top of page
Writer's pictureAlb ww

Lindita Nikolla është zyrtarisht kryetare e Kuvendit, i cili do të drejtohet nga një grua.


Lindita Nikolla është zyrtarisht kryetare e Kuvendit. Ajo ka marrë 79 vota pro, ndërsa 4 vota kanë shkuar kundër saj.Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një grua. Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vend të Gramoz Ruçit do të jetë Lindita Nikolla.

Lindita Nikolla, ashtu siç e ka quajtur Rama punëtore e zonja dhe që nuuk ankohet zsnjëherë.


Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën pasi u zgjodh kryetare e Kuvendit. Ndërkohë që opozita u largua nga salla sapo nisi fjalën, Nikolla iu drejtua me një mesazh edhe këtyre të fundit.

Kryetarja e re e Kuvendit theksoi se pakica dhe shumica do të jenë vetëm shifra për të, ndërsa shtoi se maxhoranca nuk duhet të sillet si triumfatore dhe opozitarët të mos ndihen humbës. Nikolla vlerësoi rolin e rëndësishëm të opozitës në një shtet demokratik dhe premtoi se do të jetë në anën e tyre sa herë ta kërkojë e drejta.



“Jam para jush para popullit e zgjedhur për të qenë mes të barabartëve në Kuvendin e Shqipërisë, prandaj edhe fjalët do ti kursej sa të mundem sot që kohën t’ja lamë punës. Përkushtimin dja repuvlikës kushtetuës kanë qneë përherë të rëndësishme për mua, sot bëhen një përgjegjësi edhe më e lartë. Kjo përgjegjësi dhe ky përkushtim janë sot aleatët e mi. Për të drejtuar sot punë n tonë me debat dhe jo grindje. Dëshiroj të falenderoj paraardhësin tim zotin Gramoz Ruci. Ky kuvend është rezultat i votës së lirë të qytetarëve që prodhuan një maxhorancë të qartë. Por shifrat dhe faktte post zgjedhore nuk do të jenë aspak ylli i karvanit në detyrën që po marr përsipër. Për mua shumicën nga pakica do ta dallojnë vetëm numrat. Të gjithë do të ndihen të barabartë. Ne jemi individë me pikëpamje të ndryshme dhe të kundërta. Duhet tu japim qytetarëve modelin sesi duhet të jetë politika dhe shoqëria. As partitë opozitare nuk duhet të ndihen as të humbura as të dështuara. Opozita është një mundësi për të kontrolluar shërbyesit publikë. Dua të theksoj se opozita do të ketë hapësira të plota. Nëse ju kolegë do të ndiheni të penguar unë do të jem në krahun tuaj sa herë të kërkojë e drejta. Nuk mund të pretendojmë se e duam Shqipërinë nëse nuk duam njëri-tjetrin”, tha Nikolla. g.v/abcnews.al


Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 tetor 1965.

Nikolla, në korrik 2010, ka kryer studimet Mas­ter në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzeku­tiv pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës.

Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003. Gjatë viteve 2003 - 2006 është zgjedhur si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007- 2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë. Në zgjed­hjet e 23 qershorit 2013, zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës. Nga shtatori i vitit 2007 znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2006 ka përfunduar Akademinë për Udhëheqë­si dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në qershor të vi­tit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifi­kimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në ven­dimmarrje.

Lindita Nikolla në vitin 2013 emërohet nga Kryeministri Edi Rama si Ministre e Arsimit dhe Sportit në kabinetin qeveritar Rama-Meta.

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page