Roberta Metsola, presidentja e re e Parlamentit Europian
EuropaRriten me mbi 50% normat e risigurimeve në Europë
18/01/2022 1:30 PM Eurodeputetja malteze e qendrës së djathtë Roberta Metsola u zgjodh këtë të martë presidente e Parlamentit Europian. Metsola arriti të fitonte me shumicë absolute që në raundin e parë, me 458 vota pro. Ajo ishte në garë me suedezen Alice Bah Kuhnke, e cila doli e dyta me 101 vota, dhe me spanjollen Sira Rego, e renditur në vendin e tretë me 57 vota. Eurodeputeti polak Kosma Złotoëski nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë, u tërhoq përpara votimit. “Ndihem e nderuar nga kjo përgjegjësi që po më besoni mua”, u tha Metsola eurodeputetëve në një fjalim nga selia e presidentit. “Ju premtoj se do të punoj dhe do të bëj maksimumin për të punuar në emër të këtij parlamenti dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve të BE-së. Metsola pason socialdemokratin italian David Sassoli, i cili humbi jetën pak ditë më parë në moshën 65-vjeçare, pak para përfundimit të mandatit të tij (në fund të janarit). Ajo do të shërbejë për dy vite e gjysmë, pra për gjysmën e dytë të mandatit aktual parlamentar. “Pjesën tjetër të mandatit do ta shoh si një dritare mundësie për ta bërë parlamentin tonë më modern, më efektiv dhe më efikas,” tha Metsola. Drejtuesi më i ri Metsola merr këtë post në moshën 43 vjeçare, duke u bërë kështu drejtuesi më i ri në historinë e legjislativit, dhe është gruaja e parë në 20 vitet e fundit, dhe e treta si presidente. Më përpara Parlamenti ka pasur vetëm dy presidente, francezet Simone Veil dhe Nicole Fontaine. Ajo është bërë deputete e PE-së që nga viti 2013./ Politico.eu