top of page
Writer's pictureAlb ww

Jorida Tabaku Ekonomiste.Politikane dhe drejtuese e sukseshme


Jorida Tabaku

jorida Tabaku, është diplomuar me rezultate të shkëlqyera për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet pasuniversitare në Angli dhe SHBA. Mban gradën Doktore e Shkencave në ekonomi. Duke filluar nga 2002, Jorida ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë dhe bashkëautore e tekstit shkollor universitar mbi Qeverisjen e Korporatave. Jorida ka qenë Drejtore Ekzekutive e SIFE Shqipëri (Studentët në Sipërmarrje të Lirë) dhe u angazhua në mënyrë aktive në aktivitetet e shoqërisë civile. Në vitin 2005, menjëherë pas mbarimit të studimeve pasuniversitare në Britani të Madhe, Jorida u punësua si një konsulent lokal në projektin e DFID-it për Forcimin e menaxhimit të shpenzimeve publike në Shqipëri, i zbatuar nga REPIM, duke punuar ngushtë me Parlamentin në analizën e buxhetit, dhe me Ministria e Financave dhe ministritë e linjës në procesin e përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit. Gjatë kësaj periudhe ajo ka marrë pjesë në studime të ndryshme hulumtuese dhe botuar artikuj në revista akademike kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sipërmarrjes, qeverisjes së korporatave, financimin e institucioneve të arsimit të lartë, procesin e privatizimit, menaxhimin financiar publik, etj Në vitin 2009, Jorida u emërua Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian, një pozicion që ajo e mbajti deri në mes të vitit 2011. Në Ministrinë e Integrimit Evropian Jorida ishte përgjegjëse për koordinimin e mbështetjes financiare të BE-së dhe duke ndjekur me prioritet agjendën politike të integrimit evropian. Nën drejtimin e saj Ministria krijoi strukturat e nevojshme përgjegjëse për decentralizimin e fondeve të BE-së. Ajo ishte e angazhuar veçanërisht në pyetësorin e BE-së dhe përgatitjen e planit të veprimit mbi 12 prioritetet. Në 2011, Jorida kryesoi listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe në korrik 2011 ajo u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Gjatë dy viteve që ajo punoi për Bashkinë e Tiranës ajo u përfshi në mënyrë aktive në hartimin e Planit Urban të Tiranës, në mënyrë të veçantë në zhvillimin e lagjeve të vjetra të Tiranës, ende të banuara nga familje autoktone të Tiranës. Si Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Jorida udhëhoqi procesin e planifikimit të investimeve në kryeqytet, Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe Menaxhimin Financiar. Ajo punoi intensivisht për paketën e re fiskale dhe politikat e nxitjes së sipërmarrjeve dhe dheb të punësimit, veçanërisht për të rinjtë. Në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të vitit 2013, Jorida u zgjodh anëtare e Parlamentit të Shqipërisë në kryeqytetin e Tiranës, duke përfaqësuar Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ajo është zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisl Demokratike dhe anëtare e Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë dhe Financave dhe Integrimi Evropian

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page