top of page
Writer's pictureAlb ww

Znj.Mimoza Dajçi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”


Mimoza Dajçi nderohet me çmimin "Ambasadore e Paqes" në SHBA Meta dekoron Mimoza Dajçin "Për Merita të Veçanta Civile" E ENJTE 1 NËNTOR 2018, 21:09DRITARE.NET

Halil Rama Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar Znj.Mimoza Dajçi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”. Në ceremoninë e Organizuar nga Kryetari i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ, gjenerali 100-vjeçar Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, dekorata iu dorëzua Znj.Dajçi nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, z.Alqi Bllako, ndërkohë që në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe gjeneral Piro Ahmetaj, Këshilltar ushtarak i Kreut të Shtetit si dhe z.Majlind Zaimi, këshilltar ekonomik i Presidentit Meta. Në prani edhe të anëtarëve të tjerë të Kryesisë së OBVL, z.Bllako bëri të ditur se Presidenti i Republikës e ka dekoruar znj.Dajçi me Nr. Dekreti 10923, datë 29.10.2018, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë humanitare si themeluese e Organizatës së Gruas shqiptaro – amerikane ‘Hope&Peace’, për kontributin e vyer, dhënë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, si dhe për mbështetjen ndaj grave dhe fëmijëve në nevojë”. Gjeneral Parllaku, në fjalën e tij përshëndetëse, pasi i shprehu mirënjohjen Presidentit Meta për konsiderimin e propozimit të OBVL në vlerësim të kontributit të Znj.Mimoza Dajçi, evidentoi origjinën e saj, si bija e delegatit të Konferencës së Bujanit, Enver Dajçi, ish i burgosur politik i regjimit komunist dhe mbesë e Familjes së shquara Boletini. Kreu i OBVL-së foli gjithashtu për kontributin e znj.Dajçi si kryetare e Degës së kësaj organizate në New York për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të LANÇ. “Dimensionit të saj si gazetare i bashkangjitet edhe aktivizmi i theksuar, veçanërisht në përpjekjet qytetare për çështjen tonë kombëtare. Si pinjolle e një familje atdhetare ajo nuk nguron të shkojë deri në Hagë për të investiguar krimet e Millosheviçit kundër kosovarëve, ashtu siç bën analiza perfekte për genocidin e pashëmbullt komunist në Shqipëri”,-tha ndër të tjera gjeneral Parllaku. E PREMTE 5 GUSHT 2016, 11:11DRITARE.NET

Këtë javë në SHBA, zonjës Mimoza Dajçi,gazetare dhe aktiviste e njohur në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës, ju akordua Çmimi "Ambasadore e Paqes". Çmimi u dha nga disa organizata jo qeveritare amerikane dhe të huaja pak ditë më parë në një nga ambjentet e gazetës amerikane "Washington Times". Për këtë vit ishin nominuar aktivistë të të drejtave të njeriut e misionarëve të paqes nga Bangladeshi, Egjipti, Afganistani dhe Shqipëria. Mes katër vendeve nominuese për Shqipërinë ishte përzgjedhur gazetarja Znj. Mimoza Dajçi.

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page