Lorena Sopi, fiton çmimin ‘Regjisorja më e mirë femër’ në Londër
- Alb ww
- Mar 3, 2023
- 1 min read

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Schauerfilm’ me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar çmimin ‘Regjisorja më e mirë femër’ /Best Female Director/ në Cult Movies International Film Festival, i cili ka përfunduar mbrëmë në Londër, kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, përcjellë KultPlus. Filmi njëzetë minutash me elemente të zhanrit fantastik trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër formë labirinti misterioz, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme. ‘Schauerfilm’ që mban titullin e përdorur si parashenjë për ekspresionizmin gjerman të viteve të tridhjeta në kinematografi, është shpallur fitues për regjisoren më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër në edicionin e vitit 2021 në festivalin londinez i cili kishte në garë mbi 120 filma dhe i cili është mbajtur pjesërisht me audiencë e pjesërisht online për shkak të situatës me pandeminë COVID19.