Edi Luarasi (1940) “Artiste e merituar” (1992) Mban titullin “Artiste e merituar” (1992)
Edi Luarasi (1940). Aktore. Lindi ne Tirane, me 7 maj, nga prinder intelektuale: e ema mesuese, i ati, Ndoc Mirdita, oficer i larte i ushtrise. Qysh femije ra ne sy per talentin e saj si kengetare dhe ne moshen 14-vjeare u aktivizua nga Estrada e Shtetit* si kengetare (1954-1957) se bashku me te motren, duke u bere te njohura si dueti “Motrat Mirdita”. Regjisori i njohur Mihal Luarasi shqoi talentin e saj per aktrim dhe e aktivizoi ne role te vogla si dhe dy komedi te plota.
Ne vitin 1958, ajo u martua me te dhe nje vit me vone hyri ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, ne kursin e pare te saj (1959-1963). Fill pas mbarimit te studimeve u emerua ne Teatrin Popullor*, ku luajti edhe rolet e para: Vera te drama Shtepia ne Bulevard e Fadil Pacramit* dhe Beatricja te komedia Shume zhurme per asgje e Shekspirit. Qysh me keto dy role duket se mori udhe edhe profili i saj aktorial, i cili ravijezohet njeherazi ne dy kahe: ate dramatik-psikologjik dhe ate komik e gazmor.
Aktore me temperament te forte, ze kumbues, e gjalle dhe plot energji, ajo nje vit me vone luajti rolin e Lenes ne dramen Doktor Aleksi te Ibrahim Urucit*, duke luajtur perkrah Kadri Roshit. Kordelia te tragjedia Mbreti Lir e Shekspirit (1965) ishte nga figurat ku E. Luarasi deshmoi begati emocionale, natyrshmeri dhe vertetetesi, me synimin per te dhene ndershmerine, boten e paster, te brishte e poetike te bijes me dashurine dhe perkushtimin e painters ndaj te atit.