top of page
Writer's pictureAlb ww

Artistja e Merituar, Dhorkë Dhorkë Orgocka (Korçë, 25 tetor, 1937 - Korçe, 31 gusht, 2002) aktore.




Dhorkë Orgocka (Korçë, 25 tetor, 1937 - Korçe, 31 gusht, 2002) ishte një aktore shqiptare.

Filmografia

Përsëri pranverë (1987) - Nena e Lindes

Nje vit i gjate (1987) - Nena e Likurgut

Asgjë nuk harrohet (1985) - Nene Xhikua

Pas gjurmëve (1978) - Drita

Flamure ne dallge (1977) - Erisi

Përballimi (1976) - Mara

Beni ecën vetë (1975) - Teto Ollga

Horizonte të hapura (1968) - Gruaja e Uranit

Dhorkë Orgocka kishte pasur një fëmijëri të vështirë. Kishte lindur në 28 tetor të vitit 1936, në një shtëpi të thjeshtë korçare, në rrugën Jani Duri të lagjes nr 1 të qytetit. Shumë shpejt babai i saj, Perikë Ndini, u nis për në kurbet drejt Amerikës dhe që andej nuk u kthye kurrë. Dhorka jetoi vetëm me nënën, Artemisën dhe motrën, e cila ishte më e madhe. Tashmë ishte duke interpretuar rolin e Ollgës përpara Enver Hoxhës. Për komedinë e Ruzhdi Pulahës, “Zonja nga Qyteti” ishin hedhur dyshime sikur vepra jo vetëm që nuk pasqyronte realitetin, por në të njëjtën kohë e nxinte atë. Kishte dashur ta vinte në skenë Tetari Kombëtar i Tiranës, por pas përfoljes që iu bë, regjisorët u sprapsën për të mos e zënë më me dorë. Orgocka pas një bisede që kishte pasur më Pulahën, pranoi të ishte regjisori i komedisë “Zonja nga qyteti”, një komedi kjo që u vu vetëm në tetarin e Korçës dhe që nuk njohu skenë tjetër. Tashmë Enver Hoxha kishte ardhur nga pushimet e Pogradecit dhe kërkonte të shihte shfaqjen. Kjo kishte qenë arsyeja, që Dhorka kishte vështruar nga i shoqi si për t’i thënë: “Më vështro edhe ti Taqkë në sy.” Dhorkë Orgocka e kishte çarë rrugën e skenës me zotësi dhe talent, por Dhora kishte frikë nga çdo e keqe. Vdekja e babait në Amerikë i kishte lënë që në fëmijëri një ndjesi të tillë, që nuk besonte lehtë tek mrekullitë. Edhe interpretimi para Enverit i dukej si diçka ndjellakeqe, sikur pas mbarimit të shfaqjes do të dëgjohej një zë që do të thoshte: “Dhimitër Orgocka ka vënë në skenë një vepër që nxin realitetin socialist…” Pastaj salla do të ngrihej njëherësh në këmbë: “Poshtë Dhimitër Orgockaaa…! Kur Dhorka ishte e vogël, ndërsa aktivizohej me baletin, punonte edhe si llogaritare në kooperativën e artizanatit, deri sa një ditë regjisori Sokrat Mio pa tek ajo talentin e një aktoreje të madhe dhe e aktivizoi në komedinë e Karaxhales. Vetë Dhorka në kujtimet e saj, shkruan për këtë ngjarje: “Artisti i Popullit, regjisori Sokrat Mio për herë të parë më besoi rolin e një vajze çapkëne në komedinë e Karaxhales. Luajta përkrah Pandi Rraidhit të madh. Spektatorët e pritën shumë mirë komedinë. Për mua u thanë fjalë shumë të mira. Kjo më dha forcë. Më bëri të jem serioze. E ndjeva se për mua po fillonte rruga e gjatë dhe e vështirë e artit skenik”. Por për Dhorkën kishte qenë më e vështirë nga sa e kishte menduar” , kujton aktori Koço Qendro




Rruga drejt skenës


“Dhorkë Orgocka ishte kthyer për disa çaste në prapaskenë në pritje të daljes sërish me rolin e Ollgës. Atë çast kuptoi se me sa padurim e kishte pritur një takim tjetër, në mes të shfaqjes, me të shoqin, Taqkën, siç e thërriste ajo, Dhimitrin. Artistja e vështroi përsëri të shoqin si atë çast kur ishte nisur për të dalë para spektatorit. Vështrimi i Taqkës ishte i njëjtë, i tendosur, i sigurt, njësoj sikur donte t’i thoshte sërish: “Jepi Dhorkë, mos e çaj kokën…”. Por në të vërtetë i bëri një pyetje tjetër: “Dhora, të kujtohet sa role ke luajtur deri tani? Pas kësaj komedie korçarët do të të thërrasin “Ollgë” ashtu siç të kanë thirrur, “Maro Podgozhani”. Dhorkës iu kujtua që kishte luajtur me aktorë të tillë si Vangjel Grabocka, Aleko Skali, Dhimitër Trajçe, Pandi Raidhi, Nuçi Shedollari, Vani Trako, Stavri Shkurti, Thimi Filipi, Liza Laska, Krisanthi Kotmilo, Qefsere Trako, Dhimitra Mele, Valentina Cale… ishin shumë. Por artistja nuk po e kuptonte përse nuk ndihej e gëzuar që po luante përballë Enver Hoxhës. Kishte një brengosje të ngjashme me frikën. Pyetja e Taqkës përsëri kishte bërë efekt. Ju kujtuan rolet e luajtura me mjaft sukses në komeditë dhe dramat e shumta të vënë në skenë nga Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Ishte momenti për të dalë sërish në skenë. Dhorka iu drejtua përsëri të shoqit: “Taqkë, në sallë askush nuk ka qeshur deri tani!” Komedia “Zonja nga qyteti” ishte shfaqur edhe dy net më parë, por spektatori kishte shpërthyer në të qeshura të pafund, ndërsa atë ditë nuk po qeshte askush. Nuk kishte qeshur as Enveri. Spektatori i asaj mbrëmjeje ishte një spektator i zgjedhur. Ishte në sallë Sekretari i parë i partisë në rreth, kryetari i Komitetit Ekzekutiv, sekretarët e organizatave të partisë, drejtuesit e institucioneve. Gjithë elita e kohës. Të gjithë qëndronin si të ngrirë, sikur të mos kishin kuptuar se shfaqja kishte filluar, perdja ishte ngritur dhe aktorët kishin kohë që po interpretonin. Në sallë nuk pipëtinë asgjë, njësoj si të ishin mbledhur për varrim. “Taqkë askush nuk po qesh në sallë”, përsëriti Dhorka. “Jepi Dhorkë, unë kam besim tek ty, mos e çaj kokën…”, ishin sërish fjalët e bashkëshortit të saj.


Spektatori


Dhorkë Orgocka kishte dalë përsëri në skenë me rolin e saj. Salla ishte po ajo, e ngrirë nga kreu deri në fund. Befas nga lozha kryesore, ku ishte ulur Enver Hoxha erdhi një e qeshur e madhe me zë të lartë që u dëgjua qartë në të gjithë sallën që deri atë çast kishte qenë si e vdekur. Ha- ha- ha… Salla ktheu me ndrojtje kokën andej nga vinte e qeshura. Po qeshte Enveri Hoxha! Ha-ha-ha… u dëgjua që po qeshte gjithë salla, e cila ishte e mbushur plot. Dikush andej nga fundi nuk po përmbahej dot më. E qeshura kishte plasur së fundi. Edhe në rreshtin e parë po qeshnin me lot në sy. Dhorkë Orgocka mori krahë. Në sallën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës nisën të dëgjoheshin vazhdimisht duartrokitje. Njeriu që rinte atje lart në llozhë kishte zgjidhur të qeshurat. Nëse ai do të qante edhe salla ishte gati të vajtonte me lot të pafund. Por e vërteta ishte se njerëzit qeshën me lot të vërtetë. Roli i Ollgës mbeti në kujtesën e korçarëve. Në rrugë gjatë bisedave në punë, e thërrisnin “Ollga”. Ishte aktorja e parë që skaliti atë rol. Regjisori Dhimitër Orgocka, ndërsa dëgjonte duartrokitjet, mendoi se Dhora ia kishte dalë mbanë. “Spektatori është gjykuesi më i mirë, mendoi ai, është njohës i vërtetë i artit”. Pas pak shfaqja mori fund. Enver Hoxha zbriti nga lozha. “Pamë një shfaqje të bukur tha ai, kaluam dy orë e gjysmë por koha s’na u duk fare”. Çifti Orgocka u nis drejt shtëpisë. Ishin të lumturuar nga duartrokitjet që kishin marrë prej artdashësve. “Nuk e di pse pata një ndjenjë frike, tha Dhorkë Orgocka, këtë ndjenjë nuk e kisha provuar kurrë më pare, tha ajo. Përse më ndodhi kështu”, pyeti e merakosur Taqkën. Regjisori Dhimitër Orgocka qendroi një çast i heshtur si për të kujtuar sulmet politike që bëheshin mbi familjen e tij, dhe pastaj iu përgjigj: “Tashmë është koha të çlodhesh Dhora”.


Artisë të munduar



“Që nga 31 gushti i vitit 2002, kur Artistja e Merituar, Dhorkë Orgocka, nëna e dy fëmijve, u nda nga jeta, kanë kaluar kohë, por Orgockës i duket sikur Dhora sërish e pyet: “Përse atë ditë u ndjeva aq e lodhur?”- përfundoi rrëfimin e tij Koço Qendro, duke u shprehur se roli i çiftit Orgocka në teatër do të mbetet i padiskutueshëm, ashtu siç mund të konsiderohen dy artistë të mëdhenj, por të munduar.

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page