra që më kanë frymëzuar" - intervista - shtëpia botuese - Dita, Tiranë, viti 2001


ISBN 99927-678-4-7


- “Women who have inspired me”, përshtypje dhe intervista në anglisht - Shtëpia botuese Afërdita, Tiranë, viti 2001


ISBN- 99927-37-65-4


- “Halfworld”, biografi, përshtypje dhe intervista në gjuhën angleze - shtëpia botuese Logoreci, Tiranë, viti 2005


ISBN 99943-740-9-5


- “Gjysmëbota” - biografi, përshtypje dhe intervista në shqip - Shtëpia botuese Medaur, Tiranë, Viti 2007


ISBN-978-99943-59-29-5


- “Porta e Shpirtit” - libër poetik në shqip dhe anglisht, Shtëpia Botuese Vllamasi, Tiranë, Shqipëri, viti 2012


ISBN 978-9928-140-33-3-


- “Migratory” - "Shtegtare" - libër poetik në në 8 gjuhë të ndryshme, Shtëpia botuese Ada, Tiranë, Shqipëri, viti 2010


ISBN-978-99943-58-92-2


- “Women” (libri i poezisë në anglisht), Platforma e pavarur e botimit, Bolonja, Italia, 2014


ISBN-978-1496102928


- “Frymëmarrje femërore” - ese në shqip - Shtëpia botuese Vllamasi, Tiranë, viti 2014


ISBN 978-9928-179-03-6


- “Ankthi” - roman në shqip - Shtëpia botuese Toena, Tiranë, viti 2014


ISBN-978-99943-945-9


- “Rizgjimi”, - libër poetik në shqip, Platforma e pavarur e botimit, Bologna, Itali, 2015


ISBN-978-1515138235


- “90+” roman – Shtëpia Botuese GLA, Tiranë, mars 2018, ISBN: 978-9928-4435-9-5


- "Jetoj - I live" - poezi në shqip e anglisht nga Botime Univers, mars 2020

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page