top of page
Writer's pictureAlb ww

Arta Dade Pedagoge. Politikane e PS nga viti 1991. Në 1993 anëtare e Forumit të grave Europiane etj






Arta Dade

Ptikane Arta Dade Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (1997 - 1998) Ministre e Punëve të Jashtme (2001 - 2002) Gjatë viteve 1972 - 1975 ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë Angleze. Veprimtaria profesionale Gjatë viteve 1975 - 1985 punoi si mësuese në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi", Tiranë. Pastaj gjatë viteve 1985 - 1997 punoi si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gjuhës Angleze. Veprimtaria politike[Redakto Në vitin 1991 bëhet anëtare e Partisë Socaliste të Shqipërisë, një vit më pas bëhet Anëtare e Kryesisë së kësaj partie. Në vitin 1993 bëhet anëtare e Forumit të Grave të majta Europiane. Në vitin 1996 kandidon për deputete në kuadër të Partisë Socialiste duke kaluar me sukses zgjedhjet dhe gjatë viteve 1997-2001 mban postin Deputete në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë. Gjat këtij mandati nga korriku i vitit 1997 deri në prill të vitit 1998 mban postin Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Nga shtatori i vitit 2001 deri në korrik të vitit 2002 emërohet Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Veç kësaj, Arta Dade ka mbajtur postet: zëvendës kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Anëtare e Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit, Anëtare e APF-së (Asambleja Parlamentare e Frankofonisë), Zëvendësuese në delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë viteve 1998 - 2001 emërohet zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë vitit 1998 ishte gjithashtu dhe Sekretare Ndërkombëtare e PS-së (rizgjedhur disa herë).


















Alma Bossuet Ajazi mund të jetë një emër i panjohur për publikun shqiptar, por pas saj fshihet një histori e jashtëzakonshme kuraje dhe besimi se gjërat që do në jetë mund t’i arrish, mjafton t’i duash me zemër.





Miss Shqipëria në Amerikë, në vitin 1999, dhe shoqëruesja e parë e Miss Albania 2000, ishte pasditen e djeshme e ftuar tek “Rudina” për të rrëfyer më shumë për përpjekjet e pashtershme për të arritur ëndrrën e jetës. Dhe ia doli…Alma, prej vitesh jeton në Francë së bashku me bashkëshortin.


Pas martesës në vitin 2012, dëshira për t’u bërë nënë u bë për të qëllimi i jetës, por nuk mund ta arrinte lehtë, pasi vuante nga një sindromë e rrallë. Sindroma e vezoreve policistike është një sëmundje e rrallë e femrave, e cila është një pengesë serioze për shtatzëninë, sepse krijon shumë ciste rreth vezoreve. Pasojë e kësaj është mungesa e ciklit menstrual ҫdo muaj dhe mungesa e evolucionit. Të gjitha femrat që vuajnë nga një sëmundje e tillë e kanë të vështirë të lindin fëmijë.b191a87fa31f8dcabfad05ac773e4961


Në studion e Rudinës, ish-Miss Shqipëria tregon se sot është një nënë e lumtur, ndaj zgjodhi që këtë histori personale të mos e mbante vetëm për vete, por ta ndante me të gjithë publikun për t’u dhënë kurajë të gjitha vajzave që një ditë duan të bëhen nëna, por për një arsye a një tjetër.


“Kjo është një temë shumë personale dhe, ndoshta, ka teleshikues që mund të mendojnë se këto tema nuk mund të ndahen me publikun, por unë zgjodha të mos e mbaj mbyllur me ҫelës, por ta diskutoj duke shpresuar se mund të jetë një burim shprese për ata që ndodhen në të tilla pozita…Me këtë sindromë mund të bëhesh nënë, por por duhet t’u nënshtrohesh shumë kurave. Unë fillova në vitin 2012. Mora përsipër të krijoja një familje. Isha e ndërgjegjshme, por ishte e vështirë…”, është shprehur ajo.


“Pas operacionit të parë, mjekët më thanë se ishte i domosdoshëm edhe një operacion i dytë. Në atë moment mendova se isha drejt fundit dhe i them bashkëshortit vetëm “Je t’aime (të dua) dhe L’Albani (të më kthenin në Shqipëri për të më varrosur)…. Kur dola nga spitali, qëndrova dy muaj pa punë. Një ditë bashkëshorti më tha “stop”. Nuk dua të merresh më me këto kura. Mund të adoptojmë një fëmijë. Por unë i thashë “nuk e pranoj që ky të jetë fati im”, ka treguar Alma.

”Dita kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë ishte dita më e lumtur për të dhe bashkëshortin”, thotë ajo.

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page