top of page
Writer's pictureAlb ww

Yllka Mujo, (1953 Tiranë), aktore shqiptare e filmit dhe e teatrit.Mban titullin Artiste e merituar.








Yllka Mujo, (1953 Tiranë), aktore shqiptare e filmit dhe e teatrit.

Biografia

Lindi në Tiranë në 15 tetor 1953. Mbaroi për kanto në Liceun Artistik dhe më pas për aktore në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa më 1974 u emërua në Teatrin Popullor.

Në teatër ka interpretuar në dhjetëra shfaqje, midis të cilave te “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit.

Ka interpretuar në filmat “I teti në Bronx”, “Malet me blerim mbuluar”, “Zonja nga qyteti”, “Kur hidheshin themelet”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Është aktore me kërkesa, me plastikë të zhdërvjelltë, energjike, shpërthyese; dallon për trajtimin e mençur dhe të kulturuar të roleve, duke rikuptimësuar në kohë idetë dhe gjendjet e tyre emocionale. Yllka Mujo kalon lehtësisht sa nga drama në komedi, sa nga personazhet me mbartje psikologjike e përjetime të brendshme, tek personazhet komike, deri paroditë dhe groteskë. Më 1995 fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove për rolin e Julias në dramën “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër” të Dorstit.



  • Der Albaner - (2010)

  • Lule të kuqe, lule të zeza - (2003)

  • Lettere al vento - Letra ere - (2003)

  • Shpella e piratëve - (1990)

  • Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, rol episodik, nje nga vejushat

  • Rikonstruksioni - (1988) Ajkuna

  • Taulanti kërkon një motër - (1984)....Zana, nena e Taulantit

  • Kur hidheshin themelet - (1978)

  • Zonja nga qyteti - (1976) Shpresa

  • Beni ecën vetë - (1975)..........Leta, nena e Benit

  • Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Semi

  • Malet me blerim mbuluar - (1971) Lilo Labja

  • I teti në bronz - (1970) Alma


  • Filumena Marturano - (2009) teatër

  • Pamje nga ura - (2007) teatër

  • 8 persona plus - (1994) komedi-teatër

  • Nata e dymbëdhjetë - teatër-komedi

  • Natë me hënë (1990) teater

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page