Rrugëtimi i sukseshëm i nënkoloneles Alda Sula, vajza e gjeneralit te nderuar.
Symbol i kursit te parë të oficereve shqiptare, në vitin 1969, dhe një ndër 35 nënkolonelet e ushtrisë shqiptare qe jep ashtu si dhe koleget e saj, kontribute për një ushtri moderne në standardet e NATO-s.
Portet
Nënkolonele Alda Perlat Sula, personazh sot e përzgjedhur si histori suksesi, ndër 35 nënkolonelet e Republikës, një nga vajzat dhe gratë e suksesshme të Forcave të Armatosura për 2020.
Eshtë nje vajzë oficere simpatike nëse mund ta quaj kështu, e hollë elegante ne fizik dhe sjellje, me vështrim të mpreftë zhbrilues dhe mjaft qytetare në edukatë dhe më kryesorja e mirë arsimuar.
Oficere është nje profesion i veshtirë për gra, që kërkon shumë vetmohim e shpirt sakrifice.Te përballesh me vështiresi, sfida e barriera paragykimesh.
Të privohesh nga shumë dëshira e llukse civile dhe Alda ja ka dale me sukses.
Alda pse jo mund të kishte zgjedhur profesion tjetër që t'i krijonte më shumë komoditet në jeten e saj.
Ajo i kishte premisat, sepse ishte nje vajzë studioze shumë e mirë në mësime. Por ruajti traditën e admirueshme që e bënë atë të zgjedhe te bëhet oficere sot nënkolonele.
Të jesh ushtarake dhe bijë ushtarakësh nuk ndodh shpesh. Ndoshta në rastet e rralla. Dhe kjo vjen si rezultat i edukimit me frymë të madhe atdhedashurie. Motua e jetës e familjes së Nënkoloneles Alda Sula, " "Atdheu mbi gjithshka" pason karrierën e saj ushtarake emrin e mirë dhe të respektuar të dy prindërve të saj ushtarakë, Perlat dhe Engjëllushe Sula.
Për të gjithë ata që kanë lidhje të hershme me Forcat e Armatosura këta dy emra thonë shumë. Emra te nderuar me nje kontribut të veçantë!
Nëna, Engjellushe Sula Nënkolonele e kursit të parë të femrave nën uniformë, në vitin 1967, pedagoge e punonjëse shkencore pranë Akademisë së Forcave të Armatosura;
Babai, Perlat Sula Gjeneralmajor me detyrën e fundit komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Dhe jo vetëm.
Edhe motra e saj, Ana është mjeke ushtarake, Obstetre-gjinekologe pranë spitalit ushtarak, me gradën e majorit.
Kur e pyet Aldën, ajo të thotë se për të nuk ka qenë e lehtë të ecë pa u ndalur në karrierën e saj ushtarake, pasi “vështirësia” e saj ka qenë se ajo duhet të vazhdonte rrugën e dinjitetit dhe të suksesit, të përshkuar ndër vite nga prindërit e saj.
Alda Sula i përket grupit të femrave ushtarake që u kualifikuan pas viteve ‘90-të. Që nga shtatori i vitit 1988 kur ajo u bë pjesë e auditoreve të Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin ‘’Prapavijë”, rrugëtimi i përshkruar ndër vite nën uniformë për Aldën po i afrohet 30 viteve. Në brëndinë e tij, ky rrugëtim ka patur një larmi eksperiencash, arritjesh dhe promovimesh, që do të bënin krenar jo vetëm dy prindërit e saj, jo vetëm Aldën dhe dy motrat e saj, por cilindo që jetën dëshiron ta jetojë me dinjitet.
Ajo është shembulli real se barazia gjinore aq e përfolur dhe e dëshiruar jo vetëm në shoqëri, por edhe në gjirin e Forcave të Armatosura, nuk është një direktivë por një zbatim konkret.
Karriera e saj nuk është një pozitë e falur, por një arritje në sfidën e përditshme me kolegët meshkuj, për të ndarë të njëjtin profesion, për të cilin nuk ka pasur kurrë pengje përse e zgjodhi.
Në vitin 1994-1995 ajo realizoi një kualifikim pranë Forcave të Armatosura Turke për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, duke qenë kështu një ndër oficeret e para të ushtrisë shqiptare që mori këtë kualifikim.
Në ato vite, ushtria shqiptare ishte ende e madhe në numër dhe standardet e aleancave të reja që po lindnin kërkonin një konceptim të ri edhe për personelin.
Dijet dhe përvojën që mori në Turqi, Aldës shumë shpejt iu dha rasti t’i vinte në praktikë, në detyrat që mori përgjatë viteve 1995- 2003.
Strukturat ku ajo ushtroi detyrën e shefes së personelit dhe organizimit(rekrutimit), kanë qenë të ndryshme qoftë për nga detyrat që kreu, qoftë edhe për nga rëndësia, si p.sh, në Brigadën e Artilerisë në Sauk, në Brigadën e Artilerisë në Babrru, në Regjimentin e I të Kimisë, në Arkivin Qëndror të Forcave të Armatosura etj.
Por padyshim synimi i çdo ushtaraku, pavarësisht gjinisë, ngelet kualifikimi institucional dhe arsimimi ushtarak përgjatë gjithë karrierës, si një kusht i domosdoshëm për përparimin në gradë e në detyra.
Gjatë karrierës së saj ushtarake, N/kolonele Sula, ka kryer të gjitha kualifikimet institucionale të arsimimit ushtarak si dhe kualifikime profesionale, për fushat ku ka shërbyer, si brënda ashtu dhe jashtë vendit.
Ndër më kryesorët kanë qënë; Kursi i Oficerit të Shtabit të Përgjithshëm; Kursi i Lartë i Oficerit pranë Akademisë së Forcave të Armatosura; Kursi i Sigurisë Civile Transatlantike, në Qëndrën Ndërkombëtare të Studimeve të Sigurisë Europiane, “G.Marshall” në Gjermani; Kursi i Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Akademinë Diplomatike Shqiptare; Kursi 2-vjeçar i Bibliotekave, në institucionin e Bibliotekës Kombëtare; Kurs për Sekretari-Arkivat ( Banka Frankofone Shqiptare), në Drejtorinë e Përgjithshe të Arkivave të Shtetit; Kurse për Bashkëpunimin Civilo Ushtarak, (NATO CIMIC), në Shkollën e NATO-s, Oberammergau -Gjermani; në Qëndrën e Parteritetit për Paqe- Turqi; në Grupimin Shumëkombësh Jugor të ”NATO CIMIC”- Itali, në misionin ”Althea”- Sarajevë; në Komandën Operacionale të Bashkuar të NATO-s(JFC), Napoli- Itali; Kurse për Informimin Publik,(NATO PIO), në Shkollën e NATO-s, Oberammergau -Gjermani; në Komandën Operacionale të Bashkuar të NATO-s(JFC), Napoli- Itali; në Akademinë e Komunikimit&Informimit të Bundesverit, Gjermani; në Qëndrën Rajonale të Komunikimit- Shkup, Maqedoni; Kurse për Lidershipin dhe Drejtimin e Brëndshëm, nëAkademinë e Komunikimit&Informimit të Bundesverit, Gjermani; Kursin për Kontrabandën dhe Trafikimin e Qënieve Njerëzore, në Qëndrën e Parteritetit për Paqe- Turqi; Kursin e Oficerit të Shtabit të NATO-s, nga Komanda Operacionale e Bashkuar e NATO-s(JFC), Napoli- Itali; Kursin e Integritetit dhe Barazisë Gjinore nga Qëndra për Operacionet e Mbështetjes së Paqes në Bosnjë-Hercegovinë; Kursin e Menaxhimit dhe planifikimit të Emergjencave Civile nga Instituti Amerikan i Mbrojtjes për Operacionet Mjeksore ; Kursin e Ligjit Ndërkombëtar të të drejtës humanitare dhe të drejtat e njeriut nga Instituti Ndërkombëtar i Ligjit Humanitar ( IIHL), Rome, Itali.
Alda ka përfunduar procesin e kualifikimit “ Master shkencor” në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, të zhvilluar pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.
Detyrat e saj kanë qënë pothuaj në të gjitha nivelet e komandimit, që nga niveli taktik- regjiment, e deri në nivel operacional e strategjik- brigadë, divizion e Shtabin e Përgjithshëm të FA.
Arsimimi ushtarak e civil, kualifikimet e shumta në fusha te ndryshme si brenda e jashtë vendit, e kanë bërë nënkolonele Alda Sulën, që backgroundit të saj intensiv afro 30 vjecar si oficere aktive në radhët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ti shtohen dhe detyra funksionale të realizuara me sukses e profesionalizëm,
si: Oficere shtabi për Bashkëpunimin Civilo-Ushtarak, në Drejtorinë e J9 në Shtabin e Përgjithshëm; Shefe e Sektorit të Informimit Publik dhe Zëdhënese e Shtypit e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA; Shefe e Zyrës së Rektorit të Universitetit Ushtarak “Skënderbej”; ka punuar pranë Qëndrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, me detyrën e Shefes së Sektorit të Organizmave Ndërkombëtare & Informimi i Brendshëm në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe Informacionit; ka kryer detyrën e Shefit të B/punimit Civilo-Ushtarak në Brigadën e Mbështetjes Rajonale( e fokusuar për ndërhyrjen e Forcave të Armatosura në përballimin e emergjencave civile); detyrën e shefit të Departamentit të Doktrinës dhe Publikimeve Doktrinare, pranë Qëndrës së Doktrinës dhe Kërkimit, Shefe e BCU dhe IP në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Por jo vetëm kaq,
Angazhimet serioze dhe përgjegjësia individuale që e karakterizojnë nënkolonele Alda Sulën, nuk kanë munguar dhe në përfaqësime kombëtare e ndërkombëtare,
ku vlen të përmëndim,
Drejtimin e grupit të punës në vitin 2005, për hartimin e Doktrinës së B/punimit Civilo-Ushtarak Shqiptar, me palen amerikane të Qendrës së Marrëdhënieve Civilo-Ushtarake të Kalifornisë; ka qënë koordinatore e SHPFA me Organizatën Ndërkombëtare IOM, për probleme të BCU/CIMIC.
Gjithashtu, ka marrë pjesë në stërvitjen më të madhe rajonale të vendeve të Europës Juglindore për Menaxhmin e Emergjencave Civile, e quajtur “SEESIM-06” në Rumani, në rolin e Specialistit të fushës së B/punimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) dhe “SEESIM-10”, ku Shqipëria kishte kryesinë e radhës, në rolin e koordinatorit për Informimin Publik për palën shqiptare. Ka marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët të NATO-s, “Coopertive Longboë-Lancer”, në rolin e koordinatorit të BCU/CIMIC për palën shqiptare; në stërvitjen dypalëshe me hollandezët ‘’Albania Lion-09”, në rolin e koordinatorit për Informimin Publik.
Gjatë procesit të integrimit të plotë në NATO, në vlerësimet e mbrojtjes vit pas viti, N/kolonele Sula, ka qënë në grup pune në drejtim të plotësimit të objektivave të NATO-s për B/punimin Civilo-Ushtarak,(AL-CIMIC), si pjesë përbërëse e paketës së përgjithshme të objektivave në nivel kombëtar.
Pjesë e punës ndër vite, kanë qënë dhe angazhimi në shtypin e shkruar ushtarak, me tematika nga fushat e punës ku ka shërbyer, si;
• “Femrat në FA të RSH” në Revistën ‘’ Albania Armed Forces’’
• “Stervitja‘’Albania Lion-09’’ në fokusin e CIMIC dhe PIO” në Revistën ‘’ Albania Armed Forces’’
• “ ForcaProfesioniste 2010,KonceptidheObjektivat e MarketinguttëRekrutimitnë FA të RSH ’’nëRevistën ‘’ Albania Armed Forces’’
• ”CIMIC në FA të RSH” në Revistën ‘’ Albania Armed Forces’’
• “Mbështetja Civile në Operacionet Joluftarake dhe ato të Emergjencave të NATO-s”në Gazetën ‘’ Ushtria’’
• “Përkushtimi dhe Profesionalizmi i FA në ndihmëtë Komunitetit Civil” nëGazetën ‘’ Ushtria’’
• “Emergjencat Civile dhe Rëndësia e Kontributit të FA shqiptare ndaj tyre”, në Gazetën ‘’ Ushtria’’
• “Informimi dhe Propoganda” në Gazetën ‘’ Ushtria’’
• “Brigada e Mbështetjes Rajonale në shërbim të komunitetit” në Gazetën‘’ Ushtria’’
• “Konkretizimi i konceptit të Marrëdhënieve Civilo-Ushtarake të Klauzevicit (në librin e tij “ON ËAR”) tek publikimet e NATO-s”, në Revistën Ushtarake, organ teoriko-shkencor i komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
• Artikuj të shumtë për institucionin e KDS, si institucioni i vetem i arsimimit ushtarak, në Gazetën ‘’ Ushtria’’si dhe përkthime për “NATO CIMIC ” dhe “NATO PIO” etj.
Alda ka të mbrojtur në UT (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja), gjuhët frënge, italiane, dhe angleze, si dhe gjuhën turke të mbrojtur në Shkollën Ushtarake të Gjuhëve të Huaja, në Stamboll, Turqi.
Gjuhët e huaja kanë qënë që nga fëmijëria hobi i nënkolonele Sulës.
Për ecurinë në karrierë, ka marrë medalje të ndryshme, si; Medaljen e Karrierës nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm për shërbim 10 e 15 vjet në Forcat e Armatosura; si dhe Medaljen e Shërbimit nga Ministri i Mbrojtjes, për shërbim 3 vjet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, si dhe medaljen e NATO-s për kontribut në misionet e saj paqeruajtëse.
Nga eksperiencat jo vetëm të punës së saj ndër vite, por edhe të bashkëpunimit me kolegët dhe eprorët e saj, si brënda ashtu edhe jashtë vendit, kur e pyeta Aldën, ajo dëshëronte të veconte eksperiencën e saj në misionin e NATO-s, KFOR, Kosovë. KFOR-i ishte misioni i parë për të.
Me modestinë e saj që e karakterizon, ajo shprehet se ka qënë përvoja më e mirë e punës, nisur nga çdo këndvështrim. “Me bindje e them, - nënvizon Nënkolonele Sula, që jam ndjerë e privilegjuar dhe me fat që m’u krijua mundësia për të qenë në vazhdimësi pjesë e kontributit që femrat ushtarake shqiptare japin në misione, me qëllim lënien gjurmë nëpërmjet prezencës tonë.
Këtu nuk dëshiroj të flas për veten, pasi pjesëmarrja në një mision të zhvesh disi nga individualiteti, duke të personalizuar me kombësinë, me forcën e armatosur të një vendi, me gjininë që përfaqëson”.
Përzgjedhja në këtë mision, me dy detyra, atë të Shefit të Shtabit të Grupimit të Mbështetjes Logjistike të Përbashkët të KFOR-it dhe të Përfaqësueses së Lartë Ushtarake Shqiptare, nga ana e lidershipit ushtarak e civil, rriti tek Nënkolonele Sula, besueshmërinë e njëkohësisht dhe impenjimin maksimal për një përfaqësim sa më dinjitoz e realizim të suksesshëm të misionit.
Kjo e ka një arsye, por dhe një përgjigje..... mbështetja maksimale dhe e drejtpërdrejtë që lidershipi civil e ushtarak I MM dhe SHP, i kanë dhënë dhe vazhdon t’iu japi femrave ushtarake, duke rritur ndjenjën e krenarisë, vlerësimit, përgjegjshmërisë e kurajos në përballimin dhe përmbushjen edhe të këtyre sfidave, siç është angazhimi në mision.
Nënkolonele Sula, nënvizon faktin e një stafete femërore në këtë mision.
Kjo stafetë, shprehet nënkolonele Sula, çon më së miri në rritjen e imazhit të figurës së femrës së FARSH dhe kontributit të saj në misione, siç është dhe misioni i KFOR-it.
Kur e pyes Aldën se cili është vendi dhe roli I femrave në FA, me mjaft seriozitet e optimizëm ajo shprehet se:
Transformimi që po pëson ushtria është mundësia më e mirë për të ndihmuar zgjerimin e rolit të femrave si pjesë përbërëse e saj. FARSH kanë bërë progres të dukshëm në fushën e prespektivës gjinore e të zbatimit të detyrimeve që vijnë në kuadër të OKB dhe NATO-s.
Numri i femrave ushtarake ka ndryshuar vazhdimisht, duke u rritur si në numër ashtu dhe në fushat e përgjegjësisë që ato mbulojnë dhe sektorët ku punojnë.
Femrat, kane vendin dhe rolin e tyre në angazhimin dhe kontributin që Forcat e Armatosura japin për sigurinë e vendit dhe publikut, për ndihmesën e publikut në raste emergjencash, në operacione humanitare, janë të pranishme më tepër se më parë në operacionet e mbështetjes së paqes jashtë vendit.
Alda përmend angazhimin në operacionin e asistencën humanitare të tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, angazhimin në patrullimet në komunitet si dhe detyrat këshilluese në drejtim të respektimit të masave ndaj pandemisë së COVID-19, në stërvitje të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, angazhimet dinjitoze në misione paqeruajtëse në kuadër të NATO e BE, si dhe përfaqësitë ushtarake jashtë vendit, rritjen e numrit të femrave për arsimim në institucionet më prestigjoze arsimore të NATO-s etj.
Numrat dhe statistikat gjithnjë në rritje, flasin më së miri për investimin e duhur nga ana e lidershipit të MM dhe SHP për të drejtat e grave e vajzave edhe në sektorin e mbrojtjes, si model e motiv i shoqërisë shqiptare.
Alda e quan një shans pozitiv faktin e drejtimit të sistemit të mbrojtjes nga një ministre femër. Në të njëjtën kohë e quan dhe nje konkrertizim më së miri i politikave të shanceve të barabarta dhe objektivave në rang kombëtar të vendosura për cështjen ‘’gender’’ në pozicionet vendimmarrëse.
Dhe si një requiem, mund të them se Alda Sula është një ndër 35 nënkolonelet e ushtrisë shqiptare.
Dhe ambicjet e saj të natyrshme janë edhe më të mëdha.
Me modestinë që e karakterizon ajo nuk dëshiron të flas shumë për veten e saj.
Është vetë puna, arsimimi, profesionalizmi dhe sjellja e saj që flasin.
Por një gjë Nënkolonele Sula e tregon me shumë dëshirë. Emri i saj është një emër simbolik.
Alda simbolizon kursin e parë të oficereve shqiptare, në vitin 1969.
Emri i saj shumë domethënës, është si rezultat i bashkimit të germave të emrave të disa prej oficereve të këtij kursi, një detaj për të cilën Alda krenohet.
Dëshira për vijimësi dinjitoze në karrierë vjen natyrshëm, në sajë të arritjeve, jo vetëm për Aldën, por edhe për të gjitha koleget e saj, që si ajo japin në përditëshmëri kontribute për një ushtri moderne në standardet e NATO-s.
Dëshirat dhe arritjet në rastin e Alda Sulës kanë ecur dhe do të ecin gjithnjë së toku dhe të pandara nga njëra-tjetra. Ashtu siç është e pandarë edhe tradita familjare ushtarake e familjes së saj.
Pergatiti : Liliana Pere