Antoneta Papapavli (1938-2013)
Antoneta Papapavli lindi në Përmet më 17 shkurt të vitit 1938, dhe u nda nga jeta më 15 shtator të vitit 2013,… ishtë aktore e njohur shqiptare. Sëmundja nga e cila vuajti prej vitesh i mori jetën, por nuk mundi t’i zbehë asnjëherë imazhin e një artisteje dinjitoze dhe mjaft të dashur për pubikun.
Aktorja e 130 roleve, Antoneta Papapavli, e cila në karrierën e saj të gjate artistike mbajti titujt “Artiste e Merituar”, “Naim Frashëri klasi I” dhe disa dekorata të ndryshme. Që nga viti 2003, znj.Papapavli luftonte me osteoporozën, e cila e la edhe të paralizuar. Antoneta Papapavli lindi më 17 shkurt 1938, në qytetin e Përmetit dhe u bë e njohur për qindra role në ekranin dhe teatrin shqiptar.
Ndër rolet ku ajo spikati renditen Ngjela tek “Komisari i Dritës”, Hatixheja tek “Tinguj Lufte”, Klea tek filmi “Përballimi”, me batutën aq të famshme “Thesin aga!”, gruaja labe tek “Ata ishin kater”, rol i luajtur një vit më vonë, mamaja e Asimese tek “Pertej mureve të gurta”, Lefka tek një “Shoqe nga fshati”. Papapavli mbahet mend gjithashtu edhe për rolin e drejtoreshës tek filmi aq i dashur për fëmijë, “Shoku ynë Tili”, mamaja e Margarites tek “Dora e ngrohtë” dhe mësuesja e pianos tek filmi “Apasionata”