Gruaja Myzeqare, që ngjit shkallët e parlamentit me dinjitet, por me mendje dhe zemër në Fierin e saj të bukur
NGA: LILIANA PERE MË: 4 NËNTOR 2017 NË ORA: 15:44
Antoneta DhimaProfili i Antoneta Dhimës
Një ndër motot që e ka shoqëruar vazhdimisht në jetë Antoneten është:
‘’Puno dhe pergatitu sa me mire profesionalisht, fito eksperienca dhe kurrë të mos u dorëzo, sepse çdo punë e bërë mirë ka progres, dhe medaljen e vet te nderit, tek të cilat të çojnë puna e palodhur, korrektësia, pergjegjshmeria dhe pasioni .
Secili duhet të ketë një vizion pozitiv për jetën, angazhimet e veta personale, por edhe një dashuri të pakushtëzuar ndaj familjes, të afërmve dhe Shoqerise’’!
Është një nga 140 deputetet parlamentit shqiptar, që shkallët e parlamentit i ka ngjitur me kujdes e maturi, duke krijuar nje figurë te shkëlqyer gruaje të suksesshme.
Antoneta nuk është aspak mediatike, nuk i pëlqën te flasë per vehten dhe sukseset jo pak të dallueshme, ndërsa gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm në elektoratin e saj, në Fier dhe tek kushdo që ka fatin ta takojë apo të pijë kafe me të!
I ka shoqet e rralla si për popullaritetin, ashtu dhe vendosmërinë në realizimin e cdo pune a detyre që i ngarkohet!
Në Fier dhe Patos i thonë: Myzeqare burrneshë dhe shumë popullore!
Ajo të lë mbresë të paparë që në kontaktin e parë, me sjelljen, miresinë dhe bujarinë, me të cilat të pret, pa përtim, pa dallim, kurdoherë dhe kudo qoftë!
Popullariteti dhe mirësia, nuk i cënojnë aspak anën tjetër të fortë të saj; integritetin e lartë professional dhe intelektual.
Ajo është një financiere dhe administratore e shkëlqyer. Falë këtyre cilësive, ajo udhëhoqi mjaftë mirë financat e Bashkisë Fier ku ushtroi detyrën e Drejtores së Përgjithshme Ekonomike dhe shkëlqyeshëm spitalin Rajonal Fier, në detyrën e drejtoreshës së këtij institucioni.
Vetëm për pak kohë në krye të Spitalit Rajonal, deputetja Dhima ndryshoi rrënjësisht mënyrën e menaxhimit dhe funksionimit të këtij institucioni, duke e kthyer në një institucion dinjitoz në shërbim të shëndetit të qytetarëve.
Sa me shume ta njohesh Antonetën, aq më shumë respekt dhe dashuri të lind për këtë grua të fortë e te hekurt , e dedikuar punës, njerëzve, problemeve dhe rruges se zgjidhjes se tyre.
Si rrallë deputete tjetër, Antoneta ka një lidhje te fortë shpirterore me zonën e saj elektorale Patosin, por dhe Fierin, qytetin e saj të lindjes!
E shikoj me kenaqësi, kur promovon kulturën, traditën, bujqësinë e zonës ku ajo është deputete, në qarkun e Fierit. Antoneta Dhima, çdo javë sjell në rrjetin e saj social FB, punën e fermerëve të fshatrave të ndryshëm, duke pasqyruar me foto kopshtet e tyre me pemë, tokat ku kultivojnë perimet dhe punën e tyre të palodhur, duke i quajtur ‘’Duarartët’’.
Ndryshe nga salla e parlamentit, apo politikat e përditshme, deputetja Dhima sjell punën e fermerit, vështirësitë, por edhe frutin e kësaj pune, duke përcjell edhe një mesazh të rëndësishëm: ‘’vëmendjen që kërkon fshati shqiptar dhe këta fermer’’.
Nuk e fsheh krenarinë, që tashmë është pjesë e njerëzve punëtorë, duarartë dhe nuk lë vend e mënyrë për t'i promovuar dhe mbështetur!
Në rubrikën e vet "Duarartët", deputetja Dhima sjell edhe shembullin e Liljana dhe Agim Cepele. Ja cfarë shkruan në statusin e saj në FB: “Liljana dhe Agim Cepele janë dy nga njërëzit më punëtorë në fshatin Verbas, të Njësisë Administrative Zharrëz, të cilët cdo ditë i shërbejnë më shumë dashuri e përkushtim të mbjellave në kopshtin e tyre. Aty i gjen të gjitha: shumëllojshmëri frutash dhe perimesh Uroj sa më shumë prodhime e begati në familjen Cepele”-shkruan deputetja Antoneta Dhima.
Antoneta erdhi në parlamentin shqiptar, bashkë me "revolucionin" e barazisë gjinore edhe në këtë institucion. Dhe mirë u bë!
Po cfarë ka ndodhur në Parlamentin Shqiptarë ndër legjislatura, përsa i përket përfaqësimit të grave?
Po t'i referohemi përbërjes se Parlamentit të Shqipërisë që nga legjislacioni i vitit 1920, sipas INSTAT,
gjatë kësaj periudhe, Parlamenti i Shqipërisë është përbërë vetëm nga burra. Anëtaret e para gra në Parlament u zgjodhën në legjislacionin e vitit 1945, kur gratë në Shqipëri morën e të drejtën e votës.
Shkalla e pjesëmarrjes së grave në Parlamentin Shqiptar ka qëne praktikisht konstante gjatë legjislacioneve të 1997, 2001 dhe 2005 nuk shkon mbi 10%.
Në legjislaturën 2001-2005, në Parlament pjesëmarrjen më të madhe e kanë pasur burrat, me 94 %. Përmirësimi i ndjeshëm i rritjes së grave anëtare në Parlamentet të Shqipërisë u bë i mundur pas përfshirjes së kuotës 30 % në ndryshimet e kodit elektoral në vitin 2008.
Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009 pjesëmarrja e grave në parlament u rrit me më shumë sesa dyfishi nga 7 % në 16 %. Tendenca në rritje vihet re edhe në zgjedhjet parlamentare 2013 ku arriti në 18 %.
Nga viti 2013 deri ne vitin 2016, tendenca në rritjen e numrit të grave dhe vajzave në parlament ka vazhduar si efekt i zëvendësimit të burrave deputetë me gra deputete, si pasojë e lënies së mandateve. Si rezultat i këtij zëvendësimi në vitin 2016 kemi 24 % gra anëtare në Parlament.
Ndër tetë komisionet parlamentare, pjesëmarrja më e madhe me gra është në “Komisionin për punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë” me rreth 50 %, ku diskutohen dhe rishikohen një sërë ligjesh dhe nismash që prekin fuqizimin ekonomik dhe mbështetjen e grave me politika sociale.
Kthehemi përsëri tek deputetja jonë, Antoneta Dhima.
Dëshira për te ecur përpara, e shoqëruar me e punë këmbëngulese dhe kualifikim të herë pas hershem, janë rruga se se si mund të arrijmë suksese dhe te bejme karrierë te ndershme në Shqiperi si ne rastin e Znj Antoneta Dhima.
Një tjetër moto po aq e rëndësishme sa ajo që përmendëm dhe që e ka ndihmuar shumë gjatë jetës Netën, sic e thërrasin njerëzit që e njohin, ka qënë;
Të jesh gjithmonë e forte ne karakter, njerezore, dhe po aq e thjeshtë dhe komunikuese me te gjitha nivelet e njerëzve. Me kete menyre sjelljeje i ke bere sherbimin më te cmuar vehtes dhe pozicionit që secili ka në shoqëri.
Antoneta është gruaja tepër punëtore, që synimet që i vë vetes, sado të largëta, të vështira dhe të paarritshme duken, i bën realitet, falë punës së devotshme, këmbengulese dhe me shumë përgjegjësi.
Dhe ka prekur tashmë suksesin në disa fusha. Jemi krenare për gra te tilla që na përfaqesojnë
Në strukturat më te larta të shtetit.
"Kur secili bën punen e vet shumë mirë, atëhere do te jemi shumë …. që e duam vertet Shqiperine, dhe nuk do kemi probleme te mëdha ekonomike, sociale apo të ndonjë natyre tjeter. Zhvillimi dhe integrimi i saj do te jenë te sigurt.
Vetëm kështu do ta shohim Shqiperinë shpejtë në Europë", thotë Antoneta.
Sot ajo ngjit shkallet e parlamentit e hijshme, fisnike, e nderuar, me integritet, me dinjitetin e plotë të nje gruaje të forte dhe burrneshë, e bindur se fjala e saj dhe shume grave në Parlament do te jene një zë i forte për te ndihmuar ne zgjidhjen e shumë problemeve dhe miratimin e ligjeve ne zhvillimin e vendit, në përkrahje te barazisë gjinore.
Por, cila është rruga ku ka ecur Antoneta deri në shkallët e Parlamentit Shqiptar?
Ka lindur në Seman të Fierit në vitin 1970, ku kaloi fëmijërinë dhe studimet e shkollës fillore dhe tete vjecare. Shkollen ekonomike e kryen ne Berat me rezultate shumë te mira.
Fëmijëria e saj ishte e pasur në cdo kendveshtrim. Aspiratatat e saj për jeten dashuria e madhe për dije, pasi familja ku u lind dhe u rrit ishte një familje e kulturuar dhe arsimdashëse e dhe mbi te gjitha, që e kishte ne gjak punën e palodhur dhe dashurine e madhe per t'i sherbyer vendit ne cdo moment dhe ne cdo fushe.
Gjithë fëmijërinë e ka kaluar duke hulumtuar botën e diturisë dhe njohurive në çdo lëndë.
Është e pasionuar për ekonomi, menaxhim, dhe politike, me nje sedër te madhe per te ngjitur shkallet e suksesit.Nje rruge jo e shkurter dhe pa veshtiresi, me eksperienca te ndryshme.
Nga përvojat e saj të mëparshme, përmendim punën si shefe finance, mësuese, Drejtore Spitali, Menaxhere në Bashki, ku u mor me probleme financiare lokale, probleme të menaxhimit, drejtimit, të cilat i kryen me aftësi dhe korrektesi maksimale, conform ligjeve, duke i cuar përpara këto struktura me integritet të lartë profesional dhe moral.
Sot ajo është Deputete ne Kuvendin e Shqiperise. Krenari per gruan shqiptare .
Njihuni me poshtë me Edukimin Kualifikimet dhe eksperiencat e Znj Antoneta Dhima
Antoneta Dhima
Datelindja 05 dhjetor 1970 Sema Fier.
Statusi civil, E martuar.
Eksperienca Pune
2015 e në vazhdim Pozicioni Deputete në Kuvendin e Shqiprisë
2013 – 2015 Pozicioni Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Fier
2007 - 2015 Emri e adresa e Organizates Bashkia Fier
Pozicioni Drejtore e Drejtorisë se Përgjithshme Ekonomike
Emri e adresa e Organizates Bashkia Fier
Date 2005 - 2007
Pozicioni Drejtore e Drejtorisë se Finance-Buxhetit
Emri e adresa e Organizatës Bashkia Fier
Date Prill 1993 - dhjetor 2004
Pozicioni Shef Finance
Detyrat e Pergjegjesite kryesore Zbatimi i treguesve te buxhetit, menaxhimin e degëve të financës sipas kategorive perkatëse ne brigada dhe divizjone te Forcave te Armatosura.
Emri e adresa e Organizates Ministria e Mbrojtjes
Date?2012-2013
Pozicioni Mësuese
Detyrat e Pergjegjesite kryesore
Emri e adresa e Organizates?Shkolla e Mesme Jopublike “Flatrat e Dijes”
Date 2006-2012
Pozicioni Mesuese
Detyrat e Përgjegjesite kryesore
Emri e adresa e Organizates Shkolla e Mesme Ekonomike Jopublike “Alen”
Edukimi dhe Trajnimi
Date Nentor 2011- mars 2013
Titulli i Kualifikimit Master Shkencor ne EKONOMI - BIZNES
Subjektet kryesore Ekonomi Biznes
Emri dhe lloji i Organizatës që ka ofruar kualifikimin e trajnimin Fakulteti i Biznesit Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres
Datë Shtator 1989- mars 1993
Titulli i Kualifikimit oficer
Subjektet kryesore Plan-Finance
Emri dhe lloji i Organizates që ka ofruar kualifikimin e trajnimin Akademia Ushtarake “Skenderbej” fakulteti i specialiteteve katedra Plan-Finance
Date Shtator 1985- qërshor 1989
Titulli i Kualifikimit Ekonomiks
Emri dhe lloji i Organizates që ka ofruar kualifikimin e trajnimin Shkolla e mesme ekonomike “KRISTO ISAK” Berat
Date 2009-2010
Titulli i Kualifikimit Auditues i sektorit public
Emri dhe lloji I Organizates që ka ofruar kualifikimin e trajnimin?Ministria e Finances
2010 Titulli i kualifikimit Vlerësues i pasurive te paluajtshme
Emri dhe lloji i organizates që ka ofruar kualifikimin e trajnimin Ministria e Trasportit dhe puneve Publike; Fakulteti i inxhinierise se ndertimit
2012 Titulli i kualifikimit Kontabilist i Miratuar
Emri dhe lloji i organizates që ka ofruar kualifikimin e trajnimin Ministria e Finances, Autoriteti i Certifikimit.
Vleratsjellinpaqe lumturidhemirëqënje. I uroj shume suksese modelit Grua e suksesshme Antoneta DHIMAne karrieren e saj te merituarme punë,ndershmëri e integritet profe