Persefoni Kokëdhima - Heroinë e Popullit
U lind në Qeparo të Himarës në vitin 1924. Ishte veprimtare e luftës, veproi me të rinjtë e fshtait, duke u ardhur në ndihmë partizanëve.
Persefoni u rreshtua në radhët e Brigadës VI Sulmuese. U shqua në luftimet që u zhvilluan në Shën Vasi të Sarandës. Në këto luftime në Malin e Bardhë u bë një qëndresë e fortë kundër ushtarëve nazistë, të cilët sulmonin për të hapur rrugën në drejtim të Bregdetit dhe maleve të Kurvelelshit. Këto luftime zgjatën 15 ditë e 15 netë. Në historikun e Brigadës VI Sulmuese, Persefoni Kokëdhima veçohet si një luftëtare e shquar. Mbi këto motive të heroizmit partizan, dhe varjen e saj në litar nga nazisto-ballistët, vajza e Qeparoit u dekorua me titullin më të lartë Hero i Popullit.
Persefoni Kokëdhimau var në litar te sheshi i Çerçizit në qytetin e Gjirokastrës, më 17 korrik 1944.
Ajo qendroi si heroinë dhe si partizane e vendosur, e palëkundur në qendresë, duke u bërë shembull për të gjithë partizanët e partizanet