top of page
Writer's pictureAlb ww

Nermin Vlora ligjëroi në shumë universitete të botës: Angli, Portugali, SHBA, Ugandë, Kolumb




Nermin Vlora ( Falaschi ) u lind më 18 prill 1921 në Tiranë, ku mori edhe mësimet e para në shkollën “Motrat Qiriazi”, dhe shkollën e mesme po ashtu në Tiranë, në Institutin “Nëna Mbretëreshë” . Që e re Nermini filloi të shkruajë vjersha dhe gjatë shkollës së mesme përktheu vjersha nga gjuha franceze dhe italiane për emisionet e Radio Tiranës .


Ajo ishte e re kur njohu gjeneralin italian Renzo Falaschi ( Renco Falaski ), u martua me të dhe shkoi në Itali. Në Itali studioi shkencat juridike në Siena (Toskana). Ajo studioi vazhdimisht gjatë jetës së saj . Përveç gjuhës shqipe, ajo njihte shumë mirë gjuhën italiane, franceze, angleze, spanjolle, greke, turke që i fliste dhe i shkruante. Ajo ligjëroi në shumë universitete të botës: Angli, Portugali, SHBA, Ugandë, Kolumbi, Kinë etj,. Fushat e interesimeve të saj, përveç asaj shkencore, shtrihen edhe në atë letrare, historike, arkeologjike, linguistike. Disa nga veprat e saj janë përkthyer në disa vende të botës.

I shoqi Renzo si diplomat me përvojë, studioi dhe shkroi librin “Diplomacia e Ismail Qemalit”, të cilin Nermini e përktheu në gjuhën shqipe .

Nermin Vlora u nda nga jeta në vitin 2004.

Renzo donte që të ishim bashkë përjetësisht në Kaninë të Vlorës dhe i biri i tyre, Roberto solli hirin e babait italian, Renzo dhe të nënës së tij shqiptare, Nermin. Që nga data 6 korrik 2005 , në varrezat e qytezës së Kaninës prehet edhe e mbesa e Ismail Qemalit , Nermin Vlora Falaschi dhe i shoqi i saj, Renzo Falaschi .

Disa libra të botuar:

– “Zotërues i kohës” (1967);

– “Nga gjysmëhëna tek hëna” (1973);

– “Momente kolombiane” (1979) – poezi;

– “Udhëkryqi ” (1968);

– “E Nesërmja e kohës” (1971);

– “Gjurmë gjaku” (1974);

– “Lejleku kokartë” (1976) – roman;

– “Kina” (1972) – përshkrim udhëtimi;

– “Bashkësia dhe autonomia” (1973);

– “Konsiderime mbi civilizimin Çibça” (1979);

– “Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët (1984);

– “L’Etrusco, lingua Viva”;

– “Etruskishtja gjuhë e gjallë” (1989) – studime;

– “Kujtimet e Qemalit” (1974) – përktheu nga anglishtja në shqip;

– “Ismail Bej Vlora” (1985) – përktheu nga italishtja nga anglishtja;

– Në italisht, Nermin Vlora ka përkthyer librin “Ismail Kemal Vlora e l’Indipedenza dell’Albania 1912 Memorie, ose në shqip “Ismail Qemal Vlora dhe Pavarësia e Shqipërisë, 1920 Kujtimet), me shtesa e plotësime historike nga Renzo Falaschi; Romë , 1992 – përktheu nga anglishtja në italisht;

– “Il bivio, Bolonja (1967);

– Përktheu nga italishtja romanin “Udhëkryqi”

– “Nga etnocentrizmi në pluralizëm kulturor”;

– Anglisht – “From ethnocentrism to cultural pluralism”;

– Italisht – “Dall’etnocentrismo al pluralism cultural “, Bardi editore , Roma, 2000.

Nermin Vlora ka fituar çmime të ndryshme letrare , nga të cilët më të rëndësishmit janë : Laura ” Honoris causa ” nga Universiteti i Tuksonit (Arizona, SHBA ); Dy çmime nga Kryeministria e Italisë, për zhvillimin e kulturës; Dekoratën “Oficial de la Orden di San Carlos” nga qeveria e Kolumbisë për botimin e librave mbi qytetërimin e lashtë parakolumbian, ” ÇIBÇA ” dhe për aktivitetet e ndryshme kulturore që zhvilloi në Kolumbi gjatë pesë viteve që bashkëshorti i saj ishte Ambasador në Kolumbi, etj.

Për të janë shkruar librat: “Nermin Vlora Falaski” , Prishtinë , Shkëndija (1992), e studiuesit Hasan Hasani, “Rrëfej Nermin Vlorën: Ishim tri ”, Triptik (2005), nga Zenepe Luka –

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page