Lorina Naci mjeke, ‘’Shkencëtare ‘’ University of Western Ontario në Canada, një vënd i veçantë në të gjithë botën, i investuar nga qeveria Kanadeze me miliona dollarë për zhvillimin e kësaj fushe kërkimore e cila studion trurin e njeriut duke aplikuar Inteligjëncen artificiale.
Lorina Naçi e lindur në Tiranë, në një familje qytetare që mbart shumë vlera te vecanta, si vlera per dijen, arsimdashëse, kërkuese dhe cilësore ne studimet e saj. Pasioni I madh per shkencën , durimi , puna këmbëngulese duke dëpërtuar me qetësi , zgjuaresi e nje formim te shkëlqyer professional, me anë te inteligjencës artificiale e shton dedikimin ndaj punës., si dhe rezultatet e saj. Thjeshtesia e Lorinës kur bisedon te lë mbresë. Edukata dhe të qënit nje grua e bukur, e qetë e bëjnë tepër ëngjëllore, që zgjon engjëjt nga gjumi . Zgjedhjen e saj idealiste për t’ju dedikuar përndjekjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të njohurive shkencore i ka vënë gjoksin me punë të pareshtur, ditë e natë.
U largua nga Shqipëria mbas mbarimit të gjimnazit për të vazhduar studimet universitare në University of Georgia, në Georgia USA.
Nisi studimet me etje dhe pasion për njohurinë, ç’ka e shtyu të ndjekë disa degë njëherësh, pikturën, psikologjinë dhe programimin.
Në bazë të notave atje dhe ecurisë së saj të përgjithshme, fitoi disa bursa prestigjioze nga universiteti, duke përfshirë këtu dhe një bursë me rrogë të plotë për të ndjekur studimet që kishte shans shumë të ulët suksesi (0.5% në bazë të meritës).
Kjo ishte arritja e saj e parë e mirëfilltë akademike në USA dhe që nga ai moment
Lorina u përfshi në një grup shumë elitar studentësh; bëhet fjalë për 10 nga 30,000 studentët e universitetit.
Në vitin 2004, u diplomua nga University of Georgia, USA, me Bachelor of Fine Arts për pikturë si dhe Bachelor of Science për shkencën e mendimin (Cognitive Science) dhe Master of Science për programim të avancuar (Artificial Intelligence).
Për të folur mbi arritjet e jashtëzakonshme të saj arritje është e ftuar vazhdimisht që të japë leksione plenare në konferenca të ndryshme.
Prezantimi i saj i fundit ishte në fund të marsit në takimin e American Philosophical Association, në San Francisco.
Publiciteti I punës shkencore te Lorenës eshte percjelle ane e kend botës.
Ajo tashmë eshte cilesuar nje shkencëtare.
· Puna e Lorenës është përcjellë nga mediat ndërkombëtare, si në televizion, radio, shtyp dhe internet.
· Ja disa shembuj; Televizion:
· CTV News, Global News, ONMI 1 (Canada), NHK (Japan), Top Channel (Albania). Radio: CBC, Radio Canada International, ABC News Radio, Newstalk San Francisco, BYU Radio on Sirius XM, AM 890, The John Bolton Show, The Pulse, W Radio Miami. Shqyp: The New Scientist, Macleans, La Recherche, The Globe and Mail, The Toronto Sun, La Republica, International Business Times, Los Angeles Times, The Times of India, Corriere della Sera, The Daily Mail, The Chicago Tribune, The London Free Press, China Youth Daily, Τo Vima Greece. Internet: Includes Science, Nature, BBC, The Times, NBC News, Fox News, Reuters, Sciences et Avenir, Medpage Today, Discovery News, The Verge, IFL Science, JAMA Author Interview, The Huffington Post, The National Post, Australia International Business Times, Google News Today, The Agenda with Steve Parkin, etc. Puna e saj ka fituar disa çmime; këtu do veçoja emërtimin si “One of Best 51 Discoveries Since 1878”, nga Western University,
· Canada.
***
Ndiqni bashkebisedimin ju lutem
***
Pyetje Liliana
E dashur Lorina. U njoha me arritjet tuaja u ndjeva krenare si grua, si shqiptare Studimet tuaja i përkasin inteligjencës njerëzore, trurit që është edhe pjesa më e vështirë e trupit të njeriut për t’u kuptuar dhe akoma më e vështirë për t’u interpretuar. Çfarë ju shtyu të vazhdoni studimet pasuniversitare për shkencën e trurit dhe pikërisht në një prej Universiteteve më prestigjioz të botës, në Univesrsity of Cambridge, në Angli?
***
Pergjigje Lorina.
Gjatë studimeve universitare mu thellua pasioni për të njohur e kuptuar më tej inteligjencën si manifestim i ndërgjegjes njerëzore.
Mendohet se është pikërisht ndërgjegje ç’ka na pozicionon në një vënd të spikatur në krye të evolucionit natyror.
Por, se si ose pse është zhvilluar ndërgjegjja e më tej, si realizohet ajo në materien fizike që është trupi njerëzor, mbeten mistere të shkencës me domethënie të gjerë për kulturën, artin, spiritualitetin, ndoshta dhe vetë domethënien e jetës njerëzore.
Gjatë studimeve të masterit për inteligjencë artificiale – që përfshin përshkrimin e inteligjencës njerëzore me gjuhë matematike dhe kompjuteristike, kuptova se çelësi i ndërgjegjes njerëzore qëndron tek truri, dhe pa një kuptim të plotë të tij, nuk mund të arrijmë të njohim ndërgjegjen, e jo më ta përshkruajmë për të krijuar kompjuter ose robot inteligjentë.
Kjo ishte ajo që më frymëzoi të ndjek studimet pasuniversitare për doktoraturë në shkencën e trurit (neuroscience) në University of Cambridge, në Angli.
Këtu pata nderin e rrallë që u bëra pjesë e një institucioni mbi 800-vjeçar, djep të dijes e zhvillimit.
Gjithashtu ishte një gëzim shumë i madh që u riktheva në Evropë, më afër familjes që jeton në Tiranë. Studimet në Cambridge m’u mundësuan nga një bursë e plotë nga shteti Amerikan, me 3% probabilitet suksesi në bazë te meritës, përsëri një shans shumë i rallë për të cilin jam përpjekur fort dhe i jam mirënjohëse fatit.
***
Pyetje Liliana
E dashur Lorina.Sa e vështirë ishte për ju si grua e fortë e pergatitur, të sfidonit paragjykimet sa u stimuluat dhe suportuat nga koleget, të të hynit me të drejta të padiskutueshme në një ambient shkencor të tillë?
Pergjigje Lorina.
Studimet në Cambridge galvanizuan formimin tim intelektual. Privilegjin e pjesëmarrjes në një komunitet të zjarrtë si shkencor dhe njerëzor e kam perceptuar gjallë në përditshmërinë time atje. Ishte një ambient vërtet i veçantë plot stimuj frymëzues, që nga figurat historike e deri tek njerëzit që u bënë miqtë e mi më të mirë. Këtu veçoj udhëheqësen e doktoraturës time, Professor Lorraine K. Tyler, një grua e hekurt që i sfidonte paragjykimet dhe pengesat shoqërore ndaj femrës me çdo qelizë e veprim të saj. Rruga nuk ishte e lehtë. Zgjedhjen time idealiste për t’ju dedikuar përndjekjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të njohurisë, i kam vëne gjoksin me punë të pareshtur, ditë e natë.
***
Pyetje Liliana
Znj Lorina. Pas studimeve tuaja në Cambridge si, vazhdoi aktiviteti juaj shkencor, tanimë jo vetëm si shkencëtare, por si një mjeke që u ka dhënë shpresa shumë pacientëve që mendohej që në gjendjen vegjetative që ishin s’kishin më asnjë mundësi komunikimi me botën që i rrethonte. Kjo është një arritje e madhe besoj jo vetëm si shkencëtare por edhe në kontekstin njerëzor. Të arrish të krijosh një farë komunikimi ndërmjet pacientëve të tillë e familjarëve të tyre, besoj perjetoni nje emocion \te papërshkruar?.
***
Pergjigje Lorina.
Mbas mbarimit të doktoraturës fillova të punoj si shkencëtare e mirëfillte tek Medical Research Council for Cognition and Brain Sciences, përsëri në Cambridge.
Këtu pata rastin të merrem me një grup shumë të veçantë pacientësh, ata që mendohet se humbin ndërgjegjen si pasojë e dëmtimit të trurit dhe marrin diagnozën mjekësore të gjendjes vegjetative.
Ketë punë tani e vazhdoj si punonjëse shkencore në University of Western Ontario në Canada, një vend i veçantë në të gjithë botën, i investuar nga qeveria Kanadeze me miliona dollarë për zhvillimin e kësaj fushe kërkimore.
Konkretisht, unë ideoj dhe zhvilloj metoda teknike për vëzhgimin me anë të skanerit (functional Magnetic Resonance Imaging) të aktivizimit të vullnetshëm të qendrave të trurit nga pacientë të tillë.
Paçka se mendohet të jenë të pandërgjegjshëm, pasi nuk arrijnë t’ju përgjigjen komandave të mjekëve me anë të sjelljes ose të së folurës, një përqindje e konsiderueshme (deri 20%) të tyre janë të ndërgjegjshëm dhe mund ta shprehin ketë vetëm me anë të trurit.
(Për arsye akoma të panjohura, këta pacientë nuk arrijnë të transformojnë mendimin në sjellje fizike.) Me punën time kam arritur ta kthej këtë aktivizim të vullnetshëm të trurit në komunikim me këta pacientë. Arritja e komunikimit është një hap shumë i rëndësishëm për pacientin, që në disa raste nuk ka mundur të komunikojë për dhjetëra vite, për stafin mjekësor që kujdeset për të dhe natyrisht, për familjen.
Këto arritje përbëjnë dhe shpërblimin më të bukur dhe të plotë të përpjekjeve të mia shkencore. Dhe shumë shpërblyese nga pikëpamja njerëzore është gëzimi i familjeve kur mësojnë se të dashurit e tyre me të cilët mund të kenë humbur kontakt për disa vite mund t’i dëgjojnë dhe kuptojnë
***
. Pyetje Liliana
Znj Lorina.Një arritje me të vërtetë e madhe kjo e gjithë studimeve dhe e punës suaj. Sëmundjet neurologjike degjenerative janë të shumta dhe deri më sot kurimi i këtyre pacientëve është shumë i limituar. Projektet tuaja për të ardhmen ky synojnë të arrijnë? A mund të na thoni diçka më shumë me çfarë studimi po merreni konkretisht?
***
Pergjigje Lorina.
Studimi i trurit me anë të teknologjisë të neuroimaging – ku konsiston dhe ekspertiza ime – është një fushë relativisht e re, ku akoma ka shumë të panjohura.
Përveç punës me pacientët në gjendje vegjetative, bashkëpunoj me neurologë Kanadez për të studiuar sëmundje të tjera të trurit që janë dhe më të përhapura, si për shembull sëmundja e Parkinsons.
Kam edhe një projekt për studimin e efektit të anestezisë në tru.
Ndërkohë, vazhdoj prej disa vitesh të bashkëpunoj me kolegët tek University of Cambridge.
Jam shumë e frymëzuar nga studimi i trurit, sidomos nga ato kërkime që kanë potencial të përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës njerëzore.
E shoh si misionin tim dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë e shëndetit të trurit. Kërkohet akoma shumë, shumë punë për të ndryshuar botëkuptim mbizotërues që e nënvlerëson shëndetin e trurit.
Për shembull, prej studimeve më të fundit post-mortum (mbas vdekjes) që zhvillohen nga shkencëtare në Boston, po tregohet shkencërisht se sa të dëmshme janë goditjet e evitueshme të kokës që historikisht janë nënvlerësuara si p.sh. në sportet e kontaktit fizik intensiv si futbolli amerikan, po këtu mund të rreshtosh shumë që kanë efekte të njëjta.
Këto tregojnë se dëmtimi i trurit sjell shumë pasoja që prekin shëndetin mendor, si depresioni, mendimet e vetëvrasjes, sëmundja alzeimers dhe një sërë çrregullimesh të tjera.
***
Pyetje Liliana
E dashur Lorina. Ku e gjen pasionin, shtytjen Lorena , per te aplikuar inteligjencen artificiajle, ne ndihme te te semureve te shendetit mendore, Kjo eshte nje force magjike, mendjeje dhe zemre te madhe e nje, mjeke , shkencetare qe aplikon gjithe energjite e saj positive dhe ato profesionale te inteligjences artificial, qe sensibilizon dhe ndergjregjeson ambjentin qe e rrethon?
Pergjigje Lorina.
Me njohurinë që kam fituar gjatë gjithë karrierës time më vjen e natyrshme të ndihmoj për informimin dhe sensibilizimin e publikut për brishtësinë e shëndetit dhe jetës kur truri preket. Për mendimin tim, kjo është një nga detyrat më të rëndësishme të kohës sonë.
Për mua nxitja ka qenë gjithmonë kërkimi i dijes dhe formimi i integritetit intelektual, vlera të cilat më janë skalitur fillimisht në familje.
Ky formim i hershëm më ka shtyrë të kërkoj të njëjtat vlera dhe nga partneri im, i cili, si unë është në profesionin e shkencës. Më së fundmi, për mua një nxitje e re vjen nga të kuptuarit nga afër të vështirësive dhe pengesave të padukshme dhe të padrejta që gratë hasin në të gjitha fushat e jetës.
***
Pyetje Liliana
E dashur Lorina,Integriteti yt professional ka bashkuar interesat bashkëpunuese me partnerin tuaj, dhe fjala e pare e jetes tuaj është ‘’Shkenca’’si te ndihmojme te semuret dhe si të jemi nje model drejt kerkimeve shkencore për gjithe brezin e ri , per ta nxitur e inspiruar por edhe duke edukuar brezin e ri – studentët e mi – për të ndërtuar në çdo hap një botë më të te pergjegjshme dhe te drejtë ?
Pergjigje Lorina.
Për mua nxitja ka qenë gjithmonë kërkimi i dijes dhe formimi i integritetit intelektual, vlera të cilat më janë skalitur fillimisht në familje.
Ky formim i hershëm më ka shtyrë të kërkoj të njëjtat vlera dhe nga partneri im, i cili, si unë është në profesionin e shkencës. Më së fundmi, për mua një nxitje e re vjen nga të kuptuarit nga afër të vështirësive dhe pengesave të padukshme dhe të padrejta që gratë hasin në të gjitha fushat e jetës.
***
Pyetje Liliana
E dashur Lorina.Një mesazh i bukur dhe i fortë ky për brezin e ri dhe ju jeni shembull i gjallë që me punë dhe pasion mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Puna juaj është e vlerësuar në ambientet shkencore e mjekësore. Mund të na citoni disa nga publikimet tuaja?
*** Pergjigje Lorina.
Puna ime është vlerësuar shumë në komunitetin shkencor, mjekësor si dhe në publikun e gjerë. Kam publikuar një seri artikuj në revista nga me dinjitozet dhe ekskluzivet shkencore, si Proceedings of the National Academy of Science, Journal of American Medical Association for Neurology, etj. Listën e publikimeve të mia mund ta shihni në fund të kësaj interviste.
***
Falenderim Lorina.
Ju përgëzoj me shumë entuziazëm për punen e madhe qe beni duke ju dhene ze grave ane e kend botes, për të evidentuar vlerat me te mira dhe promovuar arritjet e grave shqiptare ne bote.
Znj. Liliana Pere dhe për krijimin e organizatës Gruaja Shqiptare në Botë. Faleminderit.
***
Liliana
Ju faleminderit ju e dashur dhe e nderuar Lorena.Mjekja , Shkencëtarja , e palodhura , humanja, do kerkoja fjalët me te bukura dhe më me vlere per ju , punen dhe integritetin tuaj professional.Por ju i keni thënë me punen tuaj , me formimin e shkelqyer, dhe te qënit mjeke dhe nje studiuese shkencore duke arritur shumë, keni depërtuar ne trurin e njeriut keni aplikuar Inteligjencën artificial, ne shërbim te mirëfunksionimit te trurit dhe inteligjencës njerezore.
Jeni nje model inspirimi i madh per fushen e mjekesise , për botën e gruas shqiptare, c’farë rezultate arrin kur ajo ka piksynime te ecë perpara në dobi te progresit te shoqërisë
Shkencetare Lorina Naci.Krenaria e gruas shqiptare dhe e kombit Shqiptar.
Faleminderit.Ju uroj suksese pa fund në studimet tuaja shkencore.
Dr.Gruaja Shqiptare në Botë-Albania Woman in the World
& Honorary Advisor of DMPP
REVIEWED PUBLICATIONS
Naci L., Graham M., Owen A.M., Weijer C. Covert narrative capacity: A cross-section of the preserved mental life in patients thought to lack consciousness. Submitted.
Naci, L., Sinai, L, Owen, A. M. Detecting and interpreting conscious experiences in behaviorally non-responsive patients. NeuroImage. doi:10.1016/j.neuroimage.2015.11.059*Selected to feature on The Atlas of Science.
Peterson, A., Cruse, D., Naci, L., Weijer, L., Owen, M. A. Risk, diagnostic error, and the clinical science of consciousness. NeuroImage: Clinical. 2015; 7: 588–597.
Graham, M., Weijer, C., Cruse, D., Fernandez-Espejo, D., Gofton, T., Gonzalez-Lara, L., Lazosky, A., Naci, L., Norton, L., Peterson, A., Speechley, N. K., Young, B., Owen, M. A. An ethics of welfare for behaviourally non-responsive patients with covert awareness. AJOB Neuroscience 2015.
Liliana Pere