Liza Laska lindi më 6 shkurt të vitit 1926 në Vlorë, Shqipëri, aktore shqiptare që mban titullin “Artiste e merituar”.
Filmat e luajtur prej saj janë të shumtë “Një ditë e mrekullueshme” (2002), “Vdekja e burrit”, (1991), “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, (1989), “Familja ime”, (1987) “Teta Kalina”, “Dhe vjen një ditë”, (1986) “Nena e Llano Bletes”, “Gurët e shtëpisë sime” (1985) etj..
Shkollimin e parë e mori në qytetin e lindjes. Ajo filloi jetën artistike si aktore e Teatrit të Vlorës dhe më pas luajti për herë të parë në filmin “Malet me blerim mbuluar” në 1971 dhe që hapi rrugën e saj për shumë interpretime të tjera në ekran.
Aktorja ndërroi jetë më 31 gusht 2014. Gjatë viteve të fundit “Artistja” e Merituar ka hedhur në letër kujtimet e saj, për t’i lënë pas për brezat që vijnë. Në një intervistë për median, aktorja është shprehur se ‘Kënaqësia më e madhe e aktorit është respekti dhe dashuria e publikut, ai nuk barazohet me asgjë. Kur eci rrugës, më thonë: O labja jonë, o nëna e Vlorës”./diapsorashqiptare