Njihuni me Lidian, gazetarja shqiptare me një histori suksesi në SHBA
po.al appstorepo.al play store
Dhjetëra shqiptarë po ngjisin majat në vende të ndryshme të botës falë talentit të tyre. Dominimi është i gjithanshëm, në art, kulturë, kinematografi, muzikë, libra, por edhe në gazetari.
E lindur dhe rritur në Bronx të New York-ut, por me prindër shqiptarë që emigruan nga Shqipëria në Amerikë, Lidia Curanaj do ketë një takim në qendrën për të rinjtë shqiptar në Greenwith të Connecticut-i , me datë 23 shkurt. Jo të githë e njohin Lidia Curanaj, ndonëse kush i ndjek lajmet nga bota, do e ketë parë të paktën një herë në ndonjë kanal amerikan. Lidia prej 20 vitesh dhe punon në një media të njohur amerikane si FOX 5 dhe tashmë punon me kohë të pjesshme në FIOS1 News, që të kalojë më shumë kohë me burrin Victor dhe vajzën Julia.
Ajo është fituese dy herë e Emmy, çmimit për gazetarinë. Ka punuar si prezantuese si dhe reportere lajmesh në media prestigjioze si Fox, CBS News etj