top of page
Writer's pictureAlb ww

Jozefina Topalliështë politikane shqiptare dhe ish-kryetare e Parlamentit të Shqipërisë





Jozefina Topalli

është politikane shqiptare dhe ish-kryetare e Parlamentit të Shqipërisë nga 3 shtatori 2005 dhe ish-zëvendëskryetare e Partisë Demokratike. Lindi në Shkodër, në një familje qytetare, e bija e Filip Çobës, i biri i regjentit Gjon Çoba dhe mbesë e ish-të përndjekurit, Ejëll Çoba.[1] Jozefina Topalli është gruaja e parë Kryeparlamentare në gjithë historinë parlamentare në vend dhe e gjashta Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në historinë parlamentare pluraliste, që nga viti 1991. Ajo e mori detyrën në muajin shtator 2005 dhe u rizgjodh Kryetare e Kuvendit për një mandat të dytë katër vjeçar, në shtator 2009. Në dy legjislatura paraardhëse radhazi (1997-2001, 2001-2005) zonja Jozefina Topalli ishte në postin e Nënkryetares së Kuvendit. E lindur në Shkodër në nëntor 1963, Jozefina Çoba Topalli kreu studimet e larta në dy fakultete; në atë të Matematikës dhe të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master “Administrim publik” në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është master-kandidate në “Studime europiane”. Jozefina Topalli është njohëse mjaft e mirë e gjuhëve angleze, italiane, frënge dhe ruse. Në vitet 1992-1995 ajo punoi në Dhomën e Tregtisë në qytetin e Shkodrës dhe në vitet 1995-1996 ishte kancelare dhe pedagoge në Universitetin “ Luigj Gurakuqi”. Viti 1996 shënon fillimet e karrierës së saj politike. Si kandidate e Partisë Demokratike, bashkëqytetarët e saj e zgjodhën përfaqësuesen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për katër legjislatura radhazi, ndërsa strukturat e Partisë Demokratike, në vitin 1997, e zgjedhin atë Nënkryetare të kësaj partie, detyrë të cilën e mban në vijimësi. Gjatë gjithë veprimtarisë së saj si drejtuese e lartë e Kuvendit dhe përfaqësuese e lartë e Partisë Demokratike, gjithashtu edhe si anëtare e Këshillit të Europës, që nga viti 2002, Jozefina Çoba Topalli është angazhuar maksimalisht në ecurinë e reformave në vend për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Si anëtare e Komitetit të Punëve Sociale, Shëndetit dhe Familjes dhe si Zëvendëspresidente e Komitetit të Fëmijëve, ajo vazhdon të japë një kontribut të vyer në çështjen e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve, në reduktimin e varfërisë, në luftën kundër punës së të miturve, si dhe në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Si një ndër figurat më në zë të parlamentarizmit dhe të politikës shqiptare, ajo është në krye të nismave për reforma në rrugën e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Ndër veprimtaritë jashtë vendit, gjatë viteve 2004-2005, janë: pjesëmarrja në grupin e monitoruesve të KE-së në zgjedhjet në Ukrainë; pjesëmarrja në grupin monitorues NDI/ Qendra Karter për zgjedhjet në Palestinë. Jozefina Topalli shquhet për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin aktiv me shoqërinë civile e veçanërisht me median, ku çmohet për kontributin e saj opinionist jo vetëm për çështjet politike.

  • 1992-1995 - Instituti i Misrit; Dhoma e Tregtisë, Shkodër.

  • 1995-1996 - Kancelare dhe Pedagoge në Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër .

  • 1996 - Deputete në Parlamentin Shqiptar.

  • 1996-1997 - Kryetare e Komisionit të Ligjeve.

  • 1997-2001 - Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Nënkryetare e Partisë Demokratike.

  • 2001-2005 - Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Nënkryetare e Partisë Demokratike.

  • 2002 e në vazhdim - Anëtare në Këshillin Evropian.

Anëtare e Komitetit të Punëve Sociale, Shëndetit dhe Familjes në KE.

  • 2004 - Zv/Presidente e Komitetit të Fëmijëve në KE, Strasburg.

  • 2004 - Monitoruese nga KE-ja për zgjedhjet në Ukrainë.

  • 2005 - Anëtare e Grupit NDI dhe Qendrës "Karter" në Palestinë, për zgjedhjet, pas vdekjes së Arafatit

  • 2005-2013 - Kryetare e Kuvendit të R


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page