Sopranoja shqiptare më 1 shtator 2021 do të debutojë në rolin Rita në operën e Berlinit
Thursday, 27 May 2021 - 11:20albinfo.ch
Sopranoja e mirënjohur shqiptare, Elbenita Kajtazi, jeton dhe ushtron karrierën e saj artistike në Gjermani. Ajo më 1 shtator 2021 do të debutojë në rolin Rita në operan “Dy burra dhe një grua“ në Konzerthaus Berlin, Gjermani, transmeton albinfo.ch.
“Dy burra dhe një grua“ është një operë komike e kompozuar nga Donizetti, dhe do të realizohet për herë të parë në Gjermani.
KOSOVË– Elbenita Kajtazi është një ndër sopranot më të njohura shqiptare, fama e të cilës ka dalë edhe jashtë kufijve të vendit. Karriera e saj e sukseshme nuk i ka pasur fillimet dhe aq të lehta, madje historia e saj është shumë frymëzuese.
Sopranoja ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe ka treguar se sa e vështirë ka qenë për të arrijë këtu ku është sot. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Elbenita është shprehur se më parë ka shitur qumësht për të ndihmuar familjen dhe tashmë ka pushtuar skenat botërore falë talentit të saj.
Kajtazi thotë se nuk do e harrojë kurrë se nga vjen dhe se është krenare për të shkuarën e saj. Ajo ka treguar edhe se Ermonela Jaho i ka dhënë dikur një këshillë të vlefshme që i ka vlejtur për gjithë jetën.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Kjo jam unë me një shishe qumësht shumë të shijshëm në duar pesë muaj pas luftës në Mitrovicë-Kosovë, më 26.10.1999 në 08:09 të mëngjesit! Do t’ju tregoj të gjithëve një histori të vogël. Para luftës ne kishim dy lopë të bukura dhe shisnim qumësht në lagje, sepse dy lopët e mia të bukura kishin qumështin më të mirë që ekziston dhe unë isha fëmija që ua shpërndaja qumështin fqinjëve tanë. Gjatë luftës ne ishim refugjatë në Shqipëri dhe natyrisht duhej të linim gjithçka që kishim pas, edhe dy lopët e mia të bukura që aq shumë i doja! I pashë për herë të fundit kur u larguam nga shtëpia dhe mendova se nuk do t’i shoh më kurrë, por unë dhe gjyshja ime i kërkonim kur u kthyem nga Shqipëria dhe kur lufta kishte mbaruar. Edhe sot që tregoj këtë histori nuk mund të besoj se i gjetëm! Unë isha fëmija më i lumtur në tokë kur i gjetëm, kujtoj se u hodha lartë nga lumturia! Pas luftës, puna ime e vjetër u kthye, unë vazhdoja të jem vajza që shpërndanë qumështin dhe e doja punën time! Kur një shok më dërgoi këtë fotografi mbrëmë, unë qava shumë, u emocionova shumë dhe kujtova kohën e saktë dhe ditën dhe gjithçka që ndodhi atë ditë! Ishte një pamje shumë e bukur për ta parë, për të më bërë gjithmonë të kujtoj se nga vij dhe të jem krenare për faktin se në të kaluarën isha një vajzë me ëndrra shumë të mëdha dhe gjithashtu kisha një punë për të shpërndarë qumësht dhe fituar para për të ndihmuar familjen time me atë punë, si një fëmijë 9 vjeç! Kush mendonte se do të bëhesha këngëtare e Operas… atëherë nuk kisha ide se çfarë ishte opera, më besoni! Ermonela Jaho më tha një ditë se “asgjë nuk është e pamundur në këtë botë, dhe ju mund të arrini çdo ëndërr që keni”. Unë ende besoj në atë që ajo më tha dhe unë ende shikoj deri në ato fjalë!,”- ka shkruar Elbenita Kajtazi.
(kle.mu./dosja.al)