top of page
Writer's pictureAlb ww

Dr. Mimi Kodheli - E para grua në Shqipëri në detyrën -Ministre Mbrojtjes,



Dr. Mimi Kodheli -- E para grua në Shqipëri në detyrën -– Ministre Mbrojtjes, anëtare në strukturën më jetëgjatë të sigurisë dhe paqes së kombeve te Bashkura në NATO./




Histori Suksesi nga Dr.Liliana Pere

Profili / Dr. Mimi Kodheli Ministres se parë Shqiptare anëtare ne strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve të Bashkura në NATO./


Dr. Mimi Kodheli është një emër i njohur dhe i nderuar në jetën publike, politike, e shoqërore në Ballkan, Europe,SHBA, etj.

E edukuar në një familje intelektuale, transmetohen tek ajo vrtytet dhe vlerat më te mira njerëzore.

Prindërit e Mimit të dy jane diplomuar në Universitete të mira në Eoropë.

Ajo ka lindur në Tiranë, më 11 Shtator 1964. dhe rritur po në Tiranë.

Ajo është e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin, qe studjon jashte.

Në vitin 1986 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë.

Ne vitin 2000 kryen Masterin në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e Tiranës

Prej vitit 2007 Znj.Mimi Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekono­mike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik.

Investimi i saj është i madh si në fushën e ekonomisë administrimit dhe politikës. Formimi dhe Eksperiencat e saj e kanë perfekrionuar figurën e saj.

Znj. Dr Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2005, ajo u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës

Në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës.

Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të treg­jeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar.

Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit, të titulluar

“Gratë në Politikë”

si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kom­bëtare” nga Qendra Evropiane e Sigurisë, Marshall.

Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhën frënge dhe spanjolle.

Ideja se bota që na rrethon është refleksion i përmbushjes së detyrave dhe prirjve tona, i shërbeu asaj të bëhet ekzemplar i vetëpërgjegjësisë, duke kryer detyrat më së miri dhe ta shndrojë ‘’emrin grua’’ faktorin e ndryshimeve pozitive në shoqëri dhe ne botë

Me emrin e saj lidhen ngjarje e suksese sinjifikante ne Histori.. Në opinion ajo nihet si gruaja me vulnet të hekur, dhe po aq njerëzore dhe e sjellshme në temperamentin e saj

Nga prinderit trashëgon një educatë në frymën e përgjegjshmërise, respektit, dashurisë, guximit, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor.

Me formimin punën këmbëngulëse, seriozitetin që e karakterizon, Znj. Mimi Kodheli ka sjellë në shoqëri modelin e suksesshëm, te nënës së mirë, gruas së fortë, ekonomisten dhe administratoren e aftë , që bën transformim, aktivisten që prodhon ide socialë ne dobi te gjithë shoqërisë.

Integriteti saj professional dhe qëndrimi në lartësine e dëtyrës, u vërejt ne Bashkinë e Tiranës, si Nën kryetare e Bashkisë së Tiranës,dhe sot si Ministre e parë e mbrojtjes te Ushtrisë Shqiptare anetare në strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO./

Znj Mimi është sa e prerë në detyrë po aq dhe altruiste sublime, ështe vërejtur së fundmi edhe me rastin e krijimit të Shtëpisë ne ndihmë të Fëmijeve autikë brënda Ministrisë së Mbrojtjes, ide kjo që u lançua dhe u realizua nga Mimi si rrugëtregues i kahut human social dhe njerëzor qe duhet të lëviz shoqëria shqiptare.

Ajo gëzon respect në opinion,në rrethet shoqërore, segmente të ndryshme diplomatike, politike, ushtarake ndërkombëtare.

Ajo, po vazhdon ta lartësojë profilin e saj me elanin e pashuar të një feniksi që do të jap dritën e gruas së parë Shqiptare Ministre në zonat e pandriçuara të shoqërisë njerëzore, dhe në gjithë Aleancen Euro-Atlantike te Paqes ne botë

Për më tëpër,

Ndiqni Intervistën: me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page