Faqja e autorit
Dritëro Agolli Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. Tituj të veprave të tij janë: Në rrugë dolla, 1958 Hapat e mia në asfalt, 1961 Zhurma e erërave të dikurshme, 1964 Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 Mesditë, 1968 Komisari Memo, roman, 1969 Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973 Nënë Shqipëri, 1974 Njeriu me top, 1975 Fjala gdhend gurin, 1977 Trëndafili në gotë, roman, 1980 Fytyra e dytë, dramë Mosha e bardhë, dramë Udhëtoj i menduar, 1985 Njeriu i mirë, tregime Kalorësi lakuriq, roman - 1996 Arka e djallit, roman - 1997 I përndjekuri i dashurisë, poezi - 2013 Prit edhe pak, poezi - 2016 Shiko librat e autorit LIBRA TË AUTORIT Prit edhe pak Dritëro Agolli Çmimi: 850 Lekë Nulla dies sine linea Dritëro Agolli Çmimi: 1200 Lekë E bukura , lozonjarja, tokësorja Grua Dritëro Agolli Çmimi: 1000 Lekë Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Dritëro Agolli Çmimi: 2500 Lekë Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Dritëro Agolli Çmimi: 1000 Lekë Shtigje dhe trotuare Dritëro Agolli Çmimi: 800 Lekë Shekulli i argjendtë Dritëro Agolli Çmimi: 900 Lekë Kambana e largët Dritëro Agolli Çmimi: 600 Lekë Dashuri në moshën e krishtit Dritëro Agolli Çmimi: 800 Lekë Vjen njeriu i çuditshëm Dritëro Agolli Çmimi: 600 Lekë Trëndafili në gotë Dritëro Agolli Çmimi: 900 Lekë Arka e djallit Dritëro Agolli Çmimi: 900 Lekë Kalorësi lakuriq Dritëro Agolli Çmimi: 900 Lekë Këngët e buzëqeshjes Dritëro Agolli Çmimi: 1200 Lekë Dështaku Dritëro Agolli Çmimi: 700 Lekë Pelegrini i vonuar Dritëro Agolli Çmimi: 600 Lekë