top of page
Writer's pictureAlb ww

Lela Kokona Mesuese nderuar, Shkrimtarja psikonanaliste origjinale e mjedisit tipik- trad. shqiptar






Lela Kokona* Mesuese nderuar, Shkrimtarja psikonanaliste origjinale e mjedisit tipik- tradicional shqiptar, me mjaft art, dhe me një fabul tejet interesante


Profili.

Kush eshte gruaja serioze, mesuesja , shkrimtarja qe su loth kurrë, aktivistja e shkëlqyer ne shoqaten Franceze, nëna e mrekullueshme, gruaja fisnike me zemër të madhe.


Ne respekt të saj dhe për kuriozitetin e lexuesit unë e kam përshkruar figurën e Lela Dardha Kokona, reale ashtu si unë e njof nga afer. Nje model inspirimi për cdo moshë, me nje vullnet te hekurt, dhe një pasion e dashuri të madhe për mesuesinë dhe krijimtarine. Nje romanciere me stil të vecantë. Herë prekes dhe herë inkurajues, duke mos abstraguar asnjëhere nga realiteti.

Me nota filozofike, duke e zbërthyer profesionin dhe letërsine në bërthamen e saj produktive.



Lela Kokona (Dardha) ka lindur më 21 dhjetor 1950, në Tiranë. Ka kryer shkollën e Gjuhëve të Huaja, dega rusisht në Tiranë. Ajo lindi e u rrit në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale. Babai i saj, Gjolek Kokona, ishte pjesëmarrës në luftën për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Pas çlirimit, ai ka qenë oficer me gradë madhore dhe një nga rrugët e Tiranës, sot mban emrin e tij.

Lela largohet nga Tirana dhe vendoset në Shijak, ku ajo martohet me një djalë nga ky qytet. I shoqi ishte mësues i gjuhës dhe letërsise shqipe, por kishte studiuar edhe histori e gjeografi. Serioz e i përkushtuar, ai ka qenë drejtor shkolle për 25 vjet, në një shkollë të asaj zone.


Edhe Lela fillon punë si mësuese, fillimisht e rusishtes, por më pas, duke iu bërë kjo e pamundur, ndërron profil dhe kalon si mësuese e pergjithshme.

Punonte me pasion dhe dëshirë dhe klasat e saj, gjithmonë dilnin me rezultate të larta.

Kjo i jepte edhe më shumë motiv dhe stimul për të punuar.

Brenda një kohe të shkurtër, Lela përshtatet me këtë ambient të ri, madje duke u bërë shumë e dashur dhe e afërt për fëmijët dhe kolegët.


Këta të fundit, nga ana e tyre, duke e ditur se Lela vinte nga një ambient tjetër, e përkrahnin dhe i jepnin kurajo. Dhe puna e shpërblen gjithnjë njeriun; ajo caktohet përgjegjëse e punës metodike për metodat e mësimdhënies, në të gjithë zonën që mbulonte ai vend, deri sa doli në pension.

Për Lelën, kjo ishte veç të tjerash edhe një mundësi e mirë për të njohur më në thellësi jetën e atyre njerëzve, përpjekjet, sakrificat për mbijetesë, por edhe zakonet dhe mënyrën e jetesës, çka, më vonë, do t’i vlente shumë në aktivitetin e saj letrar.


Gjithsesi, jeta dhe veprimtaria në një qytet të vogël, me normat dhe klishetë e ngurta të tij, nuk ishte e lehtë për t’u jetuar. Sidomos në ato kohëra, që tashmë dihet, kur njeriu ishte i shtrënguar të ndiqte rrugën e përcaktuar, normat e imponuara dhe veç kësaj, edhe një farë mendimi të ngushtë e meskin, që vinte nga poshtë e që ishte gjithmonë aty në trajtë trysnie.


Dhe ndoshta, ishte pikërisht edhe për shkak të kësaj, që Lela, ashtu siç ndodh shpesh me shpirtrat e lirë dhe mendjet e hapura, dimensionin tjetër të lirisë, atë të shpirtit, e kërkoi dhe e gjeti mjaftueshëm ndër faqet e librave. Ndjeu dhe jetoi historitë, dramat, bëmat dhe gëzimet që haste në shpirtin e çdo libri, se çdo libër ka një shpirt dhe është një jetë. Kjo është arsyeja që ai është mik i pagabueshëm, i pazhgënjyeshëm, i çiltër e besnik. Ai të kupton pa i folur e të ndjen pa iu qarë.


Kjo lidhje u bë edhe më e fortë me kthimin në Tiranë dhe daljen në pension të parakohshëm. Ndryshimet në ato kohë fillim tranzicioni ishin marramendëse. Ishin ndryshime që rroknin gjithçka: vendin, shtetin, punën, vendbanimin, sigurinë, formën e të menduarit, pra thelbin e jetës. Kaosi, edhe ai mendor, ishte i madh.

Por, edhe mundësitë për burime mësimi dhe informimi ishin akoma më të mëdha. Ishte e natyrshme; gjithë ky vrull prej stuhije s’kishte si të mos prekte e të formëzonte edhe jetën e Lelës. Ishin kohë transformimi, gati-gati transhendence, veçanërisht për ata shpirtra, që bota ekzistuese i dukej e vogël, e ngushtë dhe e pamjaftueshme.

Në vorbllën e trazuar të kohës, ajo angazhohet si mësuese në një shoqatë të huaj, që merrej me strehimin dhe integrimin e fëmijëve të rrugës. Aty vë tërë forcat dhe shpirtin e saj për të mësuar, por edhe për të ndihmuar me sa mundej, por me gjithë fuqinë e dhpirtit të saj energjik, ata fëmijë të harruar të fatit.


Në fakt, edhe pa një formim të mirëfilltë të profilizuar, krejt vetvetishëm, ajo bëri më së miri punonjësen sociale. Orët e mësimit ishin për fëmijët momenti më i gëzuar i ditës, momenti ku ata ndjenin përfilljen dhe dashamirësinë, kujdesin dhe dashurinë.

Disa prej tyre, i shkonin edhe në shtëpi kur kishin diçka për të ndarë, gëzime apo brenga, që ata nuk mund t’i mbanin deri të nesërmen. Shkonin me lot në sy, apo me buzëqeshje në fytyrë.

Por ata nuk kishin si ta kuptonin, se edhe ata po bënin diçka madhështore, diçka te fuqishme e të mrekullueshme: po ndryshonin një qenie, po fisnikëronin një shpirt, po shenjtëronin një jetë. Ishte kjo mirënjohja më e mirë dhe dhurata më e çmuar, që jeta i kishte bërë dhe që e shoqëronte si një aureolë.


Gjithë ajo çfarë ishte gatuar si një zjarr në shpirtin dhe qënien e saj, dalë-ngadalë, po kthehej në një llavë, që orvatej të shfrynte e të shpërthente me tërë forcën dhe energjinë, që kish qëndruar e fjetur ndër ngjarje e vite.


Dhe vullkani erdhi.

Libri i saj i parë, ‘’Kujtime të Trishta’’


ishte një shpërthim ndjenjash të hedhura në letër, që brenda kishte tharmin e dhimbjes dhe të mallit për motrën e dashur, të larguar para kohe nga kjo jetë. Në fakt, ky libër është një biografi e sjellë artistikisht në formën e një romani, me ngjarje të jetuara, por edhe me fantazi dhe situata të imagjinuara. Personazhet janë realë, por edhe të latuar e ngjyruar, për të sjellë më mirë qëndrimin e saj si autore. Kështu, kjo ngjarje, nuk na vjen thjesht si elegji e përlotur e sentimentale të një shpirti të thyer, por edhe si flakë shprese, që regëtin edhe në rrugëtimet më të errëta të shpirtit.


Në faqet e tij, ndeshim humorin, gëzimin, luftën, përpjekjen; ndeshim situata të këndëshme e shpresëdhënëse, të servirura me vërtetësi dhe thjeshtësi të sinqertë. Pikërisht, ndoshta më së shumti, për këto cilësi që thamë më lart, por edhe në mënyrë të pashmangshme, për stilin dhe artin e hollë që derdhi pena e saj, bëri që libri të pëlqehej e të vlerësohej nga të gjithë lexuesit e tij. Veçanërisht, u pëlqye ky libër nga ata dhe ato që kishin pasur histori të ngjashme familjare dhe që në faqet e tij, lexonin brengën dhe shpirtin e tyre, por merrnin edhe forcën e ngrohtësisë së shpresës dhe gëzimit të jetës.


Libri i dytë ‘’Fate të Trashëguara’’


U shkrua pak kohë pas të parit. Nëpërmjet tij, autorja përpiqet të pikturojë tablonë sipas saj, të realitetit tjetër shqiptar. Atij realiteti, që shpesh fshihet, ose herë-herë, mbulohet me ngjyra të ndezura.


Nëse në librin e parë kemi dhimbjen dhe shpresën që ka të bëjë me vdekjen dhe dashurinë për jetën, në të dytin, kemi jetën si realitet i jetuar dhe vullnetin e luftën për ta ndryshuar.


Romani është pa frikë një psikanalizë e thellë e shoqërisë shqiptare, në kuptimin që ai prek dhe zbulon plagë të fshehura, të kaplura e të ngërthyera fort në thellësi të oqeanit shpirtëror shqiptar.


Dhe Lela i hap një nga një shtresat e shtypjeve dhe frenimeve psikologjike, që japin dhimbje dhe ankth të tmerrshëm, por që më pas çlirojnë energji të bllokuar, japin lehtësim të qënies dhe shije jetës.


Heronj të romanit, nga të cilët buron forca e brendshme, trimëria dhe sprova për të guxuar, në të vërtetë, janë ata që duken më të dobtit, më të brishtët, më zemërbutët, më shpirtdëlirët. Ata, që nuk kanë frikë, as turp të shfaqen siç janë, me botën e tyre të vërtetë dhe me mirësinë si brerore .


Ky roman është një himn për gruan; për gruan si nënë, si bijë, si bashkëshorte e si mike. Vetëm shpirti i një gruaje të vuajtur, me zgjuarsinë e lindur dhe dijen e kultivuar, mund të qëmtojë plagët e padukshme në trup e në shpirt.


Vetëm intuita e saj, frikshmërisht e pagabueshme, është në gjendje të lexojë me lehtësi librin e mbyllur me kujdes të mashkullit më të fortë e nopran dhe t’i interpretojë atij me sy mbyllur, kuptimin e faqeve të tij.


Vetëm ajo, gruaja, mund ta bëjë këtë. Ajo, më shumë se kushdo tjetër, ka nuhatjen dhe aftësinë të kapë edhe valëzën e puhisë së erës të krijuar nga rrahjet e krahëve të një zogu, por edhe kurajon për të luftuar si luaneshë, dhe të përballet me vështirësi, në dukje të pakapërcyeshme, për një jetë të denjë e të vërtetë për të dhe familjen e saj.


Dhe çka është më e rëndësishmja, e gjitha kjo vjen me një tregim që të rrëmben e nuk të lë t’i ndahesh asnjë sekondë, për të lexuar se çfarë vjen më pas. Faqe pas faqeje, kapitull pas kapitulli, kurioziteti ndizet dhe stili bëhet gjithnjë e më rendës, çfarë e bën këtë libër tepër interesant dhe tërheqës për lexuesin.


Me pak fjalë, këtë libër do ta përkufizoja si një psikanalizë origjinale të mjedisit tipik- tradicional shqiptar, e sjellë me mjaft art dhe me një fabul tejet interesante. Ndoshta, është nga ata libra, që të ngelen në kujtesë për një kohë të gjatë. Të paktën, këtë thonë disa nga lexuesit e tij.


Lela kokona Dardha vazhdon të shkruajë dhe së afërmi do t’i prezantohet lexuesit me një roman të ri, që me gjasë, do zërë vend shpejt në bibliotekën e dashamirësve dhe lexuesve të saj.


Personalisht, ajo çka më mahnit në rastin e Lelës, është se ajo gjithmonë përpiqet të mbetet e re dhe aktive, me gjithë vitet që ikin dhe ngjarjet që rrjedhin.


Ajo mund të përbënte nje shembull, apo model, për shumë gra e vajza të këtij vendi, të cilat të pafuqishme dhe pa kurajon për t’u përballur, shtyjnë ekzistencën e tyre nën qiellin përherë gri të mjedisit tradicional shqiptar.


Ndërsa Lela guxon. Për sa kohë, udhërrëfyese të saj janë mirësia, drejtësia dhe ndershmëria, ajo jeton lumturisht jetën e saj dhe thith ajrin e kulluar të lirisë.

Lela Kokona Dardha ka krijuar dhe respekton fort stilin e saj të jetës. Dhe sipas Paskalit, ‘’Stili është njeriu’’.


Lela eshte nderuar nga Albania Woman in the World me cmim nderi

Honorary Award- Elita e gruas shqiptare .

Per aktivitetin e saj te spikatur si mesuese Botuese dhe aktiviste humane e gruas ne shqipëri.


Në përfundim desha ti uroj: Te ketë shëndet, jetë te gjatë dhe të na dhurojë krijimtari të bukur


Faleminderit Lela Dardha Kokona, mësuesja që su lodh kurrë, dhe libri mbeti dashuria e saj e madhe.



Nga

Liliana Pere


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page