top of page
Writer's pictureAlb ww

Librat e shkrimtares së suksesshme shqiptare Ismete Selmanaj Leba, ne korrikulen Italiane




Librin e shkrimtares së suksesshme shqiptare Ismete Selmanaj Leba, Verginità Rapite" ( Virgjëri të vjedhura) e japin provim studentët e Universitetit të Palermos.



Intervistë nga Liliana Pere me Ismete Selmanaj

Në prill të këtij viti u publikua në Itali libri "Verginità Rapite" ( Virgjëri të vjedhura) nga Ismete Selmanaj Leba me parathënie të përgatitur nga profesor Matteo Mandalà i Universitetit të Palermos. Ky libër u është dhënë për t'u studiuar rreth 200 studentëve të Universitetit të Palermos, mbi gjendjen e gruas shqiptare dje dhe sot. Pikërisht këto ditë studentët po japin provim mbi këtë libër.

Ismetja tani është një shkrimtare e njohur, për të cilën kanë folur shumë media lokale italiane si dhe gazeta prestigjioze "Corriere Della Sera", që e quan një shkrimtare brilante.

Romani i saj i parë ka qenë "Gjembi dhe trëndafilat", i publikuar nga shtëpia botuese Dudaj. Ky roman mori pjesë në Panarin e Librit "Tirana 2013". Më pas, publikohet një libër tjetër në shqip me titull, "Kokat e dy lejlekëve të purpurt" nga e njëjta shtëpi botuese. Të dy librat janë pritur shumë mirë nga publiku në Shqipëri. Te parin e përktheu vetë në italisht dhe pati një interes të madh nga një numër i madh i shtëpive botuese ne Itali për ta publikuar. Libri doli me titullin "Verginità Rapite" nga shtëpia botuese, Bonfirraro Editore, që shpërndan në të gjitha libraritë Mondadori në Itali. Përveç kësaj libri "Kokat e dy lejlekëve të purpurt", që autorja po e përfundon në italisht dhe shumë shpejt del në tregun italian, është në program për t’u studiuar nga studentët që do të diplomohen në vitin akademik 2015-2016 në Universitetin e Palermos.

Janë bërë disa promovime në Itali, në Capo d'Orlando, Palermo, Milano. Në promovimin në Capo d'Orlando, mori pjesë edhe kryetarja e bashkisë së qytetit ku banon, Bernadette Grasso.

Ne 19 maj 2015, ishte e ftuar edhe për një seminar me studentet e Universitetit të Palermos.

Diçka nga jeta e shkrimtares Ismete Selmanaj

Kam lindur në qytetin bregdetar të Durrësit në vitin 1966. Mbarova studimet në gjimnazin “Naim Frashëri” dhe më pas Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, ku dhe u diplomova në vitin 1991. Prej vitit 1992 jam transferuar me familjen në Itali ku banoj ne provincën e Messina-s. Letërsia ka qenë pasioni im i hershëm dhe kam shkruar poezi e tregime që kanë fituar edhe çmime në konkurset kombëtare të kohës. Kam shkruar më pak gjatë viteve të Universitetit duke qenë se ishte një degë studimesh që kishte shumë pak lidhje me letërsinë.

Por pasioni mbetet pasion ...

Kështu nisa të shkruaj sërish. Në nëntor të vitit 2013 u publikua nga shtëpia botuese “Dudaj” , libri im me titull “Gjembi dhe trëndafilat” që mori pjesë në Panairin e Librit “Tirana 2013”. Një vit më vonë, në nëntor të vitit 2014, publikohet nga e njëjta shtëpi botuese libri “Koka e dy lejlekëve të purpurt” që mori pjesë në Panairin e Librit "Tirana 2014".

Pyetje: Liliana Pere

Diçka të shkurtër mbi tematikën që trajton libri "Verginità Rapite" dhe “Kokat e dy lejlekëve të purpurt”?

Përgjigje: Ismete Selmanaj


Historia e këtij libri, nis në fund të vitit 1979. Mira, një vajzë 15-vjeçare përdhunohet në mënyrë çnjerëzore nga Sekretari i Partisë së shkollës. Kalon njëkohësisht tmerrin e përdhunimit, përçmimin e opinionit që e quan atë fajtore, dhe ndarjen me forcë nga e vetmja krijesë që solli në jetë. Është vështirë që t’i kuptosh vitet e diktaturës, po të mos i kesh jetuar. Mira u përpoq me të gjitha forcat t’i mbijetojë atij Gjembi të errët, që shqiptarët e përjetuan për pothuajse 50 vite radhazi, duke pritur të shohin dritën në fund të tunelit. Ajo mbolli mirësi tek shumë njerëz, e më në fund e gjeti dashurinë e vërtetë të saj. Iu desh të kalojë shumë dhimbje, por edhe të luftojë për lumturinë e saj. Kur më në fund diktatura ra, Mira vuri re me hidhërim, se ish- komunistët e vjetër ishin “shndërruar” në “demokratë”të flaktë dhe kishin ndërruar vetëm emrin. Pasi kishin pastruar arkivat e shtetit nga materiale komprometuese që i lidhnin në mënyrë direkte me krimet e komunizmit, filluan të ngjisnin gjithnjë e më shumë shkallët e politikës. Shqipëria mbeti në një tranzicion të pafund, si një grua me dhimbje lindjeje prej 25 vjetësh që nuk arrin të lindë e të sjellë në jetë demokracinë.

Ndërsa libri “Kokat e dy lejlekëve të purpurt”, trajton një aspekt tjetër të shoqërisë shqiptare. Atë të pasojave shkatërruese që ka lënë tek dy fëmijë të vegjël gjakmarrja që u zgjua nga gjumi letargjik ku e vuri diktatura komuniste për gjysmë shekulli. Por ky libër trajton edhe “të rejat” e huazuara nga bota perëndimore që për shoqërinë e kulturën shqiptare kanë qenë të panjohura; atë të pedofilisë dhe të abuzimit me të miturit. Kohët e fundit janë të shumta rastet që dëgjojmë për ngjarje të tilla të rënda dhe të panjohura për kulturën dhe shoqërinë shqiptare tradicionale.

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page