top of page
Writer's pictureAlb ww

Revista “Billboard” është shprehur se muzika e Kristin Elezaj qëndron midis asaj të Britney Spears


Revista “Billboard” është shprehur se muzika e Kristin Elezaj qëndron midis asaj të Britney Spears-it dhe Rihanna-s.

Kristinë Elezaj ndjehet krenare që eshte shqiptare


Këngëtarja e njohur në Amerikë për hitet “Souvenirs” apo “Let you know” është me origjinë shqiptare, fakt të cilin jo vetëm s`e fsheh, por e pohon me krenari.


E cilësuar si një femër me stil, Elezaj ka realizuar foto për revista të famshme në Amerikë. Ajo është cilësuar nga revista “Billboard” si një miks midis Britney Spears dhe Rihanna-s. Le ta njohim më tepër amerikano shqiptaren nëpërmjet kësaj interviste.


Ndonëse Kristinë ëndërronte të bëhej këngëtare, prindërit e kishin ndaluar të merrej me muzikë deri ditën që të përfundonte shkollën e mesme. Kur kjo ditë erdhi, babai i saj, iu drejtua për ndihmë dhe këshilla mikut të tij, këngëtarit legjendar amerikan, Nick Ashford. Për herë të parë Elezaj këndon në klubin e Ashford, së bashku me të dhe bashkëshorten, Valerinë. Interpreton “Respect” nga Aretha Franklin dhe publiku entuziazmohet aq shumë, saqë këndon së bashku me të. Kjo “herë e parë” e kaluar me sukses, i jep zemër Kristinës dhe më shumë arsye për të besuar se kishte lindur për të kënduar.


Vijnë kështu disa hite njëri pas tjetrit… “Let you knovv”, “Souvenirs” apo “Vvarpath”, klipe që do të bënin të njihej nga publiku i gjerë. Tapete të kuq, pjesëmarrje në evenimente të ndryshme muzikore, deri dhe intervista në ngjarjen më të rëndësishme të muzikës botërore, ceremoninë e çmimeve “Grammy”. E pas publikimit të “single”-ave, në fillim të 2010-ës radha i vjen albumit, në të cilin përfshihen dhe këngë të shkruara në bashkëpunim me emra të mëdhenj të muzikës amerikane, si Fergie.


Përpos shumë talenteve, Kristinë ka dhe një pasion të madh për garat “rally”… Pas timonit ajo ndihet po aq komode sa pas mikrofonit. 24 vjeçarja ka një rreth të gjerë fansash midis adhuruesve të garave “rally”, të cilët e njohin tashmë për shfaqjet e saj kombëtare në gara të ndryshme në mbarë botën. Në Qershor të vitit 2009 Kristinë mori pjesë në “Celebrity Rally Bullrun”, një garë ku marrin pjesë yjet dhe emrat më të famshëm të shoubiznesit botëror. Një garë ku merrnin pjesë emra si Mario Andretti, Carl Levvis, Paris Hilton, Hayden Christensen e të tjerë… Tifozët e thërrasin me përkëdheli “Kebe”, teksa fansat ende nuk i kanë ngjitur një pseudonim.




Unë jam brezi i parë që ka lindur në Amerikë, për sa i takon pjesës shqiptare të familjes. Kam lindur në Nju Jork, për të qenë më e saktë.



Di diçka rreth Shqipërisë prej familjes sime dhe pak nga historia në përgjithësi. Është pjesë e imja. Babai im ka lindur aty dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara kur ishte adoleshent. Ai është 100% shqiptar, kurse mamaja ime është italiane, irlandeze, gjermane dhe skandinave. Ne flasim për Shqipërinë në shtëpi, sepse kemi akoma të afërm që jetojnë aty.


Sigurisht! Jam rritur me gjyshin…Ai është një nga njerëzit më interesantë me të cilët mund të bisedosh. I adhuroj historitë e tij!


Faktikisht, unë flas më shumë shqip tani, se ç`kam folur kur isha e vogël, gjë që është vërtet e çuditshme, sepse ne kemi jetuar te gjyshërit kur isha e vogël. Shqipja ime s`është aq perfekte sa do të doja unë të ishte, por përpiqem. I kërkoj vazhdimisht tim ati të më flasë në shqip, pasi dua t`ua përcjell gjuhën edhe pasardhësve të mi një ditë. Mendoj se është e rëndësishme të dish një gjuhë tjetër, sidomos kur kjo gjuhë është pjesë e asaj çka ti je.



Jam e dashuruar me karrierën time të deritanishme. Jam duke u ngjitur me shpejtësi, gjërat po ndodhin siç duhet. Po e shijoj çdo moment të suksesit!


Ka kohë që merrem me këtë sport dhe kam vënë re se shumë pak vajza e ushtrojnë. Dashuria për makinat është një pasion familjar. Jam rritur duke i dashur makinat, bashkë me babin dhe vëllezërit. Vazhdojmë ta ushtrojmë bashkë këtë sport.



S`i kam cilësuar kurrë garat si një profesion dhe nuk kam ndërmend ta bëj. Muzika është karriera ime e parë dhe kryesore. Garat janë thjesht një pasioni im, të cilin e ushtroj thjesht për t`u zbavitur kur kam kohë, pa pretenduar ndonjë arritje. Për momentin është një hobi që bie në sy, ngaqë jam femër ma merr mendja. Por vetëm kaq!



Fillova të merrem me gara që në momentin kur mbusha moshën e duhur për të qëndruar ligjërisht pas një timoni (qesh). Por gara e parë që unë kam bërë, ka qenë kur sapo mbusha moshën 21 vjeçare. Makina ime e parë ka qenë një “W Jetta”. E mora sepse i dashuroj makinat turbo. Bashkë me vëllanë i perfeksionuam duke i shtuar disa pjesë këmbimi të mira. Ende flasim për atë makinë dhe qeshim me të madhe kur kujtojmë se ç`i kemi punuar, sepse atë kohë ishim pilotë fillestarë.


Babai i ka miq Nikun dhe Valerinë. Prindërit s`do më linin t`i futesha biznesit të muzikës, derisa të diplomohesha dhe kur erdhi dita, im atë iu drejtua Nikut për ndihmë. E pyeti se cilat do të ishin hapat e mia të para që duhet të hidhja dhe nëse kisha vërtet talent. Kur zoti Eshford më ftoi të këndoj në klubin e tij, zgjodha të paraqitesha me “Respektin” e Aretha Franklinit; publiku e këndoi këngën bashkë me mua. Ishte një përvojë e mrekullueshme, sidomos duke pasur parasysh se isha shumë e re në moshë. Prej asaj nate, Niku më udhëhoqi dhe më dha këshilla rreth industrisë së muzikës. Ai dhe Valeri janë njerëz fantastikë!


Revista “Billboard” është shprehur se muzika e Kristin qëndron midis asaj të Britney Spears-it dhe Rihanna-s.

Ndihem e mikluar, pasi kjo do të thotë se industria më sheh mua si një artiste të rëndësishme. Janë dy nga emrat më të suksesshme në muzikë e të krahasohesh me to, është një bekim. Mesa duket, po bëj diçka që ia vlen


Këto dy këngë janë lançuar teksa po punoja për albumin e parë, “No Questions Remain”. Po punoj me disa gjëra aktualisht, por s`mund të flas për to pa hyrë në studion e regjistrimit. Shumë shpejt do ta merrni vesh. Ndërkohë po punoj me promovimin, duke dhënë shfaqje. Shkruaj dhe materiale të reja sa herë që gjej pak kohë. E ndiej se do të jetë një 2011 fantastike!


Janë inicialet e emrit tim të plotë. Kristine Elizabeth Bernadette Elezaj. Është e lezetshme që fansat më thërrasin kështu, më ngjit si pseudonim. E adhuroj!


Jam pafundësisht e lumtur që jam shqiptare, aq më tepër që gëzoj mbështetjen e popullit tim! Është një ndjesi e mrekullueshme kur sheh se sa krenarë ndihen që unë jam një prej tyre. Ju dua shumë!


E lindur në Yonkers në SHBA dhe e rritur në Westchester në një familje me tradita të forta shqiptare, ajo filloi të merrte mësime kërcimi që në moshën 3 vjeçare.

Ajo filloi të përfshihej në botën e muzikës. Do të afrohej me zhanrin Rhythm and Blues(R&B), ku fillimisht vokali i saj i veçantë do të dallohej për herë të parë nga dyshja e famshme e “Mowtown”, Nick Ashley dhe Valeri Simpson,kur Kristina interpretoi këngën e njohur të legjendës së muzikës R&B Aretha Franklin “Respect”. Në këtë moment Nick Ashley do të bëhej mentori muzikor i Kristinë Elezaj.


Në vitin 2016, u rendit mes 20 këngëtarëve më të mirë në konkursin “Yll në ngjitje” të Macy’s iHeart Radio.


Kristinë Elezaj ka realizuar një album me 5 këngë hit dhe si dhe 6 video muzikore.


Videoja më e fundit muzikore e saj është ”Over and Over”, regjinë e së cilës e ka bërë regjisori Jose Omar Hernandez, cili ka drejtuar edhe videot muzikore muzikore të këngëtarit Justin Bieber- “Purpose” dhe “The Movement”.


AktulishT ajo është e impenjuar në menaxhimin e kompanisë “ZAJ FIT FAMILY”, ku është bashkëthemeluese me vëllanw e saj Nicholas Elezaj një trajner palester dhe Wellness.

Jam pafundësisht e lumtur që jam shqiptare, aq më tepër që gëzoj mbështetjen e popullit tim! Është një ndjesi e mrekullueshme kur sheh se sa krenarë ndihen që unë jam një prej tyre. Ju dua shumë!


Amerike Britney Spears Guximshme

Pergatiti Liliana Pere


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page