top of page
Writer's pictureAlb ww

Liri Begeja, kjo ndërthurje kulturash Në Francën e kulturës evropian, zë vend kultura shqipetare




Liri Begeja, kjo ndërthurje kulturash

N.

ë Francën e kulturës evropiane prej kohësh zë vend edhe kultura shqiptare

Në këtë hapësirë që zë vend edhe kultura shqiptare, jemi mësuar të dëgjojmë emra të letrave dhe lëmeve të ndryshme të artit, që kanë promovuar emrin dhe veprën e tyre. Nuk janë pak ata. Nuk është pak as edhe fjala që i përket asaj pjese të kulturës që vjen nga emri dhe vepra e shqiptares Liri Begeja. E lindur nga nënë franceze dhe me baba shqiptar, Begeja është një alteracion kulturash në këtë "portë", ku kulturat konkurrojnë ndjeshëm. Është e tillë, sepse edhe krijimtaria e saj që i përket filmit është e tillë. Të paktën kështu cilësohet ajo nga mediat franceze. Filmi i saj i parë "Prilli i Thyer" me metrazh të gjatë i realizuar në vitin 1987, ishte një siguri trokitje në sferën e kulturës franceze, por edhe atë evropiane. Viti 1993, me "Larg Barbarëve" (Loin des Barbares) nuk ishte vetëm një çelës për të hyrë në portën e madhe të kulturës franceze, por ishte një alternativë në alteracionin e kulturave. Një film që nisi me filmimet origjinale për të transmetuar këtë alteracion kulturash si një dokument historik e tepër domethënës. Tamam ashtu siç në fakt Luan Rama shprehet: "Në varrezat e Thiais, 20 km larg Parisit, njeriu që kërkonte një varr, papritur u ndal në atë grup varresh me emra shqiptarësh: adjutantë, kolonelë, malësorë, njerëz të thjeshtë, kush me një flamur të gdhendur në mermerin e tij dhe kush me ca vargje kushedi të kujt poeti kombëtar apo kënge popullore. Më tutje, një varr i madh mermeri të kuqërremtë ku njeriu mërmëriti ca rreshta me vete, si dhe emrin e një njeriu që mbaronte me një shifër romake "I". Ishte varri i një mbreti të mërguar…", kështu në këtë alteracion kulturash historikja dhe memoria zbresin si një pasazh kremtues dhe ideues të fatit dhe faktit. Të atij fakti që në "në sfondin e atij varri në pranverën e vitit 1994, regjisorja Liri Begeja bashkë me aktorët dhe grupin e xhirimit, filmonte një nga skenat e filmit të saj "Loin des Barbares" ("Larg barbarëve"), një bashkëprodhim franko-shqiptar".

Dritëhija historike

Por jo vetëm kaq, aty është edhe një dritëhije historike shqiptare që nis me vlerat e preambulës kohore, për të ndriçuar kompleksin e domosdoshëm dhe timbrin alternativ. Në këtë simbolikë një krijimtari e tillë është një çelës më shumë për vetë fatin e regjisores shqiptare që vjen me një dimension kulturash në këtë fakt. Ajo që Luan Rama kujton është më shumë se domethënie për këtë alteracion prekës: "Bashkë me grupin e filmit ku bëja pjesë dhe unë, ne kishim zbarkuar atë mëngjes në ato varreza duke parë me kureshtje atë pjesë të varrezave të rezervuar për varret e myslimanëve. Pikërisht në një nga parcelat, pranë varrit të Zogut, ishin varret e shumë shqiptarëve, shumica e të cilëve ishin besnikë të tij, të vdekur në Paris. Aty ishte dhe varri i të atit të Lirisë, Jusuf Begeja, që sapo kishte vdekur. Pak më tutje, aty ku ishin vendosur kamerat, shihja për herë të parë atë varr të thjeshtë të mbretit Zog, të mbuluar me një mermer të kuqërremtë, me stemën mbretërore". Dhe natyrshëm kjo dritëhije historike siglon dimensionin e realitetit jetik, tek i cili ndjehet e veçanta e filmave të saj.

Dimensionimi i realitetit jetik

Regjisorja shqiptaro-franceze është një dimension kulturash. Ajo është një nga anëtaret e grupit themelues të Tirana Film Festival (TIFF), mbështetëse e tij dhe një koordinatore intelektuale e filmit shqiptar në arenën botërore. Një vajzë e një oficeri kavalerie të Mbretërisë Shqiptare, natyrshëm ka shumë për të thënë në këtë alteracion jetik për kulturën. Natyrshëm në një ambient kulturor, ku edhe konkurrenca ka jo shumë larg Festivalin e Kanës, është një fakt më shumë për të thënë realitetin e premtuar dhe tepër domethënës. "Change My Life" i realizuar në vitin 2001 ka fiksuar fytyrën e saj reale dhe ka dimensionuar këtë alteracion tepër sinjifikativ kulturash. Ndërsa filmi "Without You" (Pa ju) i realizuar në vitin 2004, e zbuloi atë si një regjisore potenciale në lëmin e filmave me tematikë komplekse, ku dashuria është një dimension alternativ në hapësirën njerëzore. Në këtë lajtmotiv viziv ajo parasheh një situatë të larmishme dhe flet me sensin e njeriut për njeriun. Për shembull, "Time out" duke bërë guidën e filmave të saj, shprehet se filmat e saj janë një larmi prekëse dhe jetike. Për filmin "Larg barbarëve" (1993) kjo revistë shprehet: "Një trillues për nga stili dhe impresionues në ndjekjen e problemeve të komunitetit të shqiptarëve të emigruar në Paris". Kjo është në fakt një pasqyrë e detajeve që skenari dhe regjia e saj nxjerr në dritë, duke sintetizuar kulturat. Vetë ajo në një nga intervistat e shumta shprehet duke qeshur, se problemi im është se unë në fakt realizova filmat e mi. Duke flirtuar dashurinë, shprehet ajo, unë nuk e tejkompensova atë, pra dashurinë njerëzore, por dimensionova realitetin prekës të saj. (Albanianmail)


Filmat


1987: "Prilli i Thyer"

1994: "Larg Barbarëve"

2001: "Ndryshoni jetën time"

2004: "Pa ju"

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page