top of page
Writer's pictureAlb ww

Roza Anagnosti është aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe Kinematog.Numërohen rreth 120 role.


Roza Xhuxha Anagnosti (1943-)

Roza Anagnosti u lind në Tiranë, 27 tetor 1943. Ajo është aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe Kinematografisë.


I ati ka qenë oficer karriere, kurse nënë shtëpiake. Pas çlirimit të vendit më 1944, familja u shpërngul në qytetin e Shkodrës ku jetonte edhe familja e gjyshit nga nëna. Aty përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Qëkur ishte në kopsht ka treguar prirje artistike (muzikë dhe balet), që u bënë më të dukshme e më të qëndrueshme me ecurinë e viteve.


Nën drejtimin e pedagogëve L.Deda, H.Shahini, Tonin Harapi në Shtëpinë e Pionierit dhe Preng Jakova në Shtëpinë e Kulturës, kur për tre vjet bëri kurse baleti me balet maestro profesionist, do të startonte edhe rrugën e bukur të artit. Por sikurse shkruan artistja në kujtimet e saj, megjithëse u cilësua si një vajzë me talent në të ardhmen, ëndrra e saj nuk e pati të lehtë.


Në fëmijërinë dhe adoleshencën e Rozës, të lindur enkas për t’u bërë artiste, këngëtare, balerinë, rënduan privimet të shumta, shpirtërore dhe materiale, për arsye se i ati në vitin 1950 u dënua me 15 vite burg për akuza politike. Me nënën dhe motrën e madhe vuajtën varfërinë dhe të gjitha pasojat e luftës së klasave. Artistes së ardhshme iu ndërpre e drejta për të vazhduar liceun artistik në Tiranë, duke e përjashtuar kur kish vijuar vetëm dy muaj mësimet.


Roza u kthye në Shkodër, ku vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Por, në të njëjtën kohë dha provimet me korrespodencë në Liceun Artistik, dega e Artit Dramatik. Në vitin 1965 u diplomua në degën e dëshiruar.


Kur u inaugurua godina e teatrit “Migjeni”, në Shkodër, në vitin 1958, 15-vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme, Roza Anagnosti, u angazhua në premierën e parë të teatrit të Estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik në pjesën “Kunora e nuses”, e dramaturgut Kolë Jakova dhe me regji të Lec Shllakut. Ajo u emërua aktore me trupën e teatrit “Migjeni”.


Tashmë ishte hapur rruga dhe Roza do të ishte protagoniste me rolet e saj në shumë spektakle të tjera duke mbërritur tek personazhi i Norës, në dramën “Nora” të Andrea Skanjetit, që ishte edhe regjisori i saj. Me këtë rol aktorja e re, fitoi çmimin “Si interpretuesja më e mirë”, ndër aktoret femra në festivalin e dytë kombëtar të teatrove profesioniste të Shqipërisë.


Pasi interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni”, Roza Anagnosti, që artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua aktore në Teatrin Popullor (Teatri Kombëtar). Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Ajo u bë një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luajti në mbi 20 filma dhe fitoi disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti kështu u bë simbol i suksesit në art.


Numërohen rreth 120 rrole në teatër dhe kinematografi e TV, të interpretuara nga aktorja. Ajo ka punuar me regjisorët më të shquar të teatrit, por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në radio e televizione shqiptare.


Ajo tashmë mbahet mend edhe me rolet e saj më të fundit në dramën “Medea” e Euripidit, roli i Mendeshës, filmi i fundit “Gjoleka djali i Abazit”, me rolin e nënës, etj.


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page