top of page
Writer's pictureAlb ww

Qemoran Toptani (1912-1981) ishte kirurgia e parë shqiptare. Pasi kreu shkollimin në Vjenë dhe Romë




u shqua si një ndër kirurget më të mira që shëruan të plagosurit e Luftës së Dytë Botërore.Qemoran Toptani (1912-1981) ishte kirurgia e parë shqiptare. Pasi kreu shkollimin në Vjenë dhe Romë, u kthye në Tiranë, ku


Ajo ishte e bija e Fuatit, dy herë kryetar i Bashkisë së Tiranës, pjesëmarrës në Kongresin e Triestes (1913) dhe senator (1915), kjo pinjolle e njohur me emrin Doktoresha Lona dhe pjesë e asaj familje autoktone, lindi në Tiranë më 9 dhjetor 1912, ku bëri edhe shkollën fillore.

Arsimin e mesëm e kreu në Vjenë, ku banonte me familjen e saj, ndërsa arsimin e lartë në Romë. Në Tiranë u kthye menjëherë pas mbarimit të studimeve, ku punoi me detyrën e mjekes, duke u angazhuar njëherësh edhe në ndihmë të njerëzve të plagosur, me që ajo kohë përkonte me vitet e fundit të Luftës së dytë Botërore.

Pas çlirimit të vendit, Lona ishte mjeke e përgjithshme në Spitalin Civil të qytetit, ku shumë shpejt u dallua për vlerat dhe punën e saj. Për aftësitë e treguara, ra në sy të emrave të shquar të kirurgjisë së atëhershme, profesorit italian, Loci dhe mjekut të shquar shqiptar, Frederik Shiroka.

Edhe pse vetëm asistente, të gjitha operacionet që ju besuan asaj, ajo i kreu me sukses dhe për këtë fitoi besimin e plotë të personelit dhe të pacientëve. Pas vitit 1950, kur nevojat për mjekë ishin të mëdha, me detyrën e kirurges së parë, atë e transferojnë në Spitalin e Peshkopisë.

Lonën, historia e përcaktoi kështu si themeluesen e kirurgjisë për atë qytet dhe më gjerë për të gjithë zonën e Dibrës, ku përfshihej edhe Mati e Kukësi. Atje punoi, madje në kushte tepër të vështira, deri pa aparaturën e nevojshme dhe nganjëherë pa ndriçimin elektrik. Gjithnjë e suksesshme në kryerjen e operimeve të niveleve të ndryshme, kishte edhe një detyrë tjetër, që po ashtu e përballoi me mjaft rezultat. Lona përgatiti edhe kirurgët e rinj dibranë që do ta zëvendësonin atë. Pas dhjetë vjetësh, ajo u kthye përsëri në Tiranë, por këtë herë në Spitalin Gjinekologjik, përkrahë emrave të dëgjuar si Glozheni, Kosturi, Gjylbegu, etj. Edhe këtu, ajo përsëriti aftësitë dhe talentin e saj të kirurgut. Jo vetëm si një mjeshtre e bisturisë, por edhe si një edukatore dhe qytetare e kulturuar, Lona punoi shumë gjatë edhe në këtë institucion të rëndësishëm të shëndetësisë.

Kjo tiranase e shquar, dhe njëra nga gratë më intelektuale të kohës, mund të jetë mjekja e parë shqiptare grua, dhe, në mos qoftë tamam kështu, me siguri është kirurgia e parë. Për këtë, ajo jep një tjetër “rekord”.

Lona u nda nga jeta në moshën 69 vjeç, më 23 maj të vitit 1981. Për vlerat e gjithanëshme që kishte ajo, kolegët dhe pacientët e vet e mbajnë mend dhe e kujtojnë edhe sot.

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page