Një grua si Remka Huruglica, modeli për prindërimin, karrierën dhe të bukurën
Toronto- Kanada Remka Huruglica mund të jetë ndër të rrallat personazhe grua të cilën kam dashur herë pas here të jetë në fokusin e Albanian Montreal Press. Jemi njohur në një nga aktivitetet e Ambasadës Shqiptare në Ottawa pothuaj 4 vite më parë. E qetë, mjaft e kulturuar dhe me shumë klas, gjithashtu edhe ajo më dha kohë e vëmendje për t’u njohur. Prej atëherë kam patur kënaqësinë të ndaj me të mjaft tema në lidhje me median, komunitetin por kemi folur shumë edhe për rolin e gruas në tërësi. Në ҁdo kokunikim me të, Remka të mëson si te jesh e bukur jo vetëm në kuptimin e parë të fjalës, por të dish të dëgjosh me qetësi, të këshillosh butë dhe të kesh mirësinë të ndash eksperienca me të. Rreth 30 vite më parë është larguar nga Kosova e saj , vite që e kanë përplasur me kultura, mentalitete, mënyra të ndryshme jetese. Nga ajo kohë jeton në Toronto, Kanada, e bindur se është po aq shqiptare sikunder ka lindur pavarësisht se nuk ka jetuar për një kohë të gjatë në tokën amë. Atdhedashurinë e ruan me fanatizëm edhe tek fëmijët e saj që janë po aq shqiptarë, madje në shumë raste vë re se ata kanë një shqisë më shumë shqiptare se prindërit e tyre. Remka Huruglica është një emër me një kontribut të çmuar në komunitetin shqiptar në Kanada. Prej 10 vitesh, qeveria e Kanadasë, financon një projekt radiofonik ku prezantuese dhe producente është Remka Huruglica, “E diela shqiptare” tashmë ka një format interesant për të njohur çdo fundjavë një histori shqiptare suksesi. Remka ka themeluar shoqatën e gruas shqiptare në Toronto “Alb-Kos Women’s Club”. Një sipërmarrje jo fort e lehtë, ka tërhequr vëmendjen e shtetit kanadez për t’i dhënë mundësinë çdo shqiptari për të rrëfyer historinë e tij, rrugën e suksesit, sfidat dhe vështirësitë, të shkuarën apo të ardhmen. Kosova për Remkën është dhe do të mbetet brengë e përjetshme. Një dhimbje që vjen prej vedit e mbetet po aty, si batica e zbatica e detit që merr e bjen veç vetes asgjë ma shumë. Midis Shqipërisë dhe Kosovës, nuk mund të bëjë ndonjë dallim. Remka thotë se , jemi një. Në Shqipëri kryesisht kalon pak kohë, pushime në përgjithësi,ndërsa në Kosovë aty është jeta e saj . Saranda për të mbetet nje vend i pazëvendësueshëm, bile pa rezerva ajo e quan në këtë intervistë, kryeqendra e turizmit Europian dhe e komoditetit turistik. Prej 10 vitesh drejton dhe menaxhon pragramin prej 30 minutash në gjuhën shqipe në valët e radios. Programi “E diela shqiptare”, është i vetmi program radiofonik në gjuhën shqipe, në valët 15.40 AM dhe 91.9 FM si dhe në internet. Në periudhën kohore prej 30 minutash, promovon aktivitet dhe bizneset e komunitetit shqiptar me banim dhe veprim në teritorrin e Kanadasë. Gjithashtu ka bërë të mundur transmetimin e kontakteve dhe intervistave me personalitete të fushave të ndryshme të jetës mbarëshqiptare. Këtu ka patur mundësinë të intervistojë politikanë, shkrimtarë, artistë, zëri i të cilëve mendon se ka plotësuar një pjesë të jetës që ju mungon. Ndihet krenare që i është dhënë mundësia që përmes zërit të saj të dëgjohet, zëri i mijëra shqiptarëve. Ëndrra ka shumë, ka dëshira dhe inspirime, Ndaj edhe thote se , kurrë nuk është vonë për të shpresuar e sidomos kur qëllimi është i bukur, i qartë dhe i mrekullueshëm. Prej vitit 2012, gjallon një program prej 30 minutash në gjuhën shqipe në valët e radios Chin Radio Canada. Programi ‘E diela shqiptare’ është i vetmi program radiofonik në gjuhën shqipe, në valët 15.40 AM dhe 91.9 FM si dhe në internet. Është kjo një hapësirë e konsiderueshme për të promovuar mjaft emra të jetës së suksesit, politikanë, shkrimtarë apo artistë. Në jo pak raste fokusi kryesor ka qenë gruaja, duke numëruar këtu edhe mjaft emra të ftuarish. Promovohen aktivitete sidhe biznese shqiptare në gjithë teritorrin e Kanadasë. Huruglica e ka konsideruar këtë si një format intelektual për të plotësuar një pjesë të jetës që na mungon. ‘Chin Radio Canada’ është një media gjigande e komunikimit në Kanada. Në jo pak raste e ka nominuar Huruglicën si një nga producentet më të mira. Karakteristikat e saj si përpikmëria dhe profesionalizmi, janë mjaft të qarta për të mos u vënë re, ndaj dhe jo pak herë ajo është vlerësuar me çmim. Chin Radio Canada ka përzgjedhur një moderatore mjaft efikase për t’i dhënë mundësinë komuniteti shqiptar për t’u integruar në jetën e Kanadasë. Nëpërmjet këtij formati, transmetohet mesazhi i paqtë i harmonisë mes të gjitha komuniteteve në Kanada dhe kudo. Remka Huruglica dhe familja e sajDuke e parë të nevojshme, pesë vite më parë ajo i dha jetë një bashkësie për gruan për ta përcjellë më tej fuqinë e gjinisë femërore. Emri i saj nuk është më një surprizë kur vjen puna për angazhime vullnetare lidhur me komunitetin shqiptar të vendosur në Provicën e Ontarios, kështuqë as përzgjedhja e emrit të saj në krye të kësaj shoqatë s’mund të ishte një ide e largët. Themeluese e po kësaj shoqate, prej marsit të vitit 2015, ajo është në rolin e drejtueses për t’u dhënë një drejtim të ri ideve dhe planeve në këtë shoqatë. Të gjithë përgjegjësinë e kësaj sipërmarrjeje ajo do ta ndajë me një staf gjithashtu të përzgjedhur. Jo pak projekte janë zhvilluar falë përkushtimit të saj. Themelimi i shoqatës së gruas shqiptare në Toronto ‘Alb-Kos Women’s Club’ drejtohet po nga zonja Huruglica, e cila shumë shpejt shërbeu për t’i hapur akoma më tej dyert gruas shqiptare. Në gjithë kronologjinë e sukseseve të Remkës, nuk kish si të mos përmendej edhe angazhimi i saj në instancat politike duke u bërë pjesë e Partisë Liberale Kanadeze prej gati një dekade.