top of page
Writer's pictureAlb ww

Mimoza Hafizi Prof ne Universitet, Francë dhe Itali, Autore e disa librave Drejtuese ekzekut





Drejtuese ekzekutive e Institutit Kombëtar të Fizikës u zgjodh akad. Asoc. Mimoza Hafizi. Ky institut do të jetë i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar.

Instituti Kombëtar i Fizikës IKF është strukturë që funksionon brenda Akademisë së Shkencave (ASH) dhe funksionon kryesisht përmes faqes elektronike xxx.akad.gov.al të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë


Mimoza Hafizi (20 shkurt 1962, Shkodër) është një astofizikane, pedagoge dhe politikane shqiptare.


Ajo është pedagoge pranë Departamentit të Fizikës që prej vitit 1995. Studimi i saj gjatë doktoraturës është fokusuar tek Yjet Bozonike, objekte teorike hipotetike të Universit të energjive të larta. Fushat e saj të kërkimit janë Shpërthimet Gama, ngjarjet më energjike në Univers dhe Ekzoplanetet, planetet jashtë Sistemit Diellor, përmes metodës së mikrolenteve gravitacionale. Fushat e mësimdhënies janë Astrofizika dhe Mekanika Kuantike.


Ka qenë deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe Zv/ministre e Arsimit dhe Shkencës. Për katër vjet ka drejtuar Departamentin e Fizikës. Që prej vitit 2020 është edhe anëtare e asocijuar e Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.



Lëndë

1 Jetëshkrimi

2 Publikime

3 Nderime dhe çmime

4 Lidhje të jashtme

Jetëshkrimi

Hafizi ka përfunduar gjimnazin “29 nëntori” në Shkodër dhe më pas është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës, për Fizikë Speciale, diplomë e shoqëruar me Medaljen e Artë, ndërsa studimet pasuniversitare në "Relativitetin e Përgjithshëm dhe në Teorinë e Grupeve". Studimet doktorale i ka kryer në Francë, D.E.A e Fizikës Teorike në École Normale Supérieure, Paris.


Ajo ka dhënë mësim në Shqipëri, Francë dhe Itali. Ajo është autore e disa librave mbi Mekanikën Kuantike dhe mbi Astrofizikën, të përdorura nga studentët e Universiteteve Shqiptare.



Prof. Mimoza ka krijuar një Qendër Astrofizike në Shqipëri për informimin e publikut dhe është aktive në komunikimet e shkencës, veçanërisht me të rinjtë. Po ashtu, ajo është një ndër të paktat gra që është anëtare e asocijuar e Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.


Ajo ka shkruar dy romane shkencore: "Pika Trëndafil" (2018), në lidhje me zbulimin e ekzoplanetëve dhe "Infiniti blu", në lidhje me pafundësinë në shkencë, matematikë, filozofi dhe letërsi.




Gradat dhe titujt akademikë


Diplomë e Integruar, Fizikë Speciale, pasuar me “Medaljen e Artë”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1985).


Diplomë e Thelluar në Fizikën Teorike, Universiteti Paris 7, Francë (1991)


Doktor i Shkencave në Fizikën Teorike, Universiteti Paris 7, Francë (1995)


Profesor i Asociuar në Fizikë (2000)


Profesor në Fizikë (2012)


Publikime

Monografi:


Hafizi, M. (1995). Scalar Complex Fields in Gaussian Approximation. Boson Stars. Université Paris 7

Artikuj shkencorë:


Hafizi, M., (1998). Precarious stars-a variety of boson stars. Int. Jour. Phys. D, Vol. 7, No. 6, 975-987

Hafizi, M., (1999). The Gaussian approximation for interacting charged scalar fields. The European Physical Journal C, Nr. 11, 181-191

Hafizi, M., Spahiu, E., (1999). The recalculation of White Dwarfs. The Albanian Journal of Natural and Technical Sciences, Academy of Sciences, Nr. 7, fq. 39-45

Hafizi, M., (2000). The radius cutoff for relativistic clusters, Turkish Journal of Physics, 24, Issue 4, 513-520

Hafizi, M., de Paolis, F., Ingrosso, G., Nucita, A., (2004). Microlensing signature of a white dwarf population in the galactic halo. Int. Journ. Mod. Phys.D”, Vol. 13, Nr. 9, 1831-1845,

Hafizi, M., Sykja, H., (2005). The positive potential form of the tracker solution and the quintessence stars. The Albanian Journal of Natural and Technical Sciences, Nr. 17, 3-9

Mochkovitch, R., Hafizi, M., (2005). The time lag-luminosity relation. Nuovo cimento C, Vol. 28, Issue 04, May-June, 315-318

Hafizi, M., Mochkovitch, R., (2007). Is the time lag-luminosity relation of GRBs a consequence of the Amati relation?. Astronomy and Astrophysics, 465, 67-70

Boçi, S., Hafizi, M., Mochkovich, R., (2008). Internal physical processes in Gamma- Ray Bursts leading to Amati-like relations. Aktet-Journal of Institute of Albshkenca", Vol. II, Nr. 1, 33-37

Boçi, S., Hafizi, M., Mochkovitch, R., (2010). The lag and duration-luminosity relations of gamma-ray burst pulses. Astronomy &Astrophysics 519, A76

Hamolli, L., Hafizi, M., De Paolis, F., Nucita, A. (2013). Paralax effects on microlensing events caused by free-floating planets. Bulgarian Astronomical Journal, Vol. 19, 34-44

Hamolli, L., Hafizi, M., (2013). A theoretical calculation of microlensing signatures caused by free-floating planets towards the galactic bulge. Int. Journ. Mod. Phys. D, Vol. 22, Num. 10, 14

Hamolli, L., Hafizi, M., De Paolis, F., Nucita, A., (2015). Estimating finite source effects in microlensing events due to free-floating planets with the Euclid survey. Advances in Astronomy, Vol. 2015, Article ID 402303, 8

Hamolli, L., Hafizi, M., De Poalis, F., Nucita, A., (2016). Investigating the free-floating planet mass by Euclid observations. Astrophysics and Space Science, 361(8), 1-5. DOI: 10.1007/s10509-016-2860-7

Hamolli, L., De Poalis, F., Hafizi, M., Nucita, A., (2017). Predictions on the detection of the free-floating planet population with K2 and Spitzer microlensing campaigns. Astrophysical Bulletin, Vol. 72, No. 1, pp. 80–89, DOI 10.1134/S1990341317030099

Artikuj konference:


Hafizi, M., Mochkovitch, R., (2006). May we use the LLR as a redshift indicator for the gamma-ray bursts.AIP Conf. Proc. 841, 445-448

Mochkovitch, R., Hafizi, M., Boçi, S., (2008). A direct link between spectral lags and the evolution of GRBs. AIP Conf. Proc. 1000, 365-368, (ISBN 978-0-7354-0533-2; ISSN 0094-243X)

Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2009). A new consideration of the k-correction in GRBs temporal lag. AIP Conf. Proc. 1085 “Proceedings of the 4th International Meeting on High Energy Gamma-Ray Astronomy”, pg. 601-604, (ISBN 978-0-7354-0616-2)

Hafizi, M., Boçi, S., (2009). A Sight on the Variation of Spectral Parameters in GRBs. AIP Conf. Proc. 1203 “Proceedings of the 7th International Conference of the Balkan Physical Union”, pg. 139-143, (ISBN 978-0-7354-0740-4)

Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2010). A Sight on the Variation of Spectral Parameters in GRBs. AIP Conf. Proc. 1279 “Deciphering the Ancient Universe with Gamma-Ray Bursts”, pg. 321-324, (ISBN 978-0-7354-0829-6)

Hafizi, M., Boçi, S., (2010). A Review on Temporal Lag Correlations in GRBs”. Publications of the Astronomical Observatory of Belgrade N. 90 (2010) as Proceedings of the 6th SREAC Meeting, pg. 61-64, (ISSN 0373-3742)

Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2011). On the duration-luminosity relation of GRB pulses during the prompt emission. Proceedings of Science PoS (Integral 2010) 093

Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2011). A test on distribution of opening angles of beamed GRBs. AIP Conf. Proc. 1358 “Gamma Ray Bursts 2010”, pg. 325-328, (ISBN 978-0-7354-0916-3)

Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2011). A modified lag for better exploring correlated properties in GRBs. “World Scientific”-Proceedings of the Twelfth Marcel Grossmann Meeting on General Relativity

Hafizi, M., Hamolli, L., (2012). About microlensing optical depth and rates for free-floating planets towards the Kepler's field of view. Journal of Physics: Conference Series 354, 012006, 6 pg., doi:10.1088/1742-6596/354/1/012006

Hafizi, M., Boçi, S., Mochkovitch, R., (2012). A review of the redshift infuence on GRBs observed properties. Memorie della Sociata Astronomica Italiana, Suplementi-Vol. 21, proceedings of “GRBs as probes from the progenitors environment to the high redshift Universe”, pg. 202-205 or/and selection effects?”, Proceedings of Science PoS (GRB 2012);

Romane:


"Pika Trëndafil", roman shkencor, Shtëpia Botuese Toena, 2018

“Infiniti Blu”, roman shkencor, Shtëpia Botuese Albas, 2020

Nderime dhe çmime

Medalje e Artë, pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme. Nr. 123, datë 31.1.1981

Medalje e Artë, pas mbarimit të shkollës së lartë. Nr. 22, datë 24.7.1986.

Chevalier dans l’Ordre des Palmes Académiques, 2008

“Pour services rendues à la culture fançaise”. Datë 8.8.2008.

Medalje e Artë e Universitetit “Fan Noli”, Korçë, 9.11.2018

Çmimi Kombëtar për Letërsinë për të rinj dhe fëmijë, 2018, për veprën “Pika Trëndafil”, janar 2020

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page