Rita Sahatçiu Ora (e lindur Rita Sahatçiu, 26 nëntor 1990) është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me teken Hot Right Now, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i parë i saj Ora, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi përmbante teket Britanike R.I.P dhe How We Do (Party). Ora ishte artistja me numrin më të madh të tekeve në listën britanike në vitin 2012, me tre teke rradhazi që arritën në pozitën më të lartë.[1]
Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Ritën për markën e tyre, Adidas Originals.[2] Gjithashtu në vitin 2014, kënga I Will Never Let You Down arriti numrin katër në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ajo u shfaq në teken "Black Widow " të Iggy Azalea, e cila arriti numrin pesë në Mbretërine e Bashkuar dhe SHBA. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK dhe, më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të The X Factor.
Albumi i dytë i saj në studio, Phoenix, doli në shitje në nëntor 2018. Tekja Your Song arriti numrin dhjetë në Britaninë e Madhe, dhe teket Anywhere dhe Let You Love Me, arritën numrin pesë në Mbretërinë e Bashkuar; kjo e fundit e bëri Orën artisten e parë femër britanike që të ketë gjithësej trembëdhjetë këngë të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.[3]
Jeta e hershme
Ora ka lindur në Prishtinë, RSF Jugosllavisë (Kosova e sotme),[4] nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera (e lindur Vera Bajraktari), është një psikiatëre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një ekonomist dhe një pronar kafeneje.[5][6][7] Ora ka një vëlla më të vogël, Don, dhe një motër më të madhe, Elena, e cila është gjithashtu pjesë e ekipit të saj të menaxhimit.[8] Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu, mbiemri rrjedh nga fjala turke saatçi që do të thotë "orëndreqës"), por prindërit e saj më vonë e shtuan Ora (do të thotë "koha" në gjuhën shqipe) në mënyrë që të mund të shqiptohet lehtë.[9]
Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë.[10] Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte një vjecare.[5] Ajo u rrit pranë Rrugës Portobello në Londrën Veriore, dhe mori pjesë në St Cuthbert me Shkollën Fillore "St Matthias" në Earls Court, pas së cilës u diplomua nga një shkollë e arteve të interpretimit, Sylvia Young School Theatre. Ajo filloi të këndojë në moshë të re.[11][12][8]
Karriera muzikore
2007-2010: Fillimet e karrierës
Ora në Prishtinë, Kosovë gjatë filmimit të videoklipit "Shine Ya Light" në shtator të vitit 2012.
Ora filloi të performonte në sesionet e hapura të muzikës në Londër dhe, herë pas here, në lokalin e atit të saj.[13] Në vitin 2007, Ora kishte paraqitjen e saj të parë të muzikës kur ajo u shfaq në rrugën e Craig David titulluar "Awkward", dhe pastaj përsëri në 2008 në "Where's Your Love", duke shfaqur Tinchy Stryder. Në të dyja pjesët ajo nuk u kreditua zyrtarisht.[4] Ajo u paraqit në dy këngë të albumit të James Morrison, "Songs for You, Truths for Me", si mbështetëse vokaliste. [14]
Në vitin 2008, ajo provoi për Eurovision: Your Country Needs You për BBC pë t'u bërë garuesja britanike për Festivalin Evropian i Këngës 2009 dhe u kualifikua, por më vonë u tërhoq nga konkurrenca pas disa episodeve pasi ajo "nuk u ndje gati" dhe mendoi "ajo sfidë nuk ishte për të"[15]. Menaxheria e saj, Sarah Stennett (e cila gjithashtu punoi me Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard), më vonë i tha HitQuarters se Ora kishte hyrë në konkurs sepse në atë kohë ajo ndjeu se ishte shansi i saj i vetëm për të gjetur sukses Stennett e siguroi atë se performanca në Eurovizion do të pengonte më shumë se sa të ndihmonte shanset e saj për ta bërë atë si një artiste solo.[16]
Mëpas, Stennett mori në kontakt grupin amerikan (Roc Nation), dhe i foli atyre për Orën. Ajo nënshkroi një marrëveshje regjistrimi dhe një marrëveshje botuese me Roc Nation në dhjetor të vitit 2008 dhe ishte një nga sinjalet e tyre të para.[16][17][18] Ajo u shfaq në videon e Jay-Z për Young Forever (2009) dhe videon e Drake, Over (2010).[19][20] Pasi u nënshkrua, Ora regjistroi një album dhe donte ta publikonte atë, por grupi i saj e kundërshtoj atë dhe ajo filloi të punonte në materiale të tjera për albumin e saj debutues.[1