Erfili Bezhani (1910-1959)
Erfili Bezhani u lind më 16 nëntor të vitit 1910, në Vlorë.
Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, ajo vazhdoi shkollimin e mëtejshëm në Kolegjin Katolik, në Korfuz, dhe pas mbarimit të shkollës së mesme, kishte shkuar në Francë, ku studioi fillimisht Letërsi Frënge, kurse më pas mbaroi studimet edhe në Fakultetin e Drejtësisë, versitetin e qytetit Alix-en- Pronë Univence, në vitin 1939. Ajo vazhdoi me studimet derisa merr edhe “Licenciee en Droit”, ku edhe ushtron për dy vjet profesionin e avokates në Marsejë.
Në vitet 1941-42 ishte fejuar me një avokat të njohur francez dhe kur ishte në kulmin e lumturisë, një fatkeqësi e motrës së saj ia lë lumturinë në gjysmë dhe bashkë u detyruan të ktheheshin në Shqipëri.
Pas kthimit nga Franca, të dy motrat gjenden shumë shpejt në qendër të grupeve me intelektualë të dalluar shqiptarë, të cilët ishin shkolluar në vende të ndryshme të Evropës.
Në vitet e para të çlirimit, me fillimin e pushkatimeve të nacionalistëve, Erifili e kishte kuptuar se ardhja e Partisë Komuniste në krye të vendit, nuk ishte rruga që do të vendoste sistemin pluralist demokratik.
Ajo ishte si shumë intelektualë, që bashkë me shkollimin universitar jashtë atdheut, kishin përvetësuar edhe edhe modelin e shoqërive të vërteta demokratike.
“Eshtë një raprezalje e frikshme, jashtë shembullit të vendeve evropiane, ndaj duhet ndalur”, shprehej tek të afërmit e vet, Erifili Bezhani.
Ajo ishte aktivizuar në lëvizjen antikomuniste të grupimit, “Bashkimi Demokrat”, ku bënin pjesë anëtarë të grupit të deputetëve, liberal-demo-krateve, social-demokratët, etj.
Në 16 maj të vitit 1947, pas arrestimeve të bujshme të grupit të deputetëve të liberal-demokratëve, Erifili Bezhani u arrestua dhe nga fundi i vitit ishte dënuar nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me 20 vjet heqje lirie.
Ajo ishte dërguar për ta kryer dënimin në burgun famëkeq të Burrelit, duke u rreshtuar në historinë e burgimeve antikomuniste në katër gratë e para shqiptare antikomunsite, që provuan bashkë me burgimin, edhe shijen e hidhur dhe torturat çnjerëzore.
Në nëntor të vitit 1951, kur vuante burgimin në Burrel, emri i Erifili Bezhanit ishte përfshirë në listat e amnistisë së Presidiumit të Kuvendit Popullor, falë ndërhyrjes së miqve të vjetër të familjes si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, por edhe sepse familja e saj kishte mbështetur financiarisht luftën Nacional-Çlirimtare.
Që nga kjo kohë dhe deri në vdekje, nis etapa e dytë e mundimeve të Erifili Bezhanit për mbijetesë, me shumë mundime poshtërime dhe privime.
Asaj nuk iu dha triska e Frontit, çka e kishte shpallur “armike të popullit”, por e mbante edhe nën presionin e internimit, apo ridënimit.
Që nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punonte më asnjë ditë si avokate, profesionit të cilit i kishte kushtuar studimet, si dhe përvojën 2-vjeçare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë.
Nevoja për jetesë, kur dyert e drejtësisë ju mbyllën, e futën Erifili Bezhanin në botën e përkthimeve.
Falë njohurive të shkëlqyera të disa gjuhëve, si frengjisht, anglisht, italisht, geeqisht dhe rusisht (të cilën e mësoi shkëlqyeshëm gjatë burgut), kishte filluar të punonte si përkthyese për disa institucione të ndryshme. Ajo lidhi kontrata përkthimi me Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, me institucione të tjera shkencore, me Legata të huaja në Tiranë. Botimi “Terminologji e Drejtësisë”, “Metoda e gjuhës shqipe për të huajt”, “Kodi Civili i BRSS”, shumë të tjera që gjenden në ministrinë e Drejtësisë, pastaj “Studime të Akademisë Shkencave të BRSS”; “Historia e teatrit Balshoi”, “Historia e muzikës ruse”; recensione filmash, artikuj shtypi për Legatën Hungareze; “Kodi penal i RPSH”, Ligje të ndryshme për Legatën e Polonisë; librin “Bota e atomit”, botime në gazetën “Zëri i Rinisë”, si dhe në shumë organe të tjera të shtypit të kohës, mbajnë përkthimet e Erifili Bezhanit.
Shumë miq dhe dashamirës, që vlerësonin vlerat dhe mençurinë e saj, i hapën rrugën e kontratave. Por, në mes të vitit 1958, mori vesh për vendimin vdekjeprurës dhe të fundit të pushtetit komunist, atë që dënimin ta vuante duke bërë punë të detyruar si fshesaxhije nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë.
Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulçera, shtrohet me urgjencë në spital.
Më 15 shkurt të vitit 1959, kur ishte 49 vjeçare, Erifili vdiq në sallë të operacionit, në Spitalin e Tiranës.