top of page
Writer's pictureAlb ww

Pas studimeve te larta në Konservatorin “Santa Cicilias”, në Itali, në vitin 1937 u kthye ne Atdhe.


Gjyzepina Kosturi.-Soprano dramatike. U lind në Tivar, sot e Malit të Zi, më 12 maj të vitit 1912 dhe vdiq në Tiranë më 23 janar të vitit 1985.


Ishte bijë e familjes së Mislocëve, mbesë e familjes patriote e kulturore të Marubëve dhe një artiste e madhe që asnjëherë nuk u vlerësua për vlerat e vërteta vokale që ajo shfaqi.


Pas studimeve të mesme e të larta në Konservatorin “Santa Cicilias”, në Itali, në vitin 1937 u kthye në atdhe si të gjithë artistët e tjerë lirik shqiptar.


Ja pra pardje më ra në dorë një program dhe një gazetë artistike italiane e cila përshkruan suksesin e shfaqjes “Saggio di classe” shkruante zotri Sotir V.Kamo-që ka dhënë me 1-Maj 1935, konservatori “Santa Cecilja”-s në Romë , ku midis pjesmarrësve përmend edhe emrin e bursistes shqiptare që studjon në shkollën e sipërpërmendur, Zonjushës Gjyzepina Misloci.


Ishte ndër pedagoget e para në Liceun Artistik “Jordan Misja”, që në vitin 1947. Deri në vitin 1952 përgatiti artistët e ardhshëm për T.O.B.-in. Gjithashtu, ajo me zërin e saj të bukur prej sopranoje dramatike të përmasave të mëdha, me një mjeshtëri të rrallë, interpretoi në disa koncerte të ndryshme duke patur një repertor të gjerë nga literatura botërore operistike, ashtu edhe nga ajo shqiptare, kryesisht popullore.


Me krijimin e T.O.B–it me 1953, Gjyzepina Kosturi është ndër solistet e para të kësaj trupe që dha kontributin e saj të çmuar në konsolidimin e ngritjen e nivelit cilësor dhe artistik të këtij teatri.


Mori pjesë që në vënien në skenë të parë të operas “Rusalka e Dargomizhskit”, në rolin e Princeshës, (1956), Kavaleria Rustikana, Santuza (1958), Evgjeni Onegin, Tatjana (1959), Madam Baterflaj, Co-Co-San (1961), që ishte edhe kulmi i realizimeve të saj operistike, ku tregoi vlera të padiskutueshme interpretative dhe muzikore, me një teknikë të lartë vokale, si aktore me një dimension të gjerë logjik të zhvillimit artistik e skenik, me një të brendshme të fuqishme dramatike, që edhe sot e kësaj dite është e papërsëritshme në ato linja që e zhvilloi rolin e Baterflaj.


Ajo është e papërsëritshme edhe në vlerat vokale që paraqiti në ato vite. Megjithëse në moshë të thyer (mbi dyzet vjeçare), ajo u tregoi artistave të rinj, se si duhej përdorur vokali e çfarë mund të përfitosh nga ai kur atë e përdorë me kulturë e me shije të lartë. Ajo kishte vokal me dimension të madh dramatik, me një vibracion të shkëlqyer, që mbështetej nga një ndjenjë e fuqishme dhe e brendshme.


Kishte shumë të zhvilluar teknikën e dhënies së vokalit që nga forte e deri tek pianissimo, thuajse drejt shuarjes së plotë të zërit, si një puhizë që vjen pas një stuhie. Do të mbetet i paharruar dueti i aktit të parë me tenorin Stavri Rafael, në rolin e Pinkertonit. Co-Co-Sani i Gjyzepina Kosturit ishte i përkryer në të gjitha drejtimet.


Për kontributin e saj të madh pedagogjik, në Liceun Artistik, e më vonë në Konservatorin e Tiranës dhe kontributin e çmuar në fushën e artit operistik në T.O.B, ajo është nderuar me urdhëra e çmime dhe mban titullin “Artiste e Merituar”.


Gjyzepina Kosturi la pas vetes një emër të nderuar që do të kujtohet gjithmonë e do të nderohet brez pas brezi.


Pas vdekjes, në Tiranë u bë një homazh përcjelljeje nga qindra qytetarë, kolegë dhe artistë, ish-studentë e dashamirë të muzikës operistike, kjo edhe në shenjë falënderimi për atë çfarë i dha artit shqiptar.


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page