Rama dërgoi 30 mjekë në ndihmë të Italisë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Giuseppe Conte
29/03/2020 13:35
Aktualitet
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar kryeministrin Rama për solidaritetin që Shqipëria tregoi dje duke dërguar 30 mjekë në shtetin fqinj për të ndihmuar në luftë me koroanvirusin. Nga Corriere Della Sera tek La Republika, gjithë mediat fqinje i bëjnë jehonë ekipit të mjekëve shqiptarë që shkuan në Itali, ja çfarë shkruajnë Fjala e Ramës: Nuk na ka humbur memoria; nuk mund të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët, nuk kanë braktisur kurrë një mik në vështirësi. Sot jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet ta fitojë këtë luftë edhe për ne, për Evropën dhe të gjithë botën. Ju pjesëtarë guximtarë të këtij misioni për jetën, po niseni për një luftë që është edhe e jona. 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë nisen sot për në Itali, nuk janë shumë dhe nuk do ta zgjidhin betejën mes armikut të padukshëm dhe bluzave të bardha që po luftojnë nga ana tjetër e detit. Por Italia është shtëpia jonë që kur vëllezërit dhe motrat tona na kanë ndihmuar në të shkuarën, duke hapur dyert për ne dhe duke na ndihmuar kur këtu kishte vuajtje. Ne po luftojmë të njëjtin armik. Burimet njerëzore dhe logjistike nuk janë pa kufi, por ne mund t’ia dalim mbanë ndërkohë që në Itali ka një nevojë të madhe për ndihmë.