top of page
Writer's pictureAlb ww

Vizioni Autentik i Liliana Peres, org Alww, kauza per sistem vlerash, sot inspirues ne mbare boten


VIZIONI AUTENTIK I LILIANA PERES TEK 'GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE'


E Premte, 03.06.2015, 10:59pm (GMT+1)


Botuar Gazeta Dielli Nyork dhe Gazeta Shqiptarja .com & VOAL





Perkushtimi maksimal per familjen nuk do te vlente nese nuk do te merrte pjese ne problemet dhe ecurine e çeshtjes se gruas. Kjo ishte edhe arsyeja e korespondences me Presidentin e SHBA, Barack Obama, ku Liliana Pere, bashkoi zerin e saj kurajoz per te mbrojtur te drejtat e gruas ne mbeshtetje te nje kauze te madhe. Liliana Pere, e diplomuar ne Inxhinjeri Informatike, ka vite qe kur vendosi t’i kushtoje vemendje dhe kohe çeshtjes se gruas. Frymezimin e gjeti ne organizaten nderkombetare “Women International Networking”, nje organizate qe i fuqizon dhe i lidh grate me nje vizion autentik, femeror dhe global. Duke punuar e duke marre pjese ne kongrese nderkombetare te gruas, mendoi te ndertonte Portalin “Gruaja Shqiptare ne Bote”, nje portal arshive, mjet i perbashket i grave, qe ajo e quan “kala vlerash” ku pasqyrohen histori te ndritura te grave nga viti 1935 deri ne ditet tona, dhe te vazhdoje te botoje intesivisht per gruan shqiptare kudo ku ajo punon dhe jeton.

Te krijoje networkun online te Gruas shqiptare ne bote , te kontaktoje, te bisedoje dhe te botoje intesivisht historite qe pasqyrojne arrijet e tyre ne boten e madhe te integruar. Histori plot pune dhimbje kembengulje por te ndritura.


Duke dhene keshtu modelin e inspirimit ne shoqerine shqiptare per motivim, inspirim, dhe per te bere perpjekje per ngritjen e nje sistemi vlerash. sot ajo ka org te krijuar prej saj Albanian Woman World me nje emer te njohur ne bote ne institucionet me prestigjioze.

E gjitha kur e sheh, është një portal kushtuar grave që kanë bërë dhe bëjnë histori jashtë kufijve të Atdheut dhe jo vetëm. Mendon se përmes këtij portali, unifikohen vlerat ashtu si edhe krijohet një sistem vlerash.

Shumë modeste ne punën e saj, paqësore dhe me shpirt të madh, ajo tregon se këtë portal e ka punuar me shumë përkushtim respekt, pasion, me një emërues të përbashkët që është Komuniteti i Grave shqiptare, sukseset e tyre kudo ku punojnë,dhë jetojnë. Dhe reagimi i Zonjave shqiptare në lidhje me këtë portal, duke ju referuar rrjeteve sociale dhe reagimit real ka nje aprovim dhe vleresim shumë pozitiv dhe shumë te mirëpritur.


Me histori te shkruajtura me dashuri dhe te botuar me kembengulje ne median e shkruar brenda dhe jashte shqiperise per ti bere grate shqiptare te njohura per tiparet e tyre te forta qe kane, te urta inteligjente kurajoze dhe me nje formim te shkelqyer, konkuruese dhe fituese sot ne bote. Mendon se permes ketij portali, bashkohen unifikohen vlerat, dhe ngelen si informacion shume i vlefshem inspirus dhe motivues per brezat, ashtu si edhe krijohet nje sistem vlerash i dukshem real. Shume modeste ne punen e saj, paqesore dhe me shpirt te madh, ajo tregon se kete portal e ka punuar me shume perkushtim respekt, pasion, me nje emerues te perbashket qe eshte Komuniteti i Grave shqiptare, sukseset e tyre kudo ku punojne,dhe jetojne. Dhe reagimi i Zonjave shqiptare ne lidhje me kete aktivizim serioz ka qene shume pozitiv dhe shume i mirepritur per altruizmin e saj fisnik, thote“Desheroja me shpirt te beja diçka, per gruan shqiptare, suksesin e shqiptareve kudo ne bote dhe ngritjen e nje sistemi vlerash”, thote ajo jane vlera te patjetersushme, sepse si shprehet ajo vlerat kane nje ngjyre dhe asnjehere nuk duhet te kemi ndarje por te punojme bashke. per te miren e gruas dhe shqiperise

Baza e familjes eshte gruaja dhe faktor i rendesishem ne shtytjen e puneve perpara. Nje grua e forte thote ajo,krijon nje familje te forte nje shtet te forte, nje bote te forte.


Per realizimin e ketij portali ka punuar shume, disa vite rresht, ne menyre te panvarur, nga politika me gjithe perfshirje, ka bere kerkime, grumbullim te materialeve, kontakte, publikime, identifikime nga burime te konfirmuara. Nga ana tjeter i eshte dashur te punoje intesivisht per publikimin e historive te suksesit ne median e shkruar brenda dhe jashte vendit. Trend dhe fryme kjo, gjithmone ne rritje. Tashme kjo fryme e saj ka perfshire te gjitha grate ne bote.. Por jo vetem kaq, ne emer te humanizmit Liliana, ka krijuar dhe disa portale falas, te bizneseve te cilat administrohen nga grate, si dhe nje Portal per Shoqaten e intelektualeve shqiptare qe kane studiuar ne Itali. Per Liliana Peren, familja dhe femijet jane gjthshka, frymemarrja, shpirti, dashuria, jeta e saj. Mendon se me pune e perpjekje se bashku me bashkeshortin e saj, kane arritur te ndertojme nje familje te suksesshme, bashke me te dy femijet qe kane studiuar dhe jane diplomuar ne nivel doktorature ne Universitetin La Sapienza ne Rome, Itali.


F.N : Znj Liliana, ju keni kohe qe i jeni kushtuar kauzes se gruas, si e shihni ju sot kete kauz ?

L.P : Dua te citoj nje thenie te Margaret Fuller, nje grua e emancipuar, gazetare dhe publiciste amerikane,


“Ajo çfare ka nevoje nje grua nuk eshte te dominoje, por si natyre – te rritet, si intelekt- te perceptoje, si shpirt – te jetoje e lire, dhe e shpenguar. Po qe se grate do te ishin ne gjendje te zhvillonin forcen dhe bukurine e tyre si gra, ato nuk do te uronin kurre te ishin burra. Ne mentalitetin e burrave-shkruante ajo, grate shihen si skllave”, sepse kishte besim ne aftesite dhe cilesite e gruas.


Fuller deklaronte se grate jane ne gjendje te bejne çdo lloj pune, madje dhe ” kapitene detrash”. Dhe keto thenia jane shume te bukura plot vlere dhe aktuale dhe sot per ditet qe jetojme.Ne mendimet dhe ne aspiratat e çdo gruaje nevoja dhe qellimi per te qene nje nene e mire, nje grua unike qe permresohet dhe rritet çdo dite eshte brenda saj.


Roli dhe misioni me i rendesishem dhe primar per çdo grua eshte memesia. Perpjekjet e mia per te qene nje nene dhe edukatore e mire kane qene te vazhdueshme gjate gjithe kohes qe prej momentit qe jam bere grua dhe nene. Perkushtimi maksimal per familjen nuk do te vlente nese nuk do mendoja te merrja pjese ne problemet dhe ecurine e familjes se madhe qe ka shoqeria shqiptare. Une jam diplomuar per Inxhinjeri Informatike dhe kam punuar nje periudhe te gjate prej 15 vitesh ne Kompanine me te madhe te Telefonise fikse Albtelecom si specialiste dhe informaticiene. Perpjekjet per t’u rritur profesionalisht kane qene te vazhdueshme. Kur u shkeputa nga kompania,vendosa t’i kushtoja me shume vemendje dhe kohe kauzes se gruas. Pasioni im eshte informatika, une navigoj shume kohe ne internet, gjithmone, per te mesuar dhe per ti vene ne jete ato qe mesoj.


F.N: Ju keni aderuar edhe ne organizata nderkombetare qe punojne me çeshtjen e gruas sot …

L.P : Inspirimin tim e kam gjetur ne organizaten nderkombetare ‘’Women International Networking’’, tek liderja e saj qe shikon pertej vehtes, nje grua shume dimesionale shpirterore dhe njerezore, intelektuale, aktive ne çdo kohe ne ndihme te subjekteve ku aderojne gra dhe femije ne te gjithe boten. Ne kete organizate ‘’WIN’’ une aderoj si anetare nga viti 2012 dhe ne vazhdim. WIN ‘’eshte nje organizim, nje rruge per te punuar dhe per te qene ne bote; WIN zhvillon, fuqizon dhe i lidh grate me nje vizion autentik, femeror dhe global. WIN eshte si nje diamant ndritshem, i shkelqyer dhe transparent, dhe une besoj se dhe ne grate jemi si ai. Win jep shkelqimin e merituar grave, inovacionin, urtesine thjeshtesine, kthjelltesine, profesionalizmin e larte dhe forcen e madhe per mbrojtjen e te drejtave, ne skajet e gjithe botes, nepermjet nje procesi aktiv te konferencave dhe takimeve globale sipas axhendes vepruese-vazhduese ne 2015. Kristin Wngvig, eshte themelues dhe lideri i ‘’WIN ‘.Marredhenia ime me kete organizate eshte produktive e ndersjelle dhe shume inspiruese. Jam e mireinformuar per çdo aktivitet te saj dhe e ftuar ne çdo takim dhe konference me tematika te ndryshme ne lidhje me forcimin e rolit te gruas, ku ndihem e nderuar

F.N :Ju keni ndertuar portalin “Gruaja shqiptare ne bote” , e keni ndertuar vet dhe me shume passion. Beni shume botime per gruan e suksesshme ku konsiston jo pune e madhe, dhe a mendoni ta zhvilloni kete portal me tej?


L.P: Portali ‘’Gruaja Shqiptare ne Bote’’ eshte nje mjet bashkues i perbashket i grave, kala vlerash do te thosha me mire, shume i bukur dhe interesant, ku pasqyrohen histori te ndritura te grave nga viti 1935 deri ne ditet tona, kushtuar grave qe kane bere dhe bejne histori jashte kufijve te Atdheut nder vite. Mendoj se keshtu ne unifikojme nje sistem vlerash te cilat i kemi ne bote. Kete pune e bej me perkushtim respekt e pasion, dedikuar Komunitetit te Grave shqiptare, sukseseve te tyre kudo ku punojne, per t’i rezistuar kohes, per ta lexuar dhe pare sot dhe shume gjate ne kohe.


Ne keto intervista dhe botime te pasqyruara ne portal grate bejne te njohur formimin, punen,sukseset, kontributin, prezencen aktive ne komunitet si nena, si gra, si profesioniste te zonja, ne çdo fushe ku punojne dhe ne çdo vend ku jetojne.


Per kete portal une do te vazhdoj te punoj qe ta pasuroj me figura te reja te suksesshme,qe do ti promovojme me vlera te reja sepse grate çdo dite bejne histori.


Eshte vendi i perbashke ku te gjitha mesojme per eksperiencat e shkelqyera te grave dhe japim inje impuls edukimit dhe inspirimit te grave aktivizimit dhe jo vetem. Mesojme se baze e gjithshkaje eshte edukimi dhe puna e forte tek gjithe secili.

Reagimi i grave nga promovimi dhe botimet pasqyruar, pra e gjithe puna ne lidhje me vemendjen dhe promovimin e te sukseshmes, ne jeten reale dhe ne rrjetet sociale si dhe kontakte ne elektronike, ka qene mjaft pozitiv dhe shume i mirepritur. Ndjej se kam marre shume sadisfaksion nga shume gra, nepermjet mesazheve dhe komenteve dhe vleresime Kam marre shume falenderim dhe nga CEO e Internacionales se gruas, nga zonja Kristin Engvig dhe shume emra te njohur te shume fushave. I falenderoj shume. Dhe shume institucione prestigjioze, brenda dhe jashte vendit.Dhe sot grate shqiptare te suksesshme kane Portalin e tyre qe ne te ardhmen mendoj te jete liber. Ne emer te Humanizmit kam krijuar disa portale falas ne biznese te cilat administrohen nga grate, si dhe nje Portal per Shoqaten e intelektualeve shqiptare qe kane studiuar ne Itali.


L.P : Desheroja me shpirt te beja diçka, per gruan shqiptare suksesin e shqipetareve kudo ne bote, njohjen dhe promovimin e tyre nepermjet publikimitte arritjeve te tyre, inspirimin edukimin dhe ngritjen e nje sistemi vlerash.Ky qellim perputhet me idene dhe punen time te fokusuar ne gruan shqiptare te suksesshme ne bote.Kete portal e kam quajtur kala virtuale e grave shqiptare me vlera te verteta .


F.N : Ju i keni derguar leter presidentit amerikan Obama. Si dhe pse ju lindi ideja per ti derguar leter presidentit me te fuqishem te bote ?

L.P : Sensibilizimi i opinionit shqiptar per problemet qe une i kam shkruajtur Z Obama ka qene teper i madh. Amerika historikisht ka qene nje mik mbrojtes dhe mbeshtetes i shqiptareve. Duke pasur parasysh kete gje une i kerkova ndihme per te mbrojtur te drejtat e gruas dhe te kombit tim.Bashkova zerin tim me zerin kurajoz te shume shqiptareve ne bote. E falenderoj shume z President se ne te dyja rastet pergjigjet kane qene pozitive dhe inkurajuese ne mbeshtetje te kauzes se gruas.


F.N: Ju jeni nje bashkeshorte dhe nje nene e lumtur, te dy femijet tuaj kane studiuar ne nivel shume te mire ne Universitetin “La Sapienza” ne Rome. Keni arritur te ndertoni nje histori suksesi ne familjen tuaj, si ndihet Liliana sot ?

L.P : Per mua familja dhe femijet e mij jane gjthshka, frymemarrja ime, shpirti,dashuria, jeta. Mendoj se me pune e perpjekje dy paleshe, im shoq dhe une kemi arritur te ndertojme nje familje te suksesshme, bashke me te dy femijet e mi, qe kane studiuar dhe jane diplomuar ne nivel doktorature ne Universitetin La Sapienza ne Rome, Itali. Sinqerisht ndihem e plotesuar ne ato aspirata qe kam patur per jeten. Por e mira nuk ka fund. Ngelet mjaft pune, qe njohurite e tyre te shkojne ne dobi te familjeve qe do krijojne dhe ne dobi te shoqerise. Jeta eshte vertete nje shkolle e madhe per te gjithe.


F.N: Znj Liliana, duke i kushtuar vemendjen tuaj te plote çeshtjes se gruas, si e shihni gjendjen sociale te gruas shqiptare sot ?

L.P : Te flasesh per poziten e gruas, per rolin e saj, per vendin qe i takon dhe per vendin qe ajo ze ne shoqeri do te thote te trokasesh ne nje dere qe eshte e mbushur me dyshime perifrazime dhe retorika jo te pelqyeshme si dhe me spekulime te shumta. Prandaj me lejoni te bej nje panorame me te konkretizuar dhe te permbledhur te pozites dhe vendit qe gezon gruaja, Pozita dhe statuti i saj: Sistemet kapitaliste, ashtu edhe ato socialiste, besojne ne supremacine e mashkullit ndaj femres ne te gjitha fushat e jetes dhe kultures. Padyshim se gruaja eshte ekuilibri i familjes dhe prishja e saj afekton ndjeshmerine e kesaj berthame te shoqerise njerezore. Ne anen tjeter mireqenia e perparimi i saj behet shkak te ndertohet nje shoqeri e nje komb i shendoshe dhe i afte per te perballuar te gjitha sfidat e qe kalon familja, dhe gjithe shoqeria. Sot çdo here e me shume te drejtat e njeriut po lidhen me konceptin e sigurise njerezore. Ne kete drejtim siguria njerezore ne perspektiven gjinore nenkupton ekzistencen e lirise nga frika e dhunes, trajtimit te pabarabarte ne te gjitha sferat e jetes publike, pabarazise ne arsim, punesim per te zvogeluar ate dallimin ne mes te barazise formale me ate realen. Sot kur te gjithe vendet garantojne barazi formale, dhuna ndaj gruas ne familje vazhdon te kete nje tolerance dhe nga organet e vendosjes se drejtesise. Shohim qe vazhdon diskriminimi i gruas ne punesim, ne page, e ne arsim. Problemet mund te zgjidhen vetem me perpjekje te perbashketa dhe me nje debat te gjere shoqeror. Por po i jap disa mendime te miat veprimi konkret, se paku ne shoqerine tone. Mendoj se duhet rritur perpjekja qe gruaja te jete pjese aktive ne edukim per te drejtat e njeriut ne pergjithesi dhe per te drejtat e gruas ne veçanti. Mendoj se perqendrimi i shoqerise sone ne edukimin e vajzave ne pergjithesi eshte jetik, dhe do te rezultoje pozitivisht, qe nenkupton perfaqesim me te madh ne jeten sociale, publike, politike qeverisje,arsim,ekonomi,shoqeri civile, pjesmarrje te gjere ne jeten kulturore. Sistemi yne i drejtesise, tolerancen duhet ta kete 0 ndaj krimit dhe sidomos krimit ne familje. Ne rast te veprimit te kundert, te funksionojne mekanizmat e OKB-se ose Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Lufta per te mbrojtur te drejtat e gruas duhet te jete e panderprere, jo me fushata, por ne krijimin e nje shoqerie me te sigurte e me paqesore, me te integruar, duke ndertuar e lartesuar sistemin e vlerave njerezore.


F.N: Cili eshte urimi qe keni per grate?

L.P: Uroj motra kudo qe punoni e jetoni ne bote te jeni nena te shkelqyera, gra unike te forta, duke u perballur dhe fituar sfidat e jetes çdo dite. Me Teknologjine e komunikimit bota eshte bere e vogel dhe lehtesisht e komunikueshme. Kontributi i çdo guaje eshte i rendesishem ne forcimin e rolit te gruas dhe perparimit te gjithe shoqerise. Respekt e mirenjohje te gjithe komunitetit te vajzave grave e nenave kudo ku ato punojne dhe jetojne. nga FN

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page