Profil/ Kush është eurodeputetja Arba Kokalari, mbesa e Musinesë, kundërshtares së parë të Enver Hoxhës (Video)
Lidhjet e saj me Shqipërinë nuk janë shkëputur, dArba ka ruajtur gjuhën shqipe dhe dashurinë për vendin tonë.
27 Maj, 2019 10:39 Shqiptarët morën një lajm të mirë Arba Kokalari, 32 vjeç, shqiptare, u zgjodh si eurodeputete në parlamentin europian. Me një shqipe të admirueshme, Kokalari është mbesa e Musine Kokalarit, gruaja e cila u diplomua në vitin 1941 në universitetin “La Sapienza” në Romë. Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament. Lidhjet e saj me Shqipërinë nuk janë shkëputur. Arba ka ruajtur gjuhën shqipe dhe dashurinë për vendin tonë.
Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament. Alba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunistë. Musine Kokalari, është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.Musine Kokalari.
Pergatiti Liliana Pere