Masiela Lusha lindi me 23 tetor 1985 në Tiranë, Shqipëri është autore, aktore, producente gjithashtu dhe humanitare amerikane me prejardhje shqiptare. Lusha filloi të bëhej a famshme që nga viti 2002, mbas rolit kryesor në programin shumë të sukseshëm të televizionit amerikan dhe botëror të kanalit më të madh të televizionit amerikan ABC series, George Lopez dhe Sony Picture's, Blood: The Last Vampire. Si autore, Lusha ka shkruajtur shtatë libra në dy gjuhë të huaja. Lindur në Tiranë, Shqipëri, Lusha banoi vetëm shtatë vjet në Shqipëri, Hungari dhe Austri. Ajo morri mësime baleti në Vienë, dhe më pas shkoi në Michigan në vitin 1993, ku vazhdoi të merrte klasa në stile të ndryshme të vallëzimit.[2] Mbas roleve kryesore që ajo fitonte në produksionin local si në komercialin televiziv për fëmijë, Lusha dhe familja e saj shkuan në Los Angeles me sygjerimin e një agenti të Hollivudit Lusha filloi të bëhej a famshme kur luajti në television amerikan si një vajzë shumë e pasionuar dhe e pabindur Carmen Lopez. Për vite me rradhë, kjo shfaqe u shpërnda nëpër televizionet botërore si një program shumë i pëlqyer Warner Brothers series, George Lopez. Gjatë këtyre pesë vjetëve ABC network, Lusha xhiroi 101 episode të cilat e bënë veterane të televizionit që në moshën 20 vjeçare Në të njëjtën kohë, ajo vazhdoi të xhironte filma të ndryshëm dhe si rrjedhim ka luajtur në variacione filmash si amerikan gjithashtu dhe internacional si: "Muertas" "Të vdekurat", "Katie Malone", "Ballad of Broken Angels" "Historia e engjëjve të thyer", "Summoning", "A Father's Love" "Dashuria e një babai", "Arkitekti" me Fatmir Doga, 2012", Time of the Comet, Koha e kometës dhe Sony Picturës Entertainment adaptimin e jetuar, Blood: The Last Vampire."Gjak: Vampiri i fundit" Si mirënjohje dhe konsideratë për punën e saj shumë të talentuar, Masiela është vlerësuar dy herë, për dy vjet me rradhë, me cmimin më të lartë për moshën e saj Young Artist Awards për rolin kryesor si në komedi gjithashtu edhe tragjedi. Në vitin 2007, Lusha hapi biznesin: Illuminary Pictures, dhe që prej asaj kohe produksioni ka përfunduar dy filma. Përgjatë karrierës, fotografitë dhe emri i saj është vendosur në një numër të konsiderueshëm të revistave amerikane dhe botërore si 'best dressed' "e veshura më e bukur". Si fituese e disa cmimeve për poezi "Dhjetë poetët më të mirë të Amerikës veriore" Lusha është gjithashtu edhe poetja më e re në botë që ka publikuar një libër në moshën 12 vjeçare në dy gjuhë të huaja si shqip ashtu edhe në anglisht. Në atë kohë, Lusha tërhoqi vëmëndjen e Presidentit të shteteve të bashkura të Amerikës Bill Clinton,i cili i ka shkruajtur personalisht dhe dërguar urimet e tij të përzemërta duke e inkurajuar që të vazhdojë krijimtarinë e saj për të qëndruar si një shëmbull i mirë jo vetëm për Amerikën dhe Shqipërinë, po për gjithë botën mbarë. Që prej asaj kohe, Lusha ka shkruajtur shtatë libra, katër prej të cilëve janë me poezi, Mendime të brëndshme - Inner Thoughts, Duke pirë hënën - Drinking the Moon, Dashuri hyjnore - Amore Celeste, The Call, romanin The Besa, dhe dy libra për fëmijë, Boopity Boop! Goes To Hawaii, dhe Boopity Boop! Writes Her First Poem, i cili ka dalë prej shtypit në tetor të vitit 2010. Lusha githashtu ka shkruajtur poezi në Anglisht, Shqip, dhe Gjermanisht, dhe ka përkthyer në Anglisht shumë poezi dhe prehje nga Nëna Therezë Nga experienca personale e Lushës prej vizitave që ka bërë në shtete të ndryshme të botës, dhuntia e humanitares dhe pasioni për të dhënë kontributin e saj vullnetar është zhvilluar edhe më shumë dhe gërshetuar me jetën e saj të përditshme. Lusha është parë shumë herë në fund-jave duke shkuar dhe ndihumar tek guzhina e të papunëve për të ushqyer të pa-punët e uritur dhe të pa-strehuarit.[6] si zëri kryesor për Scholastic's Read For Life, "Lexo për gjithë jetën", Lusha shkon dhe viziton shkolla të ndryshme kryq-e-tërthor Amerikës ku lexon për fëmijët dhe i edukon atyre dashurinë dhe kënaqësinë që ndjejnë kur lexojnë libra. Si një zë nacional i Amerikës, për ABC's hunger-relief program, 'The Great American Bake Sale', Lusha viziton qytete të ndryshme përgjatë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, suporton dhe ndihmon në dërgimin e ushqimeve të përditshme me makinë në derën e shtëpisë të atyre që nuk kanë mundësi të tjera. Deri më tani ajo ka shkuar në 15 shtete për të ndihmuar në eleminimin e numurit të fëmijëve jetimë dhe të uritur që enden rrugëve Si zëri i një organizate bamirëse, një rol kryesor i takon Lushës për grumbullimin e sa më shumë parave për lokalet bamirëse] Si ambasadore dashamirëse, (as a goodwill ambassador), Lusha ia kushton kohën e lirë mirëqënies së fëmijeve dhe edukimit të tyre nëpër botëNë vitin 2008, Lusha krijoi organizatën bamirese, Children of the World Foundation, e cila strehon, edukon dhe inkurajon shëndet dhe komunikim të mirë midis familjes Ajo i dhuroji kësaj organizate 10 acre (40,000 m2) hektarë tokë, në mënyrë që të ndërtohet godina e duhur.
Pergatiti Liliana Pere