top of page
Writer's pictureAlb ww

Ermonela Jaho është ndër sopranot më të suksesshme dhe më të njohura në botë, shumë e vlerë







Nga. Liliana Pere/Intervistë me sopranon e njohur shqiptare Ermonela Jaho

Këngëtarja Ermonela Jaho është ndër sopranot më të suksesshme dhe më të njohura në botë, shumë e lavdëruar për interpretimet e panumërta në teatrot e mbarë globit. Grua me aftësi të pabesueshme zëri, me një temperament të fortë dhe të admirueshëm, talent i jashtëzakonshëm, e cila karrierën e saj e filloi në Tiranë, për ta ndërtuar më pas në Itali dhe për të vazhduar suksesshëm në skenat më prestigjioze operistike botërore. Figura e saj elegante dhe energjia e pafund, janë rezultat i aftësisë së saj të jashtëzakonshme për t’u përqendruar në qëllimet e saj. Është e njohur për shkathtësitë interpretuese teatrore, të cilat kanë kontribuuar për suksesin e saj në shtëpitë më me renome të operës në mbarë botën. Është vazhdimisht në lëvizje, nga një shtet në tjetrin, ndërkaq aktualisht po punon intensivisht me Qendrën Teatrore Metropolitane të Nju-Jorkut, dhe është në përgatitje të paraqitjes së saj të radhës. Ermonela është zëri unik, një personalitet i cili jo rastësisht ndiqet me shumë kureshtje kudo që shfaqet. Ajo është shndërruar në superyll të vërtetë!


Shfaqja e Sopranos Ermonela Jaho ‘’Traviata’’ ne oren 8:00 PM do te transmetohet direkt pa pagese permes ekraneve ne vende publike ne gjithe Spanjen dhe mbare boten./

Mesova se 350 drejtore artistike qe jane pjesemarres te Javes se Operas ne Madrid do te jene spektatore ne audience. Nje gje eshte e sigurte pas dites se neserme, puna e agjenteve te mi ose do behet shume e veshtire ose shume e lehte…- Shprehet pas koncertit ne Spanje Ermonela Jaho

Ermonela Jaho lindur në Tiranë më 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skena, përkrah artistëve të huaj. Ajo ka lindur në Shqipëri dhe filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike “Jordan Misja” në Tiranë ajo fitoi konkursin e parë dhe shkoi në Itali për të përfunduar studimet e saj në Akademinë e Santa Cecilia në Romë. Pas përfundimit të studimeve të saj për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si Giacomo Puçini në Milano, Itali 1997, Spontini International Ancona, Itali 1998, në Rovereto Zandonai, Itali 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Ëexford 2000. Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj. Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC etj.Ermonela Jaho është soprano shqiptare me famë botërore.


Ermonela Jaho filloi ta mësojë këngën në moshën 6 vjeçare. Pas diplomimit nga Liceu Artistik Jordan Misja, në Tiranë në 1992, ajo studion në Akademine e Arteve po në Tiranë. Ajo fiton nje konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore ne Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë.

Jaho fillon të interpretojë në skenë në Bolonja, në rolin e Mimit (La Bohème e Puçinit), në La Fenice, e më pas në rolin e Suzanës (Dasma e Figaros), si edhe në Trieste në rolin e Mikaelës (Karmen). Dalja e saj e parë në skenë jashtë Italisë ishte në festivalin e WeksforditIrlandë, ku këndoi operën SafoMassenet, dhe Vajza e OrleanitÇajkovskit. Në Gjermani, ajo shfaqet me rolin e Norinës (Don Paskuale)Mynih. Më pas ajo interpreton përsëri Suzanën në Gjenevë dhe në Francë, në teatrin Kapitol të Tuluzës. Në Shtetet e Bashkuara, ajo paraqitet me Mimin, me Teatrin e Operës Michigan.

Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me La rondinePuçinit në Trieste, Karmen në Glyndebourne dhe La TraviataLion. Në 2009, ajo vjen si Liù (Turandot) në Filadelfia, Vitellia (La Clémence de Titus) në Avinjon, dhe Ana BolenaParis.

Në tetor 2010, ajo duartrokitet në rolin kryesor Thaïs (e kompozitorit Zhyl Masene) në operën e Tulonit. Në prill 2011, ajo luan rolin e Luizës në Luiza Miller e Verdit në operën e Lionit, nën regjinë e David Alden.

Në tetor 2013, ajo këndon në La Vestale (Spontini) në Teatrin e Champs Élysées. Për hapjen e sezonit 2013/2014 në operën e Grand Avignon, ajo risjell rolin e Cio-Cio-San në Madama Butterfly, nën regjinë e Mireille Laroche.

Në shtator 2014, ajo shfaqet si Violeta e Traviatës në Operën Bastille, dhe në tetor vjen me një recitim në sallën Cortot të 'École Normale de Musique de Paris', e shoqëruar nga Genc Tukiçi.

Pasi risjell rolin kryesor të Madamës Butterfly ne 2015, në janar 2016, ajo është Desdemona e Othellos (Verdi) në Teatrin e Madh të Liceut në Barcelonë.

Në shkurt 2017, ajo vjen përsëri si Violeta e Traviatës në Sydney Opera House, ku vlerësohet fort në krah të José Carbó (Giorgio Germont) dhe Ho-Yoon Chung (Alfredo Germont).


Ermonela Jaho ka fituar një sërë konkursesh ndërkombëtare:

  • 1997: Giacomo Puccini në Milano

  • 1998: Spontini në Ankona

  • 1999: Zandonai në Rovereto

  • 2000: Çmimi i artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit

Per Ermonelen mund te flasesh pafund, si artiste me fame boterore me sukseset e saj brilante, por dhe ne aspektin human.Ermonela Jaho financon shkollimin e dy vajzave jetime te shtepise se femijes Zyber Hallulli. Ajo kujdeset se largu per mbarevajtjen eketyre vajzave.Nje soprano e mire dhe shume njerezore.

Vajzat jetime jane ne dijeni qe dikush e ndihmon poor nuke e di we née njeri me keto permasa me fame boterore , investon per to, poor nuke eshte I vetmi veprim human, Ky veprim human eshte per t’u vleresuar nga e gjithe bota e artit, biznesit dhe gjithe bota njerezore. Ermonela ka filluar te jape koncerte bamiresie.

Ky veprim human eshte per t’u vleresuar nga e gjithe bota e artit, biznesit dhe gjithe bota njerezore.

Në datën 14 dhjetor 2014 u mbajt në Tiranë një koncert bamirësie që ktheu skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit ne né nje feste te vertete emocionuese. Sopranon shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho së bashku me baritonin gjithashtu mjaft të famshëm Gëzim Myshketa deputuan suksesshem me zemer

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që sopranoja shqiptare rikthehet në një koncert për publikun shqiptar. I organizuar nga “Caritas Albania” ky koncert kishte qëllime bamirësie ku shuma e parave të grumbulluara nga shitja e biletave shkuan dhurate për fëmijët më aftësi të kufizuara të Qëndrës Fushë-Krujë”

Me një repertor të përbërë prej krijmtarive më të mira të autorëve shqiptarë por edhe prej veprave të kompozitorëve më të njohur botërorë Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa u shoqëruan në këtë koncert nga pianisti Richard Baker ku u dhuruan emocione të forta për publikun.

Performanca e saj me zerin e magjishem kumbojne hareshem ne Skenen shqiptare dhe ne Bote, nuk ka nevoje te flasesh shume per Ermonelen.

Kritikja Sarah Stewart e krahason Ermonela jahon me njé diamant.

’’Dituria dhe talenti ester nje thesar qe e ndjek njeriun, dhe duke qene nje qenje humane , ndjehemi mire dhe vet shpirterisht’’

thote Ermonela Jaho që është duke u prezantuar në Madrid të Spanjës qysh prej 20 prillit te ketij viti.

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho prej 20 prillit deri më 8 maj është duke u prezantuar në shfaqjen operistike “Traviata”, të Verdit, në Madrid të Spanjës, e cila është duke e magjepsur audiencën e atjeshme.

Mirenjohje yllit te muzikes klasike shqiptare,Gruas se suksesshme ne Bote Ermonela Jaho.Urime nga zemra sukese ne vazhdimesi .

Emri saj larteson emrin e gruas dhe I ndricon faqen Shqiperise.

Liliana Pere


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page