Shtëpia 150-vjeçare që pret artistët nga gjithë bota
Galeri ODA - Aty ku hini u kthye n'art
Monday, 16 August 2021 - 15:40albinfo.ch
Kjo galeri është hapur në një shtëpi karakteristike, gati 150-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, ku daton fillimi i artit të fotografisë shqiptare (1858).
Qëllimi i kësaj galerie është të promovojë artistë nga e gjithë bota, për të ndërtuar ura të artit dhe kulturës mes shteteve, për të krijuar një oazë ku diskutohet për fotografinë, pikturën, skulpturën, artin modern, për muzikën dhe letërsinë.
Rozafa Shpuza, një fotografe dhe poete e mirënjohur, e ka kthyer në galeri arti shtëpinë e vjetër të prindërve dhe bashkëpunon me artistë të ndryshëm nga e gjithe bota, të cilët duan të ekspozojnë punët e tyre në Shkodër, në këtë qytet që është djepi i kulturës shqiptare.
Qysh prej 2018-ës kur u hap së parit, n’Odë kanë bujtë këto artistë:
13 gusht 2021 – Enris Qinami, muzikolog dhe përkthyes vjen nga Franca për promovimin e librit “Poezi të shpirtit”, 12 poezi të Naim Frashërit të përkthyera në frëngjisht.
8 gusht 2021 – Shqipe Mehmeti, piktore nga Maqedonia e Veriut, ekspozitë personale “Fragile”.
3 qershor 2021 – Ardian Ndreca vjen nga Italia për me promovue “Triskuj të vonuam” të Pjetër Dedës.
11 qershor 2021 – Fahredin Spahija, fotograf nga Kosova, hapë në galerinë ODA ekspozitën me foto “Mendo për mua”.
23 maj 2021 – Ejup Deari, piktor nga Holanda vjen me një ekspozitën personale të titulluar “Bacterial Time”.
15 maj 2021 – Amazona Hajdari, shkrimtare që vjen nga Italia për të promovuar librin e saj për fëmijë të titulluar “Aventurat e Fiorit”.
2 maj 2021 – Vahide Hasanaga Nimanbegu, piktore nga Mali i Zi, ekspozitë personale “Detari intim”.
16 prill 2021 – Ekspozitë fotografike “Odat n’Odë”. Bashkëpunim i galerisë ODA me Drejtorinë Rajonale e Trashëgimisë Kulturore për të paraqitur relikte nga shtëpitë e vjetra shkodrane, në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore të shpallur nga ONESCO.
23 prill 2021 – Sabina Darova, poete që vjen nga Italia për me promovu vëllimin me haikë, “E pambaruar mënga e dimrit”.
11 prill 2021 – Jona Xhepa, The Colours of Pomegranade, performancë me muzikë dhe rrëfenja.
26 mars 2021 – Rozafa Shpuza, promovim i librit me poezi “Nana i qindiste kryq dimnat”.
25 dhjetor 2020 – Ekspozitë ndërkombëtare fotografie titulluar “Vita Via Est”, me pjesëmarrjen e 28 artistëve shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
28 nëntor 2020 – Ekspozitë me e 5 artistëve nga Maqedonia e Veriut “Arti kumanovar në Odën shkodrane”, në kuadrin e ditës së Pavarësisë (pikturë dhe fotografi).
30 tetor 2020 – Valbona Quku Lisha, fotografe shqiptare, vjen nga USA me ekspozitën e saj personale “Perlat e kunorës shqiptare”.
16 shtator 2020 – Ana Bona, nga Belgjika vjen n’Odë me një ekspozitë piktore online.
14 gusht 2020 – Mariposa Fa, fotografe që vjen nga Zvicra me ekspozitën e saj personale “Nga planeti grua”.
9 janar 2020 – Alina Nilova, piktore nga Ukraina, vjen n’Odë me një ekspozitë online.
30 nëntor 2019 – Ekspozitë ndërkombëtare fotografie e titulluar “ArtOdes”, me pjesëmarrjen e 18 artistëve shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
7 shtator 2019 – Sabina Darova, shkrimtare që vjen nga Italia për të promovuar librin e saj me poezi “Dritë në lëkurë”.
5 shtator 2019 – Arbnor Karaliti, piktor nga Kosova, vjen në Odë me një ekspozitë online.
0 52