top of page
Writer's pictureAlb ww

Shqipe Malushi Editor & Publisher ‘’ Co. Inc.Bibla e Gazetarise’’ ne New York.Nje grua lidership




Shqipe Malushi

Editor & Publisher e ‘’ Co. Inc.

Bibla e Gazetarise’’ ne New York

Nje grua lidership dhe ambasadore e paqes


Bashkebisedim Shqipe Malushi me Liliana Pere - Presidente e organizates “Gruaja Shqiptare ne Bote”


Histori Suksesi, dhe jo vetem… histori te sherbimeve si ambasadore e paqes ne Afganistan, Indi, Liban, Kosove, Shqiperi...Ndjehemi krenare me Shqipen, qe ka kaluar shpesh here ne rreziqe kercenuese per jeten, por nuk eshte terhequr nga misioni per ngritjen e urave te Paqes!


Shqipja u nderua me Medaljen e NATO-s per mbeshtetjen e saj ne misionin paqeruajtes ne Kosove dhe Engjelli i Çmimit te Paqes nga Magazine Dita e Grave, dhe e zgjedhur ne vitin 2003 si Gruaja e Vitit nga Rrjeti i Grave Refugjate.

Profili i Shqipes:

Shqipe Malushi eshte lindur ne Peje. Ajo eshte nje shkrimtare, nje trajnere Lidershipi per Çeshtjet Gjinore dhe nje aktiviste e te drejtave te njeriut. Jep leksione mbi demokracine, te drejtat e njeriut, dhe menaxhimin e krizes ne SHBA, Shqiperi, Kosove, Afganistan, Liban, Kili dhe Indi. Ajo ka punuar ne Kabul si keshilltare per çeshtjet gjinore dhe fuqizimin. Perfundoi studimet e saj ne gjuhesor ne Universitetin e Beogradit, studioi ne Kolegjin Sarah Lawrence, NY, dhe mban nje diplome master ne Arteve dhe Shkences ne Universitetin e New York, NY.

Ajo përdor tregimin për të rritur ndërgjegjësimin, Sigurimi per ngritjen e kapaciteteve, forcimin e udhëheqjes, zbaton menaxhimin e ndryshimeve, dhe për të promovuar vizionin e ndërtimit dhe të kuptuarit e çështjeve ndër-kulturore . Tregimet e saj janë botuar ndërkombëtarisht, dhe puna e saj përfshin libra me poezi dhe aktivitetin e saj ne shqip dhe Anglisht


Malushi është më shumë se një poet dhe vizionare - ajo është një lider i rekomandueshëmpër gratë në të gjithë botën.

Aktualisht ajo jeton ne Nju Jork me nenen e saj dhe motren e saj Magbule Alida.


Tegimi mesazhdhenes i kesaj gruaje humane , mbreselenes vazhdon…

Shqipe Malushi gjithe jeten eshte mbeshtetur ne dashurine dhe dhembshurine per njerezimin. Ajo deshironte ti kuptonte te gjitha gjuhet dhe popujt e botes, enderonte se do ecte neper vende te ndryshme dhe te gjithe do ta kuptonin misionin e saj, i cili mbeshtetej ne te verteten dhe Zotin.

E kishte te qarte se jeta eshte e veshtire dhe gjithnje i veshtronte njerezit me dashamiresi. Eshte perpjekur te mesoje shume nga te gjitha moshat. Mendimi qe e bente te vuante Shqipen, ishte se perse njerzit qe e rethonin gjithmone ishin jo te lumtur. Kjo e shqetesonte shume.

E mbeshtetur ne drejtesine per liri e barazi per gruan, kursesi nuk e pranonte traditen qe thoshte se vajzat nuk kishin te drejta dhe djemte i kishin te gjitha te drejtat. Nje sfide perballe kesaj tradite.

Arsimimi dhe deshira per te marre sa me shume dituri ishte tipar krysor per Shqipen. Deshironte te dinte c’do gje, prandaj bente shume pyetje. Ishte shume kurize por brengoste kufizimi si femer.

Brenda saj kishte nje lufte ne mes te zemres dhe mendjes. Zemren e kishte shume te madhe, aty kishte vend per meshire, dhimbshuri, dashuri, mirekuptim, etj. Por ne mendje kishte gjithmone dyshim, tentim per ti ndruar gjerat, mos pranim, moskuptim, rezistim, rebelim. Dashuria brenda zemres saj gjithmone fitonte por nga njehere perballej me shpirtin e saj human.

Sjell nder mend kur ishte femije dhe ç’do vere Shqipja shkonte ne bjeshket e Rugoves per pushimet te veres. Reth saj ishin bjeshket e larta, pyll i pafund, ere e fresket e cila enderonte te fluturonte pertej ketyre bjeshkeve.

Ajo besonte se do te arrinte kete ender ,do te thoshte po, por si dhe kur nuk dinte se qe ne moshe te e re ka tentuar te shkonte sa me larg nga shtepija, nga rethi sepse ate kohe ata nuk I kuptonin andrat e saj. Ç’fare deshironte Shqipja? Deshironte te kishte lirine te hulumtonte jeten, te zbulonte te verteten e jetes, te shkurante , te aktronte, te vallzonte, te krijonte. Deshironte , te shijonte jeten ne te gjitha ngjyrat e saja. Jeta e saj ne shtepi ishte pa shprese. Babai i kishte vdekur kur ishte vetem tre vjec, ndrsa nena ishte gjithmone ne pikellim. Dhe ajo donte ta luftonte pikellimin dhe ta shendronte ne gezim. Kjo ishte qellimi i jetes saj. Deshironte ti bente te gjithe njerzit te lumtur dhe te qeshur.

Ah familja ime e dashur… shprehet ajo. Si femije nuk i paskesh kuptuar sepse mendonte se ata ishin pengesa sepse ishin tradicionale. Shume pak kishte ditur per familjen e saj deri sa u largua nga ata, dhe dashuria u be nje flake qe ende nuk eshte shuar. Kur shqipja vendosi te largohej, ndjeu mungesen e familjes. U miqesua me njerez nga te gjitha trojet, te cilet mund te zevendesonin familjen e saj. Sic thote nje fjale e urte “Vetem kur e humbim ate qe duam, e kuptojme sa shume e paskemi dashte”.


Liliana Pere: Deshiroj e dashur Shqipe te sjell ne vemendjen e publikut, kush eshte integriteti juaj i larte professional, dhe si ka vazhduar rruga e suksesit?

Dhe Shqipja vazhdon…

Edukimi im ishte shume interesant sepse une u rrita ne mesin e librave, tregimeve te gjyshes, tradites familjare. Gjimnazin e kreva ne Peje. Ishte gjimnaz klasik me shume rregulla. Pastaj fillova studimet ne deegen e farmacise, sepse babai im ishte farmacisti i pare shqiptar ne Kosove. Me pas familja me lejoj te vazhdoja studimet e fakultetit vetem nese shkoja ne farmaci. Une pranova dhe studjova farmacine dy vjet por u merzita shpejt dhe i nderpreva studimet. Pastaj studjova psikologjine dhe frengjishten, por nuk ndjeja se ishin lamite qe me benin te gjalle. Ma ne fund e gjeta, shkova ne fakultetin e filologjise ne Beograd dhe aty studjova gjuhen, letersine Shqipe dhe Anglishte. Aty dhe diplomova. Pra gjate gjithe rrugetimit tim te gjetjes se vehtes, une androja te ikja te shkoja ne Amerike. Dhe kur u diplomova, disa dite me vone ishte hapur nje konkurs per ndrim studentash ne Amerike, dhe une u pranova. Keshtu u largova nga familja per te dyten here dhe ika pas endrave te mija.

Ne Amerike pas shume e shume perpjekjeve dhe sfidave une pata fatin te vazhdoj studimet e larta. Perseri fillova te studjoja sepse fitova bursen ne njeren nga kolegjet shume te njohura Sarah Lawrence College, ku shume artiste te njohur kishin studjuar ne kete kolegj. Pasi kreva studimet ne nje aftat dy vjecar e gjysme vazhdova me studimet postdiplomike ne New York University. Me pas u punesova ne nje firme Editor & Publisher Co. Inc., qe quhej “Bibla e Gazetarise” dhe ishte e vetmja kompani qe merej me gazetaret dhe gazetari ne tere Ameriken. Aty punova 15 vite. Une gjithashtu kam vazhduar studimet per biznes dhe administrim ne Columbia University, si dhe kam shum trajnime profesionale nga vendet e ndryshme.


Liliana Pere: A ka ndjere Shqipja mbeshtetje permanente per qellimet e saja, profesionin dhe si kane qene keto raporte?

Une kisha shume mbeshtetje nga miqte dhe dashamiresit qe i njoha ne Amerike. Kjo ishte nje mbeshtetje emotive e cila me nxiti te vazhdoja kah rruges se suksesit. Nga te gjitha sfidat e jetes, mbeshtetja e miqve dhe me vone e familjes ishte gjeja me e fuqishme dhe me e bukur ne jeten time. Une I doja shume, i doja te gjithe. Dashurija ishte energjija ime positive dhe une e shperndaja ate pakufi me te gjithe njerzit qe me rethonin. Pra dashuria u be edhe mjet komunikimi, edhe mjet sherimi dhe vizion i se ardhmes. E doja nje bote te bukur dhe me plot dashuri. Ashtu e shikoja, ashtu e krijoja. Pastaj dhe bursat qe i kam fituar per shkollim ishin nje mbeshtetje e forte. Edhe puna qe beja gjithashtu ishte mbeshtetje financiare. Pra une punoja nga dy pune te shumten e rasteve gjersa ne mbremje shkoja ne shkolle dhe ne wikend merresha me komunitetin.

Komuniteti Shqiptar ishte foleja ime gjithashtu sepse aty une e gjeja vehten. I perkisj atij, dhe deshiroja qe te gjithe te ngriheshim lart se bashku.



Liliana Pere: Si eshte Komunikimi me Shqiperine, me vendin tuaj dhe a deshironi te ktheheni? Sa nostalgji dhe dhimbje keni per vendin tuaj?

Shqiperia, Ah Shqiperia sa fort e desha dhe e dua. Une u ktheva vjet ne Shqiperi. Isha e angazhuar nga World Vision ne Tirane per nje Trajnim. U friksova teper per kete pune se nuk dija a do ja delja me sukses. Frigohesha per shkak te gjuhes sime te cilen e flas me dialect geg te Kosoves, pastaj 35 vite ne emigracion e kane bere te veten dhe natyrisht se kam harruar shum fjale. Por e mora kurajon dhe kur arrita ne Tirane dhe fillova trajnimin qe ne diten e pare e vendosa ta beja ne gjuhen Shqipe. Une nuk mundem t’ja u pershkruaj ndjenjat e mija, ishin sikur valet e detit Adriatik, vinin dhe riteshin pa nderprere. Mua te gjithe me pranuan me zemer te hapur, me priten te gezuar, dhe frika qe e kisha u zhduk. Gjuha ime ishte shume e kuptuar nga te gjithe. Shume pak bera gabime dhe te dy palet u dashuruam me njeri tjetrin. Une pata shume sukses me punen time ne Tirane me sistemimin e burave dhe te grave ne pune, me lidershipin, dhe manaxhmentin. Ata i pranuan sygjerimet e mija dhe me te vertete e beme nje hap shume pozitiv kah e ardhmeja. Te punoja ne Tirane per mua ishte sikur te diplomoja perseri. Sikurse isha diplomuar dikur nga shkolla e mesme ne Kosove dhe kisha ikur nga trolli. E tani isha kthyer ne troll dhe ja qendroja para popullit tim duke pritur a do me pranojne dhe a do diplomoja. Dhe kalova me sukses. Tani enderoj te kthehem ne Shqiperi perseri. Kam shume miq dhe kam deshire qe ti vizotoj perseri. Pra ne c’do rast qe do me jepet une do ve krahet dhe do fluturoj drejt Shqiperise.

Pa dyshim ty Liliana do te takoj me pa tjeter se je mikja ime me e re dhe ne Tirane do te bisedojme dhe me gjere per projektet e mia ne te ardhmen.


Liliana Pere: C’fare mesazhi keni per boten e gruas shqiptare?


Gruaja Shqiptare eshte e bukur, eshte e menqur, e kthellet, e bute, e dashur, me durim dhe me shume cilesi te tjera. Une doja t’ju them se gjeja me e shtrejte eshte Dashuria per vehten dhe pastaj per tjeret.

Ata qe nuk dijne ta duan vehten, ta respektojne vehten dhe ta ndihmojne vehten ata nuk dine ti bejne keto as per te tjeret. Gruaja Shqiptare gjithmone ka pase vlera te larta, dhe jam e deshiruar qe ne kur mos ti humbim keto vlera si edukimin, miresine, besimin, miqesine, familjen, kombin, kulturen e shume te tjera.

Tani me ndrimin e gjeneratave ne boten globale, edhe vlerat po zhduken dhe po mbetet nje zbrastire.

Gruaja Shqiptare kur nuk duhet me harru kush ashte dhe nga rrjedh. Ajo duhet te mburet me traditen, kulturen dhe edukaten e saj. Femra duhet ta ruaj bukurine dhe dashurine e saj e mos te krahasohet me askend perpos me vlerat e saja. Nje gje eshte shume e rendesishme per pavaresine e gruas eshte gjendja ekonomike. Kur gruaja ashte finaciarisht e pavarur ajo ashte gjithmone ne rruge te fuqizimit, dhe me lehte e ka ta baje drejtesine.

Gruaja nuk ashte krijuar per te duruar dhunen, ajo duhet besuar ne vehten ne krijuesin e saj dhe te drejtat e saja, dhe pastaj te fuqizohet, te edukohet dhe te pavarsohet. Ne kete rruge ajo do e gjeje lumturine dhe paqen shpirterore..


Falenderim nga Shqipe Malushi

Faleminderit znj. Liliana per biseden e ngrohte dhe te dashur qe patem , te falenderoj shume per punen e papertuar humane qe ben per njohjen e vlerave te grave shqiptare ne Bote. Shikoj se ju kete pune e beni me shume dashuri dhe per kushtim . Kur mos te harojne se dituria ashte liri dhe eshte fuqi.



Falenderim nga Liliana Pere

Ju faleminderit ju Shqipe Malushi gruaja me integritet te larte professional, paqesor, human dhe njerezor , je shembull pozitiv dhe i rralle. Historia juaj eshte nje mesazh i madh pozitiv qe ne si organizate ‘’GSHB’’ duam te japim, per te treguar se sa shume dashuri energji, pozitivitet dhe integritet professional, ka nje grua ne kapacitetin e saj ne brendesi , kur do te arsimohet, te ece , te luftoje , per lirine , te drejtat, humanizmin, familjen dhe Paqen ne Bote.

Nepermjet historise tuaj Une personalisht dhe GSHB sensibilizon dhe ndergjegjeson gruan shqiptare.

Ju faleminderit nga zemra e dashur Shqipe Malushi!

Te presim ne Tirane.

Intervistoi

Liliana Pere

Presidente e “Gruaja Shqiptare ne Bote”


Tirane 12.08.2015


0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page