Muzika eshte jeta ime - flet Prof. Shqipe ZANI,
Soprano (Mjeshtër i Madh)
Interviste / Histori Suksesi - nga Liliana Pere
Profili i Shqipe Zanit
Shqipe Zani e lindur ne Qyteze te vogel Gramsh, me nje bukuri te mbuluar nga zoti me malin madheshtor te Tomorrit dhe qe ne mes rri muri i Devollit mendon se ka marre nje pjese te bukurise, ate qe quhet talent. Dekori I bukur I natyres se qytetit qe ne vegjeline e saj e frymezoi Shqipen, dhe e ushqeu boten e saj shpirterore artistike. Shqipja rrjedh nga nje familje intelektuale, te cilet e kane edukuar me dashurine per artin dhe vlerat me positive.Ata kane qene pjesmares te luftes nacional-clirimtare dhe kane punuar ne dobi te vendit. Shqipja diplomohet ne 1964 – 1968 : Liceu Artistik “Jordan Misja”,Tirane, diplomuar në Teoritikë.
Vazhdon me pas ne Konservator ne vitin 1970 – 1973 : Studime të larta ne Konservatorin e Tiranës, dega Kanto, në klasën e Prof. Shpresa Nishani, me pas,stazh njëvjeçar pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, trupa e Solistëve.
1995 – 1996 : Akademia Santa Çeçilia, Romë (5 muaj) me bursë Tempus
1998 : Akademia Santa Çeçilia, Romë (1 muaj) me bursë Tempus
1984 – 1992 : Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura
1992 e në vazhdim – Pedagoge e Brendshme Definitive në Fakultetin e Muzikës, Dega KANTO, Akademia e Arteve të Bukura.
1996 – Emërohet Shefe e Seksionit të Kantos në Fakultetin e Muzikës
Nje karriere e dashur, e bukur e suksesshme, me nje nje aktivitet te dendur artistic, dhe te vleresuar te adhurueshem per publikun me shume cmime…Vleresimet per Shqipe Zanin jane te shumta
Urdhri “Naim Frashëri”, klasi III, “Për interpretim të Lartë të muzikës shqiptare dhe popullore të përpunuar” Tirane më 21.09.1985, Dekret nr.7000
1. Çmimi I Dytë në Konkursin “Tefta Tashko” Korçë në vitin 1988
2. Çmimi I Parë dhe I Dytë në Festivalin e Këngës Popullore të Përpunuar në vitet 1977,1978, 1979
3. Çmimi I Parë dhe I Dytë në Dekadat e Majit, në vitet 1981, 1982, 1983
4. Çmimi I Parë dhe I Dytë I Romacës Shqipatre në vitet 1988, 1997
5. Titulli “QYTETAR NDERI”, me vendim të Këshillit Bashkiak GRAMSH, Nr.3 datë 21.07.2000
6. Titulli “PROFESOR”, me VKM dhe Komisionit të Kualifikimit Shkencor nr.147 datë 27.07.2007
7. Titulli “MJESHTËR I MADH”, me nr. Dekreti 7333 dt. 12.03.2012 dekretuar nga Presidenti Bamir Topi