Linda Rama në një rrëfim ndryshe, përtej kostumit të 'bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama' Intervista e plotë e Linda Ramës. Linda Rama
Redaksia19 Qershor, 15:55 | Përditesimi i fundit: 19 Qershor, 16:12
*Intervista e plotë e Linda Ramës Përshëndetje, e ftuara ime e sotme është një grua me të cilën kam dashur prej shumë vitesh të bashkëbisedoj. Është një intelektuale, një profesioniste, nuk është e përfshirë zyrtarisht në politikë por në fakt, prej shumë vitesh jeton me atë që sot është i mandatuar për një mandat të tretë për të qeverisur vendin, me Edi Ramën. Linda: Mirëmbrëma Ilva, shumë kënaqësi që jam në mjediset e televizionit tuaj. E nisa me këtë kuriozitet timin për ju pasi ndër vite vrtët kam dashur tju intervistoj dhe e vlerësoj që u përgjigjët pozitivisht ftesës sime për të zhvilluar këtë intervistë sepse kam vërejtur që ju keni ruajtur një profil diskret, e tërehqur nga jeta publike. Keni një llogari në twiter, e përdorni me raste. Si është e vërteta, pse keni zgjedhur të jeni e tërhequr nga opinioni publik? Linda: Një pjesë e gjithë këtij parashtrimi qëndron, por nuk është e gjithë e vërteta dhe mbase gjatë bisedës mund të ketë hapësira për ta trajtuar. Veçanërisht me fjalën "diskret" në këtë rast nuk është se kam ndonjë raport të mirë në përcaktimin diskret, por gjithësesi unë në këtë pjesën e rrjeteve sociale dhe platformave nuk është se mund të jem personi që mund të jap ndonjë leksion sesi të veprohet me to. Por në rastin tim, në parim e kam trajtuar edhe jetën time personale por edhe punën në një farë mënyre shumë të çmuar për ta bërë të rrjetsocializueshme. Mbase edhe sepse natyra e punës time është e tillë, merret me analiza shumë të thelluara dhe produkte shumë speciale të cilat i kuptojnë vetëm një pjesë e njerëzve dhe i interesojnë një pjese të njerëzve. Por ndërkohë kam zgjedhur tëiterin në fakt. Vonë shumë e kam aktivizuar në të vërtetë. Kam bërë një tentativë për ta hapur në momentin që Edi e filloi se pata kuriozitet po e lashë jo aktiv në fakt. Nuk postova. Po pse? Linda: Po se nuk dija çfarë të bëja me të atëherë. Ishte shumë shpejt. Edi ishte i pari madje, nga politikanët shqiptarë që e hapi dhe u bë dhe lajm atëhere dhe pati dhe shumë opinione të ndryshme për këtë mjet komunikimi kurse unë shumë vonë. Këto vitet e fundit kam filluar ta aktivizoj sepse kisha momente që ndjeja që kisha nevojë dhe unë për një kanal komunikimi me publikun dhe sa herë kam diçka për të thënë preferoj që ta bëj nëpërmjet tëiteri është një platformë shumë e përshtatshme për të transmetuar kaq. A ka momente që Linda do të flasë? Do të jetë e angazhuar të japë opinionin e saj për publikun në twiter apo në platforma të tjera? Se kur them keni qëndruar pak e rezervuar në daljet tuaja, i referohem dhe daljeve publike ne evente të ndryshme. Për një grua, një profesioniste si ju që është marrë me jetën sociale të këtij vendi dhe jo vetëm, ekonomike, mund të kishit qenë më e dukshme. Linda: Kam qenë. Është zgjedhje kjo? Linda:Po, është zgjedhje. Po pse? Linda: Kam qenë më visibël deri në momentin kur u martova me Edin dhe fillova të jetoja me të. Profesionalisht gjithmonë flas, kam qenë shumë më aktive, por gjithsesi mu desh që të modifikoja diçka në të gjithë qasjen e shpalosjes në publik. Edhe me audiencat, jo domosdoshmërisht në publik por në audienca sepse ti në momentin që jeton me një politikan sigurisht mund të trajtosh me audiencë profesionin tënd, por ka të ngjarë që lajmi në fakt të jetë i lidhur me pjesën publike të aaj që ti je. Për ta shmangur këtë lloj keqkuptimi por edhe për të respektuar vullnetin e njerëzve, sepse kjo është e vërteta, ata kanë zgjedhur Edin për të qenë protagonist, ata kanë zgjedhur Edin për t'i eksperimentuar të gjitha format e tij dhe Edi është shumë më i dobishëm në këtë aspekt për njerëzit kështu që unë kam dashur që tja le këtë arenë Edit dhe këtë kam bërë. Me vetëdije. Do flasim dhe për këtë. Kam shumë kuriozitet tju pyes edhe për Lindën si profesioniste. Keni përfunduar fakultetin shkelqyer për, Fakultetin e Ekonomisë, më pas keni bërë një master. Mesa po lexoja në kërkimet për këtë intervistë, ishit ndër të parat që kishit bërë një master në Pragë në '92-shin, të paktën nga ato që ishin kthyer në Shqipëri dhe keni punuar këtu. Do doja të mbeteshim te kjo zgjedhje, ky vendim që keni marrë për të lënë Edi Ramën përpara dhe ju për të qëndruar më pas. Kjo nuk ju ka shmangur ama dhe kosto apo dhe sulme personale politike ndaj jush. Si i keni përjetuar ato? Linda: Në momentin që unë kam filluar të jetoj me Edin, jam martuar me Edin në vitin 2010 dhe dihet që në atë periudhë për disa vite Edi ishte në fokus të shumë sulmeve dhe shumë akuzave të cilat në fakt, ndonjëherë merrnin dhe trajta të paimagjinueshme duke sakrifiuar, duke mos marrë parasysh as gra, as të vdekur dhe as fëmijë. Kjo ishte klima dhe unë kisha vendosur, e dija që kisha vendosur të lidhja jetën me një njëri me vokacion shumë të qartë politik dhe ndërkohë një njeri i cili kishte pretendimin dhe ambicjen për tu bërë kryeministri i Shqipërisë. E kam patur dhe vetëdijen e plotë që kosa e gjuhës së egër politike nuk do më kursente edhe mua, por gjithsesi Pra po thoni që ishit e përgatitur deri diku. Linda: Jo, isha e, vetdijen e kisha të plotë. Megjithatë vetëdija nuk të shpëton nga përjetimi. Si kanë qenë përjetimet? Linda: Unë isha e përgatitur që kjo do ndodhte dhe ndërkohë sulmet për Edin nuk pushonin. Ishte si një breshëri, të jetoje si në breshëri. Po e vërteta nga ato që unë kam konstatuar dhe nga kjo eksperiencë personale ishte që në momentin që një sulm ndodh apo një akuzë ndodh, sigurisht nuk është një shije e mirë. Është shije shumë e keqe. Të pushtonte një mërzi e madhe. Madje edhe mund të mërzitesh thellë, por në ato momente mendimi i parë që të vjen është që të mbrosh ata që janë pranë teje dhe të parët sigurisht që janë fëmijët prindërit dhe pastaj dhe të afërmit që mund ta pësojnë për shkakun tënd. Edhe për arsyen se nuk ka qenë zgjedhja e tyre që ti të jesh në politikë dhe padrejtësia është dhe më e madhe kur bëhet fjalë për to. Por ndërkohë për këtë shkak, ti je i detyruar që të kujdesesh për ta, të mendosh përtej vetes gjithmonë, mos të ndalosh kurrë tek vetja, të sjellësh dhe në një lloj ekuilibri shpirtin e tyre dhe më pas të kujdesesh maksimalisht për bashkëshortin që ai të vazhdojë punën e tij pa trazuar nga gjithë kjo mërzi e jotja dhe të ndjehet i mbështetur. Po bashkëshorti i përjetonte gjithashtu këto sulme, këtë agresivitet? Linda: Në raport me të? Ai si i përjetonte? Për atë dhe për ju? Linda: Edi...kur unë them që unë isha me vetëdijen që isha martuar me një njeri i cili kishte vokacion të qartë politik dhe me ambicje të qarta politike, sigurisht që Edi aq më shumë e ka marrë parasysh këtë, por ajo që unë kam vënë re që ndonëse ndonjëherë ose shpesh herë Edi nuk shprehej, edhe për të thellësisht shqetësimi qëndronte, unë e kam ndjerë këtë shumë herë, shqetësimi qëndronte përsëri tek kosto që ai shkakton tek të tjerët që në fakt nuk e kanë bërë ata zgjedhjen për të patur njeriun e tyre në politikë. Gjithmonë në raport me tjetrin. Por ajo çfarë doja në gjykimin tuaj zonja Rama, është po ju, vetja juaj si e përballonte këtë? Se kujdeseshit për fëmijët, për prindërit, për njerëzit tuaj të afërm, po vetja? Unë jam vetë bashkëshorte dhe tani kam parasysh edhe koston që merr si pasojë e të qenit me një bashkëshort që është në jetën publike politike të vendit, por nuk arrij ta imagjinoj si është të jesh gruaja e kryeministrit në Shqipëri? Linda: Mendoj që jo vetëm në Shqipëri dhe ju falenderoj për pyetjen. Do më lejoni ta shtjelloj pak sepse është dhe një rast për ta shtjelluar. Kur unë jam martuar me...së pari një herë do doja të shprehja mirëkuptimin tim për të gjitha gratë në këto 30 vite që kanë qëndruar në krah të politikanëve shumë të lartë në hierarkinë shtetërore dhe si njëra prej tyre do doja të thoja që i kuptoj të gjitha sfidat e dukshme dhe të padukshme në të cilat ato kanë kaluar. Thënë këtë, do doja të veçoja momentin e parë të shfaqjes time publike me Edin sepse është një moment që më ka bërë, ka qenë pikënisja e një reflektimi personal se çfarë ishte bashkëshortja e kryeministrit. Në daljen e parë publike me Edin në tëtorin e viti 2010 ishin disa gazetarë dhe opinionistë të cilët jepnin opinionin e tyre dhe konsideratat e tyre se çfarë do të jetë Linda krah Edit politikan dhe më pas potencialisht krah Edit si kryeministër. Atëherë Edi ishte kryetar i Bashkisë, ishte dhe shefi i opozitës por ndërkohë dihej rrugëtimi i tij, ambicja për të shkuar drejt kryeministrit. E kujtoj shumë mirë atë moment kur si përmbledhje të këtyre opinioneve, moderatori, gazetari nënvizoi dy modele të grave bashkëshorte, zonja të presidentit apo zonjë të kryeministrit dhe ishte një model, po e citoj tani "jo inspirues i gruas që fut hundët hundët në pushtetin e burrit" dhe këtu ndjeva një keqardhje të madhe për këtë lloj përcaktimi kaq të prerë, një farë përcaktimi i pamëshirshëm do të thoja dhe nga ana tjetër ishte një model tjetër që u tha aty, që ishte një profil i dëshiruar dhe po e citoj "e një gruaje diskrete" dhe në atë moment ishte vetëm dalja e parë dhe unë isha shumë e kujdesshme për të mos u futur më thellë se dhe nuk kisha informacion. Thashë si ka mundësi, çështë kjo, vetëm dy modele qenkan? Keq ose mirë? Çfarë shtrihet midis këtyre? Dhe këtë fjalën "diskret", prandaj ju thashë që nuk kam një marrëdhënie të mirë kur bëhet fjalë për bashkëshorten. Në moment nuk e kuptova, kishin parasysh inekzistencë, kishin parasysh të fshehur? fshehje? Nuk e kuptoja çfarë do të thoshte diskret dhe në fakt në momentin e parë që Edi u bë kryeministër, në ditën një unë doja të kuptoja se çfarë ishte në fakt ky lloj përcaktimi ndërkohë që e kisha shumë të qartë sepse informacionet dhe jetojmë në të njëjtën shoqëri, ndërkohë e dija shumë mirë që gruaja e kryeministrit apo gruaja e presidentit, kushdo qoftë ajo, së pari jetojnë në kushtet e një gjykimi dhe paragjykimi ndonjëherë të pandershëm pa patur informacionin të gjykojnë lehtësisht, aq më shumë kur je bashkëshorte të vishen edhe gjëra që ti nuk i ke. Së dyti, në një farë mënyre, ato kanë një kërkesë të vazhdueshme për të performuar dhe e treta në një farë mënyre ato janë në dorë të shtetit dhe shteti..unë nuk e dija se si i trajtonte shteti këtë lloj pozicioni. Kështu që që në ditën një të Edit, isha shumë e vëmendshmë për statusin e bashkëshortes dhe çfarë bëra? Në kuptimin ligjor...privilegjeve Linda: Por jo vetëm ligjor, ja ky është problemi që statusi i bashkëshortes çuditërisht lidhet gjithmonë me privilegjin. Jo nuk është kështu. Po pse është krijuar ky perceptim, pse? Linda: Unë do të përpiqem të jap shpjegimin tim dhe unë jam e bindur që secila zonjë që ka qenë në këtë lloj situate, unë jam e bindur që ka shpjegimet e saj dhe mund të ketë edhe shpjegime më të shtjelluara sesa unë, por ja vlen të ndalohet tek ky moment. Unë që në ditën një, për të shmangur pikërisht këtë që thatë ju, këtë futjen e hundëve, privilegjet, gjithë këto që arkullojnë lehtësisht, në ditën një të Edit unë, ajo që bëra sapo mu dha rasti ishte që të refuzoja të gjithë ekipin e shërbimit që ishte presupozuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit. E para sepse nuk e kuptoja pse duhet të vinte në familje sepse ne jetonim, ne kishim vendosur të jetonim në një shtëpi tonën dhe nuk kishim shkuar në ndonjë rezidencë qeveritare dhe e dyta sepse doja të shmangia çdo lloj situate që unë nuk e quaja të arsyeshme dhe atëhere kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryemistrit të zhvendosej në Kryeministri me bindjen që, pranë kryeministrit me bindjen që kryeministri me orë të gjata është aty. Aty i duhet të japë mëngjese pune ndonjëherë, aty i duhet, pavarësisht se del nga shtëpia, aty i duhen drekat e punës, aty i duhen darkat nëse do rrijë shumë vonë dhe nuk ka kuptim, në shtëpi sigurisht isha unë. Ju jeni frymëzuesja e dhomës se trëndafilave? Linda: Po, ja kam sugjeruar unë Edit. Është një mjedis kur njeriu mund të konsumojë, për pak njerëz, madje unë nuk e di, kam shkuar vetëm një herë për ta parë por ndërkohë, që në fillim i sugjerova Edit që të gjendej një mjedis brenda Kryeministrisë dhe mendoja, duke e parë edhe gjithmonë si një nevojë për të ruajtur edhe dinjitetin e institucionit të kryeministrit qoftë edhe në detaje të tilla. Tjetra që bëra ishte që unë nuk pranova të heq dorë nga timoni. Unë jam shoferja. Të kam parë kur sjell Zahon në shkollë. Linda: Po dhe është një nga momentet, gjëja më e bukur me të cilën e filloj ditën. Po nuk ka detyrim në fakt për aspektin e sigurisë që të jetë një badigard Linda: Edhe e ka, ato ofrohen si pjesë e shërbimit por unë nuk jam nisur nga ajo. Unë jam nisur nga ajo, unë jam nisur nga ajo që kam dashur dhe isha në këtë vëmendje për të shmangur çdo lloj, por ndërkohë jam dhe Linda, unë kështu jam, unë atë momentin me Zahon që ju i referoheni, ai është momenti më i bukur i ditës time. Unë kështu e filloj ditën, unë në timon dhe ai mbrapa dhe ne komunikojmë me njëri-tjetrin. Ai tani është rritur, më ve muzikën, unë e gjej mundësinë që të flas me të gjëra mbase ndonjëherë dhe të rëndësishme. Ajo është një pjesë e bukur e jetës time dhe mua ai timoni më ndihmon për këtë gjë edhe i jap edhe Zahos një model që mami është ajo, edhe Rea. Rean e çonin gjyshërit po unë e çoja nëpër këto kurset, nëpër këto gjërat dhe unë dua ta ketë ai si, dua të më mbajë mua mend si shoqëruese të tij të parë në këto largimet nga shtëpia. Pra ky është qëllimi që ju i jepni vetë makinës. Linda: Po, ky është qëllimi që unë i jap vetë makinës se unë dua t'i jap, së pari. Kjo është kryesore. Vendimin e kam marrë unë. Unë nuk pres të marrë vendimet shteti për gjërat në qoftë se unë nuk thyej një gjë të rëndësishme shtetërore për preferencat që i kam, kam dhe unë të drejtë vendimmarrjeje. Tjetra është psh., që unë nuk kam një punonjës sigurie, s'kam pasur asnjëherë. Sigurisht jam Linda që kam qenë gjithmonë. Unë vendosa që të mos shoqëroj asnjëherë Edin jashtë shtetit në qoftë se prezenca ime jashtë shtetit, në vizitat e tij, nuk do ishte për arsye protokollare saktësisht protokollare ose për arsye të reciprocitetit në agendë. Nonjëherë agenda ta kërkon këtë për shkak të palës me të cilën do takohësh dhe ka patur raste kur unë e kam shoqëruar Edin pa agjendë, kur nuk e ka kërkuar agjenda por i kam paguar gjithmonë, ka qenë një rregull i vendosur, shpenzimet e udhëtimit unë i kam paguar vetë, pa u futur fare në financat publike. Mos është pak më shumë seç duhet kjo? Linda: Nuk e di, ju keni folur për privilegje mendoj unë, dhe media ka folur dhe opinioni i percepton si privilegje. Tani në qoftë se dhe për këtë anën e kundërt ti përsëri duhet të akuzohësh, kjo mbetet për tu diskutuar. Unë po hap vetëm thjesht dritat, po hap ca hapësira që mbase të fillojë një mendim ndryshe. Tjetra që kam bërë, se dua ta shtjelloj këtë të plotë. Tjetra që unë, sigurisht kam qëndruar në një distancë të plotë me pushtetin e Edit dhe ka dhe një moment tjetër te roli i bashkëshortes, që ti je prezent, je shoqëruese e bashkëshortit tënd në aktivitete të ndryshme brenda vendit. Aty më ka bërë përshtypje sepse nuk kanë gjetur psh., në shtet një mendim të arsyetuar në të cilat duhet të ishin rastet se kur bashkëshortja duhet të ishte me kryeministrin brenda në aktivitete të ndryshme. Për këtë shkak unë e kam bërë vetë seleksionimin. Sigurisht kam marrë informacionin e ftesave dhe përveç, përsëri, arsyeve protokollare që vendosen nga konfirmimi i Edit dhe i protokollit, nuk vendosen nga unë, kam bërë një seleksionim që t'i jap një kuptim arsyes se pse unë shoqëroj Edin. Dhe ndërkohë, kisha një kuriozitet shumë të madh. Me këtë e mbyllim ne këtë pjesën e gruas që fut hundët në pushtetin e burrit apo diskretes apo gruas që lidhet me fonde apo gruas që lidhet me, nuk e di, juve dini t'i quani të gjithë po mënyrë, gruaja shtojcë e burrit. Këtu hiqet e gjithë kjo gjëja dhe thashë çfarë shtrihet pas kësaj? Pas këtij paragjykimi dhe gjykimi të madh? Këtë e kisha një kuriozitet shumë të madh dhe këtë në fakt fillova ta eksperimentoja sepse pas atij, ajo që bëja unë çdo ditë ishte që unë të ruaja identitetin tim personal dhe profesional. Kjo ishte një gjë e përditshme, mua nuk më ndihmon shteti për këtë, këtë e bëj vetë. Dhe mbas gjithë kësaj narrative që në fakt kaq lehtësisht konsumohet në publik dhe në media, se publikun nuk do doja shumë ta përfshija në këtë, në media veçanërisht, por edhe në rangjet e politikës po edhe në shtetin shqiptar, pas asaj kush shtrihej? Shtrihesha unë, identiteti im personal dhe profesional dhe unë gradualisht fillova të shpalosja identitetin tim personal dhe profesional. Si? Ndonjëherë me ndonjë fjalë para gazetarëve për median, ndonjëherë në një mjedis ku diskutohej çështja e gruas, ndonjëherë, publikisht gjithmonë, si gruaja e kryeministrit po flas, ndonjëherë në konferencat jashtë vendit dhe ndonjëherë edhe në kongresin e PS siç ndodhi vjet. Për ta mbyllur këtë lloj shtjelle, ajo që mendoj unë i ka munguar shtetit shqiptar deri tani në mënyrën sesi e ka trajtuar bashkëshorten e kryeministrit nisur nga kjo eksperiencë e imja, që mund të mos jetë eksperienca e dikujt më pas, është që asnjëherë nuk janë kujdesur, besoj unë, për identietin personal dhe profesional të bashkëshortes së kryeministrit dhe më beso Ilva, çdo bashkëshorte, kushdo që të jetë ajo ka një identitet personal dhe profesional dhe me këtë që po them, kjo është dhe një ftesë. Madje do tju jap dhe një detaj thjesht për të kuptuar se si qëndron çështja e bashkëshortes në këtë vendimin për ceremonialin e shtetit nuk ka, i referohet, janë shumë pak referenca për bashkëshorten, po i referohen vetëm bashkëshortes grua një referencë për ndonjë rast kur këtu në këtë vend mund të ketë...është bashkëshorte, është grua. Tërë kohën "bashkëshortja, bashkëshortja, bashkëshortja". Nuk është menduar nga ata që e kanë shkruar që unë uroj shumë, kur e kam lexuar, unë uroj shumë që të kenë qenë burra, të mos ketë qenë ndonjë grua aty që e ka shkruar ose që ka qenë në hallkat e konsultimit, a të rishikimit që ta ketë lënë kështu, po nuk e kanë imagjinuar. Mendo se çfarë mentaliteti është ky. Nuk e kanë imagjinuar që gruaja mund të jetë edhe presidente, mund të jetë edhe kryeministre dhe do t'i duhet një burrë bashkëshort që të bëjë këtë lloj roli. Dhe mendoj, për ta përmbyllur të paktën këtë shtjellën time, unë mendoj që ka nevojë për një rivizitim, qoftë edhe në këtë kuptim që në një farë mënyre përcakton edhe pozicionin e shtetit në raport me të drejtat, me konventat, me të gjithë gjërat por mbase dhe përtej kësaj, për të krijuar një kapacitet edhe të shtetit, dhe do ta bëja dhe një ftesë edhe për politikën por edhe për median që t'i japin vetes mundësinë të zbulojnë një çikë përtej gruas që u lidhka thjesht me privilegje, më shërbesa, me fonde. Lidhet edhe me identitet, edhe personal dhe profesional dhe këtë duhet ta bëjmë në emër të, do të thoja unë, edhe të dinjitetit të shtetit tonë. Janë shumë institucione që ne i krijojmë, janë shumë përpjekje që ne bëjmë për të fuqizuar bashkëshortet kudo që janë dhe gruan në të gjitha nivelet. Unë jam një njëri i investuar dhe unë e besoj fort këtë kauzë dhe mendoj që qëndron në dinjitetin tonë si komb dhe si shoqëri dhe si politikë dhe si shtet që ne t'i japim respektin e duhur dhe të kujdesemi që të mos e lejojmë këtë lloj diskutimi të shkojë në territore gri të cilat në fakt janë territore që s'krijojnë asnjë shijë të mirë. Dritëhijë jo të mira. Ka ardhur momenti në Shqipëri? Është e mundur të ketë një kryeministre apo një presidente grua? Linda: Unë besoj që momenti ka qenë kohë më përpara. Ka qenë dje, ka qenë pardje. Ka qenë dhe që në fillim të tranzicionit, ditën një të kërkesës për demokraci që ne kemi pasur, mundesisht edhe nje grua kryeministre, grua presidente, gra ministre sepse investimet në arsim këtu nuk kanë filluar në vitin '90 dhe kualifikimet shpalosjet intelektuale kanë qenë për dekada të ushtruara në këtë vend. E vërtetë tjetër është gjithashtu se në këto dy mandate të qeverisë së Edi Ramës ka pasur shumë gra. Madje qeveria e fundit ishin më shumë gra, ishin në balancë të plotë, madje e tejkaloi një moment. E kanë kryer misionin e të qenurit gra dhe gra në politikë ashtu siç duhet apo ka pasur gabime edhe nga vetë gratë? Në gjykimin tuaj. Linda: Në gjykimin tim, ne duhet t'i gëzohemi një herë, shumë, faktit që ne sot në tabelat botërore ku diskutohen çështjet e barazisë gjinore, ne jemi në nivelet më të larta. Mendoj që ne jemi në të parët, pikërisht për këtë shkak që thatë ju, jo vetëm për në qeverisje por unë e kam studiuar përfaqësimin e grave, ne fakt jo së fundmi, po në vitin 2016-2017 në mos gaboj. Në të gjitha nivelet e larta por edhe në kompanitë private, në bordet dhe si CEO të kompanive, si drejtuese të larta të kompanive private dhe mua më rezulton që ky është një realitet që shtrihet në të gjitha hallkat. Ka qenë dhe më përpara, nuk ka ndodhur vetëm këto vite, por këto vite është, unë mendoj që ka ndodhur shpalosja më e madhe, janë dhënë mundësitë më të mëdha, edhe për parlamentin, edhe për qevrinë, të përfaqësimit të gruas në politikë. Kështu që ne duhet t'i gëzohemi këtij fakti. Jemi në rrugë të mbarë dhe jemi dhe në rrugë të drejtë. Sikundër është e drejtë që të kërkojmë që gratë të përformojnë mirë. Linda: Sikundër, unë e kam thënë dhe publikisht këtë dhe ka qenë pjesë e dy-tre mendoj unë, konferencave të mia e fjalës në aktivitetet ndërkombëtare, por edhe këtu kam përshtypjen. Ajo që mua më mungon vetë, si njeri që e ndjek në vijimësi këtë çështjen e fuqizimit të gruas dhe kur them në vijimësi, bëhët fjalë që në fund të viteve '90, ajo që unë kuptoj që atyre grave që i është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më te larta, unë nuk i shoh këto gra aq sa duhet në nivelit e misionit. Ato nuk janë ngritur në nivelin e misionit. Ato thjesht bëjnë, mendoj unë, në një masë të madhe përpiqen të përformojnë në punën e tyre dhe... Po nuk i sheh që të mbështesin gratë e tjera? Linda: Jo, nuk është kaq e drejtpërdrejtë, eshtë një fjalë shumë e madhe të jesh në nivelin e misionit. Duhet ta mendosh shumë thellë. Duhet të të vijë nga brenda. Duhet të mos mendosh, duhet të heqsh egon personale. Duhet të mendosh që ti aty nuk je se je më e mira. Jo, nuk janë më të mirat. Ka shumë më të mira. Thjesht i është dhënë mundësia, edhe për shkak të kapaciteteve që kanë. Por janë aty sepse është investuar shumë gjatë për to. Është investuar nga nëna, është investuar nga mësuesi, është investuar nga shoqëria, ajo që thatë ju, është bërë betejë e madhe këtu në vitet '90 për kuotat, edhe në vitet 2000 për kuotat dhe është një evoluim që s'ka lidhje me këto vitet e fundit. Është një evoluim i politikës në vite ky dhe i shoqërisë shqiptare dhe një kërkesë që vjen nga brenda dhe ato janë aty pikërisht për të mishëruar këtë lloj misioni, që të bëhen katalizatore të fuqizimit të gruas në baza meritokratike në të gjitha nivelet, por njëkohësisht edhe të adresimit të problematikës së gruas në komunitete ka akoma disparitete shumë të mëdha se këtu po flasim... Pra, nuk e shihni mjaftueshëm të shprehur problematikën që do duhet të merreshin gratë në politikë. Linda: Unë nuk e shoh që të jetë pjesë e vokacionit të tyre dhe e misionit të tyre dhe këtu p flas për nivelet më të larta dhe këtu në nivelet më të larta unë quaj gratë përfaqësuese në kabinetin qeveritar dhe gratë përfaqësuese në...veçanërisht në Parlament. Unë do të doja që ato të njihnin shumë mirë problematikat e grave në komunitete dhe më besoni që ka problematika shumë të rëndësishme dhe po të hysh në bisedë, unë vetë heër pas here për shkak të punë, njihem me këto problematika dhe është e jashtëzakonshme mënyra sesi të kuptosh sesa të avancuara janë ato që provojnë problematikën për të dhënë zgjidhje. Mjafton t'i dëgjosh, ato ta tregojnë vetë rrugën. Problemi është që duhet plotësuar ky hendek midis atyre që kanë në dorë, se kanë në dorë të bëjnë politika dhe atyre që kanë problematika. Dhe vuajnë realitetin. Linda: Dhe vuajnë realitete të cilat shoqërisë tonë nuk i bëjnë asnjë lloj nderi. Ju thatë që nuk shihni mjaftueshëm, po përpjekje ka nga gratë që janë të angazhuara, qoftë në Kabinet, qoftë në Parlament? Linda: Ato përpjekjet e tyre janë të përditshme dhe unë mendoj që puna e tyre...unë nuk jam kritike për punën e tyre se unë nuk di ta mas kritikën e tyre, unë nuk futem kurrë në këtë lloj diskutimi. Ato përpiqen që të bëjnë. Ajo që unë dua të them është që ndonjëherë, përpjekjet që bën janë të pamjaftueshme... Në qoftë se kauza nuk është në agjendën kryesore, nuk është e dukshme. Linda: Më duket më shumë një shpalosje e meritave... Individuale. Linda: Po, edhe për të bërë punën individuale se në fakt për atë janë në rradhë të parë, sesa një përpjekje për të krijuar një frymë përtej kësaj dhe për të dhënë disa zgjidhje që qëndrojnë përtej kësaj dhe që kanë nevojë për një çikë aktivizëm të brendshëm dhe kur je lart në sferat...Ne kemi të drejtë të pretendojmë, edhe juve keni të drejtë si media, edhe unë si pjesë e një aktivizmi civil të hershëm kam të drejtë të pretendoj dhe unë mendoj dhe shoqëria ka të drejtë të pretendojë dhe po të pyesësh sot gra në komunitete, unë jam e bindur që ato janë shumë të qarta në pretendimet e tyre dhe kjo nuk mund të kalojë pa u konsideruar, Teksa ju flisni, znj. Rama, mua mu kujtua Kongresi i vjetshëm në fakt ku Edi Rama tha se jeni kritikja, opozitarja më e pamëshirshme. Në një farë mënyre, ju ka dhënë Rama edhe në fjalimet e tij publike, statusin e kritikes së ashpër me të cilën ai debaton, e qorton, shpreh këto mendime që po ndani me mua sot dhe i vlerësoj shumë. Si e përkufizoni ju ndikimin tuaj tek Edi Rama. Nëse ai ju quan "kritike të pamëshirshmë", ju si e shihni veten? Linda: Nuk zhvillohet kështu, që çfarë thotë Edi dhe çfarë them unë sepse e gjithë kjo pjesa e ballafaqimit të opinioneve dhe të mendimeve tona, është një proces që ndodh nga të dyja anët. Për një çështje të caktuar Edi thotë mendimin e tij dhe unë them mendimin tim. Dhe ky është një proces mbi baza reciprociteti dhe i zhveshur nga egot personale, se kjo është shumë e rëndësishme. Nuk ka rëndësi kush ka të drejtë, rëndësi ka që të shkohet drejt të drejtës me kontributin e të dyve atëhere kur ne diskutojmë diçka. Ajo që do thoja unë është kjo që, dhe ju e njihni besoj tani këtë element që dua të them unë, Edi nuk është një debatues i lehtë, Edi është një debatues shumë i vështirë. Ai e ka të lindur edhe pasionin për debatin, ai ka të lindur edhe këmbënguljen për t'i qëndruar bindjeve të tij. Dua ta them më bukur këtë se kështu është. Kjo pjesa e ruajtjes së etikës edhe në këtë debat, për ne është shumë e rëndësishme. "Për t'i dalë e tija" nuk ekziston në fjalorin tonë. "Ti po përpiqesh të të dalë e jotja", kjo nuk ekziston. Edi nuk do më thoshtë mua "ti po përpiqesh të të dalë e jotja". Asnjëri nga ne nuk ka një agjendë personale. Unë jam mbështetëse e agjendës së Edit në dobi të njerëzve dhe me këtë motivohet dhe Edi është i interesuar të japë maksimumin në dobi të njerëzve. Me këtë motivohet biseda jonë dhe... Ju po thoni që nuk është debatues i lehtë. Linda: Doja të thoja që s'është debatues i lehtë.. Po ju, nga ana tjetër si jeni? Jeni një debatuese këmbëngulëse? Linda: Që të debatosh me një debatues jo të lehtë dhe këmbëngulës dhe pasionant, duhet të rezistosh.Duhet të dish të rezistosh dhe ajo që bëj unë, është që unë rezistoj në emër të argumenteve të mia dhe nuk është se heq dorë edhe unë kollaj nga një qëndrim i imi. Por ka një rrethanë këtu, nëse unë psh., një gjykim të caktuar, për një rrethanë, për një situatë ose dhe për një fenomen e bëj mbi bazën e mekanizmit tim arsyetues, Edi ka një gjë të shtuar në këtë drejtim. Edi përveç mekanizmit të tij arsyetues dhe gjykues, ai ka dhe informacionin që e ka shumë të gjerë , shumë më të thellë sepse ai merret me këtë gjë. E zotëron. Linda: Mua më mungon kjo sepse unë e kam shumë të pjesshëm dhe mbase ndonjëherë dhe të pasaktë. Kështu që këtu ai vjen me një armë shtesë dhe mua përsëri më duhet që të kem mundësi që ta marr në të gjitha këndvështrimet deri sa të kuptohet se kush ka të drejtë dhe ndonjhëerë e drejta është tek Edi, ndonjëherë e drejta anon një çikë më shumë nga unë. Por e vërteta është kjo që Edi duket sikur nuk reflekton dhe unë nuk e pres. Tani jam mësuar që të mos e pres menjëherë reflektimin e Edit. Unë them gjykimin tim dhe reflektimin e Edit ti mund ta shohësh të nesërmen, mund ta shohësh pas një jave, mund ta shohësh dhe pas një muaji dhe mund të mos ta shohësh nëse është në dorën e tij të reflektojë dhe të bëjë vendimmarrje të caktuara. Por ai reflekton dhe kjo është një dinamikë shumë motivuese. Kjo të motivon...Edi, që të vazhdosh me këtë pikërisht për këtë lloj shkaku. Për të kaluar te opozita që citon Edi, në fakt është një...unë nuk jam e bezdisshme. Unë jam shumë selektive për atë që i them Edit, nuk jam një njeri që merrem çdo ditë me këtë punë. Unë ndaloj tek ato fenomene, ngjarje, momente që mendoj që paraqesin një interes të posaçëm publik dhe sigurisht për ato insistoj deri sa del në këtë lloj situate që sapo jua shpjegova. Me fjalë të tjera,jam një opozitë jo e bezdisshme, por jam e vështirë. Por "e ashpër, e pamëshirshme" ka thënë ai. Linda: Kshu e ndjen ai, po unë nuk mendoj që jam e pamëshirshme... Ju, si ju duket vetja? Linda: ...se nuk është kështu kaq pamëshirshëm. Nuk është e lehtë. Është një dinamikë shumë intersante. Dinamikë motivuese. Unë kam gjetur një thënie të Edi Ramës, ditën e fjalimit të fitores pas 25 prillit dhe e kemi dhe në ekran nëse më ndihmon regjia, "Linda gjysma ime më e mirë dhe të vetmen time më të mirë që nuk e mund dot por kënaqem kur kap barazimin, Linda Ramën, mamanë e palodhur të Zahos, nënën krenare të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është guri që na mbledh dhe drita që na energjizon të katërve." Linda: Më ndodh gjithmonë kjo, kur Edi fillon flet për mua, unë kam një moment të vështirë me veten. Unë nuk jam mësuar që të më lëvdojnë shumë. Prindërit kanë qenë shumë të kënaqur me mua po rezervoheshin, veçanërisht mami, të më lëvdonin sepse ishte një kërkesë pafund për të performuar dhe së fundmi, mendoj që pasi kaluan të shtatëdhjetat, mami e ka shtuar. Më thonë shumë më shpesh "shpirt". Më thonë shumë më shpesh "xhan", më përqafojnë shumë më shpesh dhe unë i përqafoj shumë më shumë sepse duket që e kanë marrë konfirmimin...Kështu që kur dëgjoj ndonjëherë ndonjë gjë të tillë më duket sikur s'ka lidhje me mua. Po unë dua të veçoj pjesën e barazimit aty, "kënaqem kur kap ndonjë barazim". Edi Rama nuk mendon që fiton gjithmonë me ju. Linda: Jo, nuk fiton gjithmonë. Ilva: Kush fiton më shumë? Linda: Nuk bëjmë këtë lloj llogarie sepse unë dua, dhe ai do. Absolutisht këtu e kemi të ndarë këtë, të fitojnë njerëzit. Për këtë është pozicioni i Edit. Po qejfmbetje krijohet ndonjëherë nga ky debat që ju po përshkruani? Linda: Nuk është i lehtë si debat, nuk është i lehtë dhe unë mendoj që mund të ketë dhe momente që së brendshmi ndjen që të merret energji pak më shumë, ose së brendshmi unë filloj dhe dyshoj mos i bie në qafë më shumë, ose dhe Edi jam e bindur, që ka edhe ai në mënyrë të pashprehur këtë dyshimin që mos vallë ka të drejtë Linda? Dhe kjo e bën pjesën e brenshme shprtërore pak më të brishtë. Po nuk është se thuhet. Ti e ndjen që është aty ky merak dhe ti e ndjen që vjen nje moment...janë dhe 8 vite tani. Në fillim mund të ketë qenë një ushtrim edhe i pashkelur kaq posaçërisht. Kurse tani, pas 8 viteve dhe vetë bëhesh pak më strategjist, pak më i kujdesshëm. Ngarkesat e Edit janë, të kryeministrit në përgjithësi, janë të një niveli të paimagjinueshëm kështu që gjithmonë ke një dyshim te vetja...je i kujdesshëm dhe unë jam e kujdesshme. Por ama vazhdoj dhe insistoj tek e imja. Insistoni në ato çfarë besoni ju. Linda: Çfarë besoj, në shërbim të njerëzve mendoj. Dua të mbetem pak tek Linda Rama, opozitë brenda familjes Rama dhe kritike. Si e gjykoni ju drejtimin e PS nga Edi Rama? Apo dhe të qeverisë? Linda: Po nuk ju duket një çikë e tejkaluar kjo që unë të jap një opinion për drejtimin e... E di sa shumë kapacitete ka PS-ja? Ka shumë. Ish-funksionarë që kanë ardhur nga ajo parti. ka disa kryeministra, ka shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar në vite, ministra, nuk e di, ka shumë. Dhe imagjinoni se çfarë baze ka, me dhjetra, mijëra. Dhe është një terren që unë kurrë, sepse unë nuk i kam as informacionet. Unë shoh vetëm këtë: sa PS-ja është sot në nivelin e misionit të saj? Është e njëjta logjikë që unë bëj për këdo tjetër. Dhe vetes time ja bëj këtë lloj pyetje, vazhdimisht. Dhe Edit ndonjëherë. Ky është një nga argumentet. "Edi mendon që je në nivelin që të kërkon misioni kur bën këtë lloj gjykimi?" Këtë po, mund ta them dhe më rezulton që PS-ja është në nivelin e misionit. Është si Parti Socialiste. Detajet aty brenda, nuk kam sesi t'i di dhe nuk jam fare e tunduar të kuptoj dinamikat e brendshme të Partisë Socialiste. Po ky debati që ju përshkruani në familje, e shihni të ndodhë në familjen politike në Partinë Scialiste? E toleron Edi Rama debatin brenda partisë? Debatin si koncept për idetë që ai mendon të vetat por dhe që të tjerët kanë ndaj mënyrës... Linda: Për çfarë e doni, për çfarë e doni ju gazetarët psh., debatin? Çfarë ju mungon tek debati i Partisë? Besoj, jo vetëm gazetarët por edhe opinioni. Linda: Po edhe opinioni, çfarë ju mungon juve në Partinë Socialiste? Zërat ndryshe, demokracia e brendshme, njerëz që mendojnë ndryshe. Linda: Po pse e doni? Jo jo, nuk e duam. Mendojmë që i bëjnë mirë demokracisë së brendshme të partive cilado parti qoftë ajo. Linda: Po pse? Pse e mendoni këtë gjë? Se mendojmë, ideja e përgjithshme është që nuk ka debat. Linda: Se mendoni që nuk ka demokraci? Po. Linda: Po e mendoni të kundërtën psh., që mund të ketë demokraci aty dhe është një demokraci që konsumohet... Po nuk është e zëshme, nuk është e dukshme. Linda: Po. Po pse e doni të zëshme? Ose ata që kanë dalë kundër, kanë pasur opinione kundër, mbase nuk janë më në Partinë Socialiste. Linda: Unë nuk arrij dot që të diskutoj në nivele emri, po në përgjithësi, ajo që mendoj unë është që debati është shumë i rëndësishëm për demokracinë e brendshme dhe ajo që mendoj gjithashtu është që ne i kemi parë në forma nga më të ndryshmet dhe janë eksperimentuar format nga më të ndryshmet të debatit politik brenda familjeve politike. Kemi parë edhe që në një farë mënyre, për hir të debatit ose të kundërshtive, se nuk po e çoj në nota të tjera, po të kundërshtive brenda familjeve socialiste ka mbetur Shqipëria pa vëmendje, apo jo? Biem dakord për këtë. Po. Linda: Kjo është arsyeja që unë, ky është një diskutim që vlen të bëhët dhe vlen të kapet por ajo që unë sugjeroj është që është shumë e rëndësishme që të shihet sa Partia Socialiste qëndron në nivel të misionit dhe unë mendoj që është në nivelin e misionit të saj në raport me Shqipërinë. Se sa mirë ajo po performon për ta bërë sa më mirë atë, unë mendoj që dhe Edi vetë e shpreh hapur, nuk është i kënaqur nga, të themi, me të gjitha ato që ka prodhuar qeverisja e tetë viteve. Do ishte një hall nëse Edi do mendonte që çdo gje ka shkuar mirë dhe unë mendoj që jo çdo gjë ka shkuar mirë. Do ishte problem dhe shpresoj që do ja thonit po të ishit në atë problem. Linda: As Edi nuk e beson këtë dhe e thotë që jo çdo gjë ka qenë mirë dhe unë mendoj që jo çdo gjë ka shkuar mirë, por mendoj që janë të gjitha mundësitë që në mandatin e tretë të Partisë Socialiste të jetë e mundur që një pjesë e madhe e atyre gjërave që nuk kanë mundur, edhe për shkaqe të caktuara, që mjafton të përmend krizat. Mandati i dytë ka qenë një mandat krizash unike që provuan edhe forcën përballuese të një sfide e cila njëra ishte një herë në 100 vjet, tjetra ishte një herë në 70 vjet, aq e qenësishme. Dhe kjo duhet të na, përtej asaj që kemi provuar, kjo duhet të na japë një lloj garancie. Dhe ne do shohim se do ta menaxhojnë mandatin e tretë. Çfarë ndjesi provuat ju kur Edi Rama fitoi një mandat të tretë? Linda: Provon një sens lehtësie, ndjehesh më e lehtësuar dhe ndjehesh e energjizuar, pasi mandati i tretë i Edit, është shumë i rëndësishëm për të çuar përpara një agjendë që vetëm Edi e çon në një stacion të pakthyeshëm. Nga ana tjetër, doja të thoja këtë gjë që ne asnjë fitore të Edit, se janë disa fitore, janë gjithmonë fitore në një farë mënyre, të paktën për sa kohë unë jetoj me të, ne nuk e festojmë. Asnjëherë nuk kemi festuar një fitore të zgjedhjeve të Edit sepse fitoret e partive në zgjedhje, nuk janë si fitore në sport, që ti je në një kampionat sporti, je më i miri, fiton një kupë, kupa është aty, është e pakontestueshme, e ke për gjithë jetën dhe i gëzohesh asaj kupe dhe vazhdon për kupën e rradhës. Në politikë nuk është kështu. Në politikë, një fitore është thjesht një privilegj i madh dhe një mundësi e madhe për të vijuar për të bërë punë. Dhe ndërsa ti bën gjithë këto punët në vijim, është një stres i përditshëm dhe është një konfirmim që ti e kërkon që ta marrësh çdo ditë dhe çdo ditë të punës tënde. Nëse vendoseni për pak sekonda në pozicionin e Lindës në shtëpi me Edi Ramën duke bashkëbiseduar, çfarë do t'i këshillonit për vizionin që ai duhet të ketë, modelin që duhet të praktikojë, që duhet të bëjë në qeverinë Rama 3? Linda: Jo, nuk më shkon deri te pjesa e modelit. Është një makineri shumë e madhe, politika dhe shteti dhe kanë shumë mundësira për kapacitete për ta hulumtuar këtë çështjen e modelit në të gjitha..edhe për ta provuar e për ta ndjekur pastaj. Por sigurisht... Ose çfarë nuk duhet të bëjë nga ato që kanë ndodhur në dy mandatet e mëparshme. Linda: Jo, do të doja ta formuloja kështu këtë gjë. Sa herë hapet, tani pas...Edi thotë që mandati i tretë s'duhet t'i ngjajë dy mandateve të para. Biem dakord për këtë dhe kur hapet ndonjë aspekt më konkret fillojmë flasim. Por ajo që do të thoja unë se si do ta organizojnë këtë mandat është çështje e Partisë Socialiste dhe e Edit. Por ajo që do të thoja unë është që Shqipëria ka arritur në pikën që ka nevojë për zhvillim cilësor dhe për standard. Ky duhet të jetë fokusi dhe mendoj që Shqipëria nuk ka më kohë që të presi që cilësia dhe standardi të jenë kryefjala e çdolloj gjëje që i ofrohet. Pra është një lloj emergjence, duhet të fillojë menjëherë të ndodhë. Linda: S'është në kuptimin e emergjencës, por zhvillimi jonë në këto 30 vite ka shkuar në pikën, dhe ne të mos harrojmë që jemi në prag të hapjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, të hapjes së negociatave dhe çfarë janë negociatat? Negociatat janë përafrim ndaj legjislacionit, standardeve, cilësisë të asaj familjeje ku ne aspirojmë dhe prandaj po them që jemi në stacionin dhe është kontributi i...nuk është një kontribut i një dite apo dy, është 30 vite tashmë dhe pas 30 viteve ne jemi në pikën që duhet të mendojmë shumë seriozisht për standardet, jo thjesht për zhvillimin. Duhet të mendojmë shumë seriozisht për cilësinë. Atë që duam edhe vetë në të përditshmen,për këtë ka nevojë edhe Shqipëria edhe shqiptarët, besoj unë. Për ta mbyllur me pjesën e brenda familjes, dua të flas pak me Lindën intelektuale të angazhuar. Në fjalimin e fitores së mandatit të tretë, ju pashë të përlotur kur Edi Rama përmendi nënën e tij të ndarë nga jeta. Çfarë raporti kishit ju me Netën? Linda: Po të ishte Zaho këtu tani, t'ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë dhe do thoshte "mami, mos qaj". Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushta ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese dhe mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë. Ajo ishte përçmuese ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushtimin e saj. Ishte shumë kurajoze në të gjitha këto sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë dhe do thoja ishte jashtëzakonisht dinjitoze dhe mund të them edhe këtë që ajo ishte madhështore në mënyrën se si e përballoi të papërballueshmen për aq shumë gjatë për shkak të gjuhës shumë të egër politike. Duke mbetur mbështetësja më e madhe dhe ndjekësja më e madhe e Edit, kërkuesja më e madhe ndaj tij dhe besimplotë, e ka thënë dhe vetë në të vetmen intervistë që ka dalë, që Edi në politikë i bën mirë Shqipërisë. Më prekët... E kam unë, nuk e dija këtë ndjeshmëri, ndoshta duhet të kisha folur me Zahon. Linda: Po. Jo, edhe ai është në përpëlitje. Edhe Zaho është në përpëlitjet e veta dhe në fakt ai gjen mënyrat më kreative për ta sjellë. Ne jemi më të...nuk jemi aq kreativë sa ai për ta sjellë në vëmendje mamanë e Edit. Edhe një minutë, kam vetëm Rean. Do të kemi një shkëputje të shkurtër, do rikthehemi sërish në pjesën e dytë. Më bëri përshtypje në fakt, një thënie e Reas për ju. "Linda është shoqja ime e pandarë e bashkëbisedimeve të gjata dhe këshilluesja ime më e mirë". Sa do doja unë ta thoshtë Melodia këtë për mua, po nuk e di a do e thotë. Uroj ta bëj dhe unë kaq mirë shoqen e pandarë, se kur je prind qenka e vështirë të jesh shoqe. Linda: Unë asnjëherë, e kujtoj këtë gjë mirë, unë asnjëherë nuk kam pretenduar të jem shoqe me Rean dhe nuk kam dashur të jem shoqe me Rean. Unë i dëgjoja dhe shoqet e mia që thonin "unë e kam shoqe vajzën". Unë nuk doja të isha shoqe e Reas. Unë thoja që unë duhet të bëj mamanë. Unë nuk jam e presupozuar të bëj shoqen dhe nuk i bëj mirë duke bërë shoqen, po i bëj shumë mirë ama, në mënyrë unike, duke bërë mamanë. Ky konkluzion nuk vjen si qasje e imja, por kur Rea e ka shprehur këtë ka qenë e rritur mjaftueshëm dhe unë do doja të ndaja një moment se pse përgjatë rritjes së fëmijës, ju e shihni vetë tani me fëmijët, ke dilema shumë të mëdha, po bën të duhurën, nuk po bën të duhurën, ku do ta tolerosh, ku do ta shtërngosh, prindi noton në raport me fëmijën në terrene shumë të pasigurta të qasjeve të veta dhe ti nuk ke asnjë konfirmim në atë moment. Konfirmimi është shumë vonë, do vijë shumë vonë. Kështu që e ke të nevojshme, në një farë mënyre konfirmimin, dhe unë kujtoj kam qenë për një vizitë pune në Itali dhe Rea studionte jashtë atëhere dhe shfrytëzoi rastin, duhet të ketë qenë rreth 24 vjeç Rea, në vitin e fundit të shkollës së saj dhe erdhi për të më takuar dhe për të darkuar së bashku. Ajo ishte me një shoqe dhe unë isha me dy kolegë të mitë dhe në një moment, unë isha duke biseduar me shoqen e Reas, dhe një kolegu im po bisedonte me Rean dhe mua më dëgjoi veshi një shprehje të Reas që "Unë do doja t'i rrisja fëmijët siç më ka rritur Linda mua" dhe nuk e besova që Rea po thoshte atë fjali sepse Rea kishte patur dhe pakënaqësitë e veta dhe kritikat e veta. Është mëndje shumë e hapur. Rea është mendje shumë e hapur. Të dy fëmijët e mëdhenj në fakt, edhe Gregu dhe Rea janë mendje të hapura dhe aty i thashë "Rea mund ta thuash dhe një herë këtë që sapo the?". E ndërpreva menjëherë bisedën dhe tha "po mami, nuk ta kam thënë uën ty ndonjëherë që unë do doja qe t'i rrisja...", i thashë "jo, nuk ma ke thënë, po je shumë e bindur për këtë?", "po, tha, unë jam shumë e bindur sepse unë tani e ndjej gjithnjë dhe më shumë që në çdo rrethanë që jam, më kujtohesh ti për çdo lloj gjëje dhe unë e di se çfarë duhet të bëj. Më përpara isha shumë e bezdisur nga të githë porositë e tua, insistimet e tua, përpjekja për të më orientuar tërë kohën dhe për të më mësuar, për të më kritikuar. Kurse tani e kuptoj që janë aty të gjitha, janë grumbulluar" dhe këtë do ta thoja që mos u tërhiqni, sigurisht duhet të jeni besimplotë te fëmija, por nuk duhet të tërhiqësh. Rea ma ka dhënë këtë mësim. Mos u tërhiq nga ajo që do t'i thuash fëmijës sepse vjen një moment që kalojnë këto fazat e rritjes dhe ato kthehen në instrumente orientimi. Po është e vërtetë, edhe Gregu edhe Rea janë të rritur. Ne shohim konfirmimet e asaj që kemi rritur tek ata, po bisedohet shumë mirë dhe mëson tani nga ata se janë më të veshur me shumë informacion, dije. Faleminderit Linda Rama për këtë pjesë. Do të kthehemi dhe do të mësojmë pak më shumë për Lindën si intelektuale e angazhuar.Jam në një bisedë, një intervistë me Linda Ramën. Linda ne folëm në pjesën e parë të intervistës pak më shumë për politikën që ju keni në shtëpinë tuaj por unë dua të njoh dhe Lindën si një grua me një karrierë të gjatë profesionale. Unë ju kam njohur edhe më përpara, në fakt kam dëgjuar përpara se të ishit gruaja e Edi Ramës, për punën tuaj. Më ka bërë përshtyoje që ju keni pasur një master që në vitin 1992, më pas jeni kthyer në Shqipëri keni punuar dhe në institucione në administratën publike. Çfarë mbani mend nga ajo kohë? Që në momentin kur keni dalë në punë në dy vitet e fundit përpara se të rrëzohej regjimi në Kombinatin e Tekstileve. Çfarë mbani mend nga ajo kohë dhe çfarë analize, gjykimi I bëni shtetit të asaj kohe dhe tranzicionit, demokracisë që filloi më pas? Linda: Karriera ime, unë do thoja që është një karrierë sfiduese dhe që qëlloi, dhe unë këtë shumë vite përpara e quaja fat që kishim prekur pak periudhën e komunizmit, kishim parë një regjim që vetëm nga historia mund ta kuptosh dhe ndërkohë kishim qenë protagonistë në një farë mënyre por edhe ëndërrimtarë për të gjithë këtë periudhën e tranzicionit dhe kthimit në një realitet tjetër. Dhe janë 30 vite tashmë, pak më shumë sesa 30 vjite dhe pjesërisht I përket karriera ime dhe zhvillimi Im professional kohës së komunizmit, pjesërisht është në vitet e para në administratën publike të asaj kohe dhe më pas është në institutin që unë e kam bashkëthemeluar me një kolegun tim dhe që është si pjesë e mendimit të pavarur… Pjesë e shoqërisë civile… Linda: …e shoqërisë civile por mendimi I pavarur dhe të gjithë këtyre aspekteve këshilluese për të interesuarit në institucione dhe aktorë të ndryshëm të interesuar. Për të filluar, në fakt, dy vite përpara se të binte komunizmi ka filluar puna e parë e imja. Ka qenë viti 1988, sapo kisha mbaruar fakultetin ekonomik dhe isha caktuar për të punuar në fabrikën e kadifes në Kombinat. Dhe Kombinati ishte një nga ndërmarrjet shumë të mëdha tipike socialiste me rreth 8-10 mijë punëtorë, me sa më kujtohet. Dhe unë e mbaj mend ditën e parë timen të punës, kur më prezantuan dhe kisha atë gëzimin që më në fund ato teoritë që kisha mësuar do t’I vija në praktikë por ndërkohë kisha dhe një emocion shumë të madh edhe frikë. Mendoj që atë frikën e ka çdo I ri që fillon punën e parë sepse ti nuk e di a do tja dalësh. Dhe besoj që ato dy vite kanë qenë të mjaftueshme për mua për të kuptuar disa të vërteta të rëndësishme të atij sistemi. Së pari, isha pjesë e një ekipi shumë të madh ekonomistësh, në Kombinat, dhe inxhinierësh të cilët kishin shumë përvojë dhe ata ishin në gjendje që të zgjidhnin dhe situata të vështira dhe në ato dy vite situatat e vështira filluan që të ishin edhe më të shpeshta sesa mund të kishin qenë më përpara. Ndërkohë ti aty e shihje sesi puna përkthehej në rezultate dhe aty kam bërë dhe studimin tim të parë, “Optimizimi I prodhimit me anë të metodave matematikore”, si një gjë e shtuar përtej rutinës së përditshme. Por ama, mund të them këtë si e vërtetë e asaj kohe: Aty kam parë, psh. , se çdo të thotë punë e vështirë. Kur jam futur për herë të parë për tu prezantuar në repartin e tezgjahut, aty kam ndjerë atë përplasjen e zhurmës së tmerrshme. Ishte një repart I mbushur plot me gra sepse burrat profesionistë bënin vetëm këtë pjesën e mekanikës. Dhe aty për të komunikuar ti duhej të bëje ose ca klithma të fragmentuara që unë ne fillim mezi u mësova me to, ose me shenja. Ose te reparti I ngjyrosjes, kishe dhe një fabrikë ngjyrosjeje. Kimikatet të zaptonin dhe ti duhet të rrije për orë të tëra gjatë ditës por ndërkohë kishe dhe nga ata njerëz që kishin tërë jetën që bënin atë punë. Dhe kur kam parë këtë lloj niveli vështirësie, I thoja vetes ça ka përtej kësaj të vështirë? Dhe në ate kohë më rezultonte, nëntoka thoja. Duhet të jetë shumë e vështirë dhe fshati se kisha dhe këtë eksperiencën kur ishim student, na çonin për të bërë punën prodhuese, aksionet në fshat dhe e dija se çfarë ishte ajo dita e gjatë dhe e vlerësoja shumë këtë pjesën e vështirësisë. Dhe që atëherë më ndikoi sepse unë nuk përmendja asnjëherë punë të vështirë. Unë thoja që një punë që të quhet e vështirë, duhet ta ketë statusin, jo çdo punë quhet e vështirë. Ndërkohë, në vitin ’90 erdhi Rea në jetën time dhe unë atëherë jepja dhe mësim. Unë fillova të shikoja që sesi në vitet ’90 po shkërmoqej e gjithë ajo, të themi, qelizë ekonomike po shkërmoqej. Makineri që ndalonin, punëtorë që dilnin. Brenda pak muajve nga 10 mijë, u bënë një mijë. Njerëz që shkonin me asistencë sociale për herë të parë në ato vite, në atë kohë e kam dësgjuar që kishte asistencë sociale dhe ishte një realitet tronditës sësi politika e mbrapshtë, papritur, sa hap e mbyll sytë mundet të shpërbëhej gjithçka. Dhe ‘91-92-shi unë jepja dhe mësim “Organizimi dhe planifikimi ndërmarrjeve industriale” dhe ishte shumë ironike se unë jetoja në mëngjes çorganizimin dhe faliumentimin… Dhe pastaj mësoje organizimin, jepje mësim. Linda: …dhe së brendshmi ishte një vrarje ndërgjegje shumë e madhe. Ishte si halucinante. Dhe vitet 1991-92 në të vërtetë kanë qenë vite të një përpëlitje shumë të madhe për mua sepse parti të reja dolën në skenë ndërkohë që situate ishtë kaotike dhe e zymte. Kishte dhe media atëhere, ato ishin si xixëllonja. Ato të jepnin këtë shpresën dhe idealizmin në atë kontekst dhe zymti totale. Dhe kujtoj që ndiqja pothuajse të tëra aktivitetet e partive të reja politike të sapo krijuara. Ishin shumë euforike dhe nën peshën e ëndrrës, të dëshirës që ta kishim Europën, aty te idealizmi dhe I ndiqja me shumë vëmendje bisedat që bëheshin aty dhe nuk kishte përgjigje, nuk kishte përgjigje se si, se çfarë dhe ku? Dhe në këto lloj përpëlitjesh unë kuptova dhe duhet ta kem kuptuar shumë shpejt këtë gjë që unë përgjigjet nuk mund t’I merrja aty. Unë përgjigjet duhet t’I merrja diku tjetër ku ishin më të avancuar sesa ne dhe aty kam parë lajmërimin për studime të thelluara, për master. Në 1992 kam vajtur unë në Çeki për të bërë masterin. Ishte I vështirë masteri në atë kohë? Linda: Do duhet të flas shumë për këtë gjë sepse e vërteta ishte që programin e dy viteve e konsumoije për një vit dhe pastaj ishte pjesa e temës së masterit dhe ishte një intensitet I paimagjinueshëm në kushtet ku çdo gjë kishte qenë ndryshe. Ishte një shock I vërtetë kultural për mua, por e vërteta është që është ajo shkollë që mua më ndriçoi dhe më shënjoi gjithë karrierën time të mëpasshme . Meqenëse po bëjmë një reflektim të atij momenti kur Shqipëria u shkëput nga regjimi komunist, filloi tranzicioni, demokracinë dhe mund të flasim dhe për sot çfarë ndodh. Do doja opinionin, gjykimin tuaj në lidhje me kulturën politike, me agresivitetin e komunikimit public. Në këto 30 vite duket sikur është dështimi më I madh I shoqërisë sonë. Keni një shpjegim përse? Linda: Shiko, plani I parë, besoj unë, I argumentit është trashegimia komuniste. Komunizmi nuk të përgatiste për dialog, komunizmi të impononte. Figura e mësuesit ishte imponuese, shteti ishte imponues, vetë prindi ishte imponues, gjithkush ishte imponues në atë kohë dhe ti duhet të dioje ca gjëra përmendësh dhe ti thoje. Po të mos bëje këtë, ti bijhe në terrene të rrezikshme. Kishe dy pozicione atëherë; ose ti je me partinë dhe shtetin, ose ti je armik. Nuk kishte midis as oponencë, as kritikë, as mendim ndryshe, as kundërshtim dhe kjo është trashëgimia që ne kemi. Tani, përtej kësaj trashëgimië, sot ke dhe një rrethanë tjetër qe lidhet pastaj..të na kushtëzojë ca të ardhmen, që janë rrjetet sociale ku secili ka nga një opinion dhe shpejtësia me të cilën reagohet dhe jepet opinioni është shumë e lartë dhe ti nuk ke kohë që të fillosh e të mendosh e të dyshosh, të filtrosh dhe kjo është sfida tani, se si do të mundemi ne që përtej trashëgimisë në kemi mundësi që të ndihmojmë që kjo barrierra e të ardhmes që lidhet me teknologjinë e informacionit dhe me rrjetet sociale të mos jetë kaq dominante në kontributin qe ben per dialog jo aq cilësor dhe kontruktiv sa duhet të jetë. Dialog, bashkëpunim, nuk e di pse duken fjalë që ngjallin pak kompleks në vendin tonë. Edi Rama I ka bërë një ftesë për bashkëpunim, pas fitores së mandatit të tretë, Partisë Demokratike e cila e ka pritur me rezerva. Idenë e bashkëqeverisjes e ka refuzuar por edhe bashkëpunimin me shumë rezerva. Si tezë politike bashkëpunimi janë pak 30 vite që të mundësohet? Linda: Unë mendoj që politika duhet, por edhe media ne nje masë të caktuar duhet të lexojë në fakt vullnetin e opinionit public. Kush është leximi I opinionit public sipas meje që dhe e studio për shkak të studimeve që kam? Ka një dakordësi 100% pothuajse, që shqiptarët ,e cila nuk lëviz në kohë përtej gjithë traumave dhe politikave, situatave të vështira nuk çedon në kohë, që është aspirate për të qenë në BE dhe për të patur një Shqipëri europiane këtu brenda nesh. Nuk e kuptoj si ka mundësi që klasa politike shqiptare nuk arrin të dakordësojë agendën kombëtare në raport me këtë vullnet. Sepse ka bilance të këqija në të kaluarën, të hidhura. Linda: Mund të ketë bilance, po nga ato mësohet. Unë mendoj që është plotësisht e mundur dhe logjike që të ketë bashkëpunim për gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe verdiktin e popullit shqiptar. Kjo ka nevojë për mendim më të kualifikuar, më të posaçëm, më kreativ sesi mundet të ngrihesh në kundërshti duke patur këtë lloj baze të dakorduar. Nje motivim shumë I madh do të thoja unë, që ne kështu e zhvillojmë të gjithë punën tonë të përditshme. Në këto baza të shëndosha ti mund të bësh kundërshti shumë më cilësore dhe këtu po bëj opinionisten e opozitës se mund të kthehet në një potencial të jashtëzakonshëm për të arritur ato objektiva që mund të kesh. Pavarësisht pozicionit ku je. Linda: Nuk ka rëndësi fare. Spektri politik në këto lloj kundërshtish noton, por është plotësisht e mundur që të ketë një dakordësi. A është e mundur që politika jonë të jetë më civile? Linda: Barriera e fundit që përmenda që është pjesa e rrjeteve sociale dhe e lumit të informacionit që ekziston, ka vënë dhe vende të tjera, shumë më të përparuara se ne, në vështirësi reale, duke u shfaqur me një agresivitet që nuk ka qenë më përpara. Fjala vjen Italia. Po të shohësh skenën politike italiane, është e mbushur me agresivitet, ndonjëhere dhe në kufij të paimagjinueshëm për një komb I cili traditën, kulturën dhe nivelin e zhvillimit është një shtet G7. Nuk të korrespondojnë këto që vendi me kontributet historike deri në antikitet me atë që ti dëgjon sot. Kjo nuk ka lidhje më Shqipërinë. E gjithë bota sot është në një sfidë shumë të madhe. Janë bërë shumë në Shqipëri në këto vite. Nuk është e njëjta situatë me 10 vite më përpara, edhe në kuptimin e dialogut, edhe në kuptimin e gjuhës politike, dhe një nga gjërat që unë kam qenë që në fillim besimplotë, unë hoqa dorë nga protagonizmi professional, por jo nga identiteti professional po në këmbim të çfarë? Sepse unë besoj fort që është një privilegj shumë I madh që unë të jem në këtë rrugëtim me Edin sepse dhe unë besoj që betejat e Edit në politikë janë beteja emancipuese për politikën, beteja emancipuese për shqoërinë dhe beteja për një Shqipëri më të mirë dhe dinjitoze. Në qoftë se unë nuk do besoja këtë dhe që bilanci I Edit do jetë pozitiv dhe është, për fat, deri tani pozitiv pavarësisht gjithë kritikave që I bëjnë. Nëse nuk do ishte kjo, është e pamunudr që të të dalë ekuacioni pastaj. Koston mund të mos ta quash asnjëherë për shkak të këtij privilegji dhe mundësie por ekuacioni nuk të del pozitiv, të del negativ. Për këtë emancipim që ju po flisni dhe për të cilin po ndani me publikun që keni një rol në të, ka pasur një moment kur nisi fushata e 25 prillit kur Edi Rama satirizoi, apo vuri në lojë rivalët politikë. Ju si e patë atë qasje të Ramës ndaj kundërshtarëve politikë? Kishte agresivitet? Linda: Pa dashur të përqëndrohem te ky episode, mund të them këtë me siguri që për mua kalimi I kufirit etik në komukimin publik nuk duhet të ndodhë. Është gjithmonë për mua I kritikueshëm dhe qëndron përtej gjinisë, përtej pozicionit, përtej kahjes politike, përtej gjithçkaje. Vetë përpiqem që të jem etike deri në maksimum dhe e pretendoj këtë në fakt. Dhe do ketë kritikën time çdokush që, sipas standardeve të një shoqërie të emancipuar, civile, demokratike, do ta kalonte sado pak këtë kufi etik. Me studimet që ju po merreni, kanë të bëjnë me çfarë? Mund ta ndajmë me publikun një pjesë të punës suaj? Linda: Pjesa më e madhe e studimeve të mia janë publike, janë në internet. Doja të thoja këtë një herë, nuk e quaj kosto në asnje lloj rasti. Është një mundësi dhe privilegj për të qenë me Edin në këtë rrugëtim. Ndërkohë që puna ime janë analiza, janë analiza të thelluara, ndonjëherë dhe shumë shkencore. Për modele të zhvillimit? Linda:Janë të ndryshme. Një fushë është ekonomia gjithmonë. Unë I kam filluar studimet që kam bërë në vitet ’94-95-96, I kam filluar si studime thellësisht ekonomike. Në fund të viteve ’90 unë jam, mbase, nga të parat që…unë isha shumë e interesuar që atëhere që të qëndroja në kufi, të mos isha thellësisht ekonomi pot ë qëndroja në kufi që të kisha mundësi që të studioja interdisiplinare, që të kisha mundësi të studioja dhe efektet që ekonomia ka direct në jetën sociale. Kështu që studimet tona janë edhe në planin ekonomik, por edhe ne planin social. Ka pastaj edhe angazhime konsulencash të ndryshme që të japin informacione për shumçka. Ajo që mund të ndaj në ktë moment është që dy studime kanë qenë të fundit, që I përkasin këtij viti pothuajse dhe që janë akoma në process. Një është për kompetencat digitale në kohën e pandemisë në arsim dhe është një studim rajonal, për të parë sesa I përgatitur ishte arsimi në vende të ndryshme për të përballuar periudhën pandemike dhe si periudha pandemike ka ndikuar për rritjen e kërkesave për përfshirjen më të madhe të kompetencave digitale për t’I paraprirë kohës në të cilën ne jetojmë, për ta kthyer si një elemnt eficence në arsim. Tjetra është një studim shumë interesant për të kuptuar aftësitë në tregun e puëns në sektorët prioritarë të ekonomisë dhe ato që do t’I qëndrojnë prioritetit të 10 viteve të ardhshme. Është shumë interesante të shohësh sesi nga përcaktimi I aktiviteteve të sektorëve prioritarë kalon tek një sector që e zgjedh dhe pastaj për të parë sesi në ato sector janë nevojat për aftësi, për të modeluar, kjo bëhet me kërkesë të institucioneve ndërkombëtare që e asistojnë Shqipërinë, sistemin arsimor privat dhe public në shërbim të tregut të punës. Si e administroni personin e shoqërisë të miqve të mikeshavë për tu kërkuar ndere, për të përfituar nga pushteti, për ndonjë privilegj. Si ja keni bërë? Linda: Në mënyrë fare të natyrshme. Me një logjikë shumë të thjeshtë dhe shumë të drejtpërdrejtë. Votuesit kur votojnë, votojnë Edin, votojnë dhe partinë politikë. Në asnjë rast nuk votojnë familjarët dhe nëse I qëndron korrekt këtij vullneti të votuesve, nuk shkel në territore të cilat nuk t’I ka lejuar askush dhe nuk t’I ka dhënë askush për ti ushtruar. Në fillim unë e kam shprehur këtë qëndrim që në ditën e parë të Edit kryeministër, kur më është dhënë rasti të flas, por ngjante si moralizuese por besoj se pas 8 viteve ky është një realitet që është pranuar edhe nga të njohurit, edhe nga miqtë, edhe në heshtja edhë ndonjëherë dëshpërimisht. Ndonjë emër, ndonjë sugjerim që mund ta ndihmonte qeverisjen e Edi Ramës Linda: Një pozicion I panegociueshëm me Edin ka qenë çështja me emrat. Unë nuk jam marrë kurrë, e kam patur një parim të panegociueshëm, me emra. Unë nuk e imagjinoj sesi mund të furnizoj një qeveri ose një administratë me emra dhe nuk e imagjinoj sesi edhe mund të kritikoj emrin sepse une nuk kam as informacion, unë shoh fenomenin. Kur unë bisedoj me Edin për gjëra që mund të kenë ndonjë objeksion, nuk merrem kurrë me emrin, merrem me fenomenin sepse kush është qëllimi? Qëllimi është që të rritet performance qeverisëse e Edit për të bërë sa më mirë këtë mundësi që është dhënë. Doja të thoja diçka. Edi e di këtë gjë timen dhe ndonjëherë kur unë insistoj më thotë “Po hë më thuaj, kush mund ta bënte kështu sic mendon ti?”. Dhe është gjithmonë e njëjta përgjigje nga unë “Edi se kush është kushi që bën këtë, këtë martesë të detyrës me emrin e bën vetëm ti sepse ti je për këtë gjë”. Edhe për ta zhvilluar më tej se është interesante, unë psh., nuk kam asnjë komunikim në këto 8 vite me asnjë që ka një raport politik ose një raport vartësie me Edin. Madje edhe miqtë që unë mund t’I kem përpara se të njihja Edin, në momentin që ata krijojnë një marrëdhënie politike, bien dakord midis tyre, unë brenda vetes time them që humbi e drejta për të komunikuar me mua. Pres kur askush nga ne nuk do të jetë në këtëlloj detyre, nëse do të jetë përsëri vullneti për të rishkembyer me njëri-tjetrin. Këtë e bëj sepse së pari dua ta le plotësisht të zhvilloohet në situatë të shëndetshme raporti me Edin sepse ajo është shumë e rëndësishme, se dyti për t’I lënë të qetë që të bëjnë punën e tyre dhe nga ana tjetër edhe për një sens barazie në trajtim nga ana ime të të gjithëve njëlloj pa ndonjë sensitivitet të shtuar për askënd që është me Edin. S’më ke bërë pyetje për Zahon. Kam pyetje për Zahon, por pyetja është kjo: Si ja del të jesh mamaja e Zahos, edukatorja e tij, bashkëshortja e Edit njëkohësisht, mamaja e Rea, shoqja e ngushtë e Gregut njëkohësisht. Si ja del? Linda: E gjithë jeta ime gjatë këtij rrugëtimi është e ndarë vetëm midis familjes, prindërve të mij, te cilët unë gjej momentin t’I vizitoj thuajse çdo ditë. Gjithjnonë kur iki, dua të rri dhe pak më shumë, kam mall. Soba e mamasë time rri gjithmonë e ngrohtë, nuk e di si ja del. Nuk është duke gatuar por soba është e ngrohtë dhe I them “mami po si ka mundësi që soba është gjithmonë e ngrohtë?”. Ka gjithmonë në sobë brenda dicka dhe është gjithmonë e ngrohtë. Dhe është edhe midis punës, familjes, prindërve dhe punës. Kjo është jeta ime e përditshme. Dhe sigurisht Zaho është kryefjala, është një shpirti I vogël. Se të rriturit janë rritur dhe është një mënyrë tjetër shijimi I tyre por Zaho është kryefjala. Do doja të thoja një gjë… Zaho si ja bën kur shikon Edin, ty, Rean, badigardët, pushtetin? Ka ndonjë reagim? Linda: Zaho e ka marrë vesh që Edi është kryeministër në javën e dytë të klasës së parë. Sapo filloi klasën e parë, erdhi në shtëpi një natë dhe më thotë “mami kam një gjë për të të thënë. E di ti që unë jam djali I kryeministrit?” Doja t’I thoja “Jo nuk e di.”, por I thashë “Po e di, por kush ta tha?”. “Shokët ma thanë” tha. Aty I thashë vetes që kishte ardhur momenti, se I kisha shpjeguar se pse Edi nuk ishte në shtëpi, pse vinte vonë dhe e kisha lidhur me një punë të rëndësishme të tij në dobi të njerëzve. I kisha thënë edhe këtë tjetrën që “Të lutem Zaho, nëse do ta nxjerrim babin të gëzuar nga shtëpia, ne kemi një gjë shumë të madhe në dorë dhe atëherë babi do t;I bëjë shumë mirë punët. Punët e tij janë kopshte për fmijët, spitale, rrugë për makinat. Nëse ne babin do ta nxjerrim të mërzitur nga shtëpia, babi nuk I bën dhe ai është motivuar shumë dhe ishte shumë I vogël kur ja beja këtë bisedë. Ishte në kopësht. Dhe pas asaj më është dashur nja dy ditë ta mendoj sesi do tja trajtoja këtë çështjen e kryeministrit. Është një bisedë që vijon kjo. Kjo e kryeministrit është një bisedë që vijon. Me Zahon. Dhe do të thoje për Zahon? Linda: Doja të thoja këtë në përgjithësi, nga eksperienca ime do doja ta ndaja këtë me publikun. Eksperienca e rritjes së Zahos pas 24 viteve të Reas dhe të Gregut. Ato kanë lindur në ’90-ën, cudi. Rea në ’90-ën dhe Gregu në ‘90ën, vit shenjues. Zaho në bark brenda meje ishte një muaj pasi Edi hyri në zyrën e kryeministrit. Është e hatashme, dy momente shënjuese që vendosuin fëmijët të na bëhen krahë. Zaho është ai që nuk është ndarë kurrë prej meje. Ai është ai me të cilin kaloj mbrëmjet, vetminë për shkak të punës së Edit. “Jeni çift I jashtëzakonshëm” thotë Edi. Unë I kaloj më Zahon dhe bëjmë biseda shumë cilësore dhe shkëmbim shumë cilësor. Ajo që do thoja dhe që vlen është kjo: Edhe me Rean e kam bërë po më pak. Me Zahon e bëj në mënyrë të qëllimshme, ndaloj. Unë ndaloj përgjatë rritjes së Zahos sepse kam kuptuar që në kohën e sotme fëmijët kanë një avantazh të jashtëzakonshëm. Së pari ata lindin sit ë rritur dhe ti duhet vetëm të ndalosh, të mendosh, të reflektosh dhe të kuptosh se çfarë duan të thonë, pse e thonë, ku duan të dalin, çfarë duan të arrijnë. Gjithmonë ka një skenar në mendjen e tyre të vogël që është shumë tregues dhe për ty. Por nga ana tjetër, ajo që kam kuptuar është ajo që ata kanë avantazhin e një kohe që I jep shumë dije, I jep shumë mekanizma dhe janë shumë përpara. Dhe ne rrezikojmë që nëse nuk i ndjekim dhe nuk mësojmë prej tyre, rrezikojmë që të humbasim gradualisht jo vetëm këtë terrenin e dijes që është shumë e mundur, por mund të humbasim edhe autoritetin prindëror dhe I themi “Na ndiq”, por ne fakt duhet ndryshuar kjo. Sigurisht na ndiq, por mos pusho së ndekuri fëmijën tënd që së bashku të kemi mundësinë të bëjmë këtë procesin e rritjes dhe qetsisë shpirtërore të prindërve. Linda besoj ky ishte një mesazh shumë I mirë dhe për të gjitha nëna dhe të gjitha gratë që na ndoqën. Ishtë shumë kënaqësi Linda Rama, që fola me një grua, një intelektuale, me Lindën. Linda: Faleminderit Ilva, më vjen mirë që e pranova këtë ftesë.