top of page
Writer's pictureAlb ww

Rrëfen ikona e “Radio Tirana” Elsa Xhai.: Emisioni më i suksesshëm “Një shoqëri për të gjithë


Rrëfimi i ikonës së “Radio Tiranës/ Elsa Xhai: Emisionet që bënë historinë, vlerësimi për kolegët dhe lufta e Kosovës. Me Agron Çobanin kemi transmetuar 19 orë pa ndërprerje vizitën e Papa Gjon Palit të Dytë Nga Gazeta Telegraf - 19 Korrik, 2019984

Në kuadrin e Dossierit “Historia e rrallë e RTSH” tek lexuesi do përcjellim intervistat e zhvilluara para 8-vitesh me personalitete që hodhën themelet e RTSH dhe u rritën bashkë me të. Këto intervista të ruajtura në arkivin e gazetës “Telegraf” përbëjnë një thesar për këtë historik kaq të rëndësishëm të së vetmes Radio dhe Televizion deri në vitin 1991. Rrëfen ikona e “Radio Tirana” Elsa Xhai.: Emisioni më i suksesshëm “Një shoqëri për të gjithë Politika shqiptare gjithmonë është në deficit ndaj grave Nuk harroj kolegët e mi Kiço Fotjadhi, Meropi Mathia, Viron Noti, Lili Kosta, Haki Bejleri Me Agron Çobanin kam transmetuar nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 24 ardhjen në Shqipëri të Papa Gjon Palit të Dytë Të paharruara ishin transmetimet e vitit 1999 me të ardhurit nga Kosova Albert Z. ZHOLI Ka mbaruar fakultetin e Histori-Filologjisë, dega gjuhë-letërsi dhe zotëron katër gjuhë të huaja, mes të cilës dhe persishten. Ajo ndoqi me shumë respekt gjurmët e zërave të mëdhenj të radios që nga Vera Zheji, Meropi Matlia, Bejleri, Luto etj. Një zë që ka jehuar për 36 vjet në valët e Radio Tiranës duke e bërë të dashur dhe miqësor për miliona shqiptarë. Fjala shqip e tingëlluar korrekt dhe bukur ka rritur vlerat e gjuhës shqipe. Emisioni “Mikrofoni midis jush” drejtuar nga ajo për 10 vjet rresht ka qenë më i ndjekuri. Në vitin 1990 falë erës pluraliste që frynte në portat e Shqipërisë, ajo ideon dhe realizon për herë të parë komunikimin direkt me dëgjuesin në transmetimin e mëngjesit, emision që e vazhdoi për 8 vjet radhazi. Në kanalin e parë të Radio Tiranës programon emisionin “Një shoqëri për të gjithë” i cili në qendër të tij kishte njerëzit me aftësi të kufizuar. Kjo rubrikë u transmetua për 10 vjet rresht. Në vitin 2001 ajo realizon emisionin “Gruaja shqiptare në karrierë” në kanalin e parë, ndërkohë që nga viti 2000 punon si koordinatore e tre kanaleve. Përpiqet të punojë dhe të kualifikojë gazetarët e rinj, të cilët sot shprehin konsideratat më të larta. Organizon sondazhe për dëgjimin e radio Tiranës në gjithë vendin, deri tek shqiptarët jashtë atdheut, grumbullon vërejtjet dhe jep mendimet për organizim dhe çelje rubrikash të reja duke ndikuar kështu në dëgjueshmërinë e këtij stacioni. Me zërin e saj brilant janë realizuar qindra reklama dhe spote publicitare. Ajo ka regjistruar me qindra dokumentarë dhe emisione nga më të shikuarit e të dëgjuarit. Veçanërisht emisionet e saj për bashkatdhetarët nga Amerika, Greqia, Italia dhe e gjithë Evropa, kanë qenë ndër më emocionuesit. -Znj Elsa, jeta juaj ka pasur një rrugë të gjatë, atë të radios dhe të gazetarisë së shkruar. Kur keni qenë për herë të parë para mikrofonit dhe si jeni ndjerë? -Kam qenë në vitin e dytë të shkollës së mesme në Korçë “Raqi Qirinxhi” kur u ndodha para mikrofonit të qendrës së zërit të kësaj shkolle si fituese e konkursit letrar me një poezi dhe ese të cilat i paraqita siç i kërkonin, në gjuhën shqipe, ruse dhe angleze. Bashkëmoshatarët e mi dhe mësuesit më falënderuan dhe pas dhjetë ditësh u ndodha në një konkurs rinor në mikrofonin e Radio –Korçës. Më thanë se përveç emisionit të rinisë, ti çupë do të vish çdo të diel në mikrofon të japësh lajmet, dhe të hartosh dhe ti flasësh programet muzikore të radios. Fillova të shtypja gjithçka me makinë shkrimi “Olivetti”, sepse atëherë nuk kishte kompjuter. Pas disa muajsh viziton Radio Korçën, drejtori i Përgjithshëm Z. Thanas Nano. Hyri në studion e transmetimit më përshëndeti, dhe me sa pashë unë isha e dobët dhe nuk ia mbushja syrin që me ato duart e holla po shtypja dhe po hartoja programin. Më tej sapo kisha filluar vitin 4-të të shkollës së mesme e përgatitesha të shkoja në universitet. Më njofton drejtori që pas një viti do të organizohej një konkurs i madh në Radio- Tirana për redaktor-spiker me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria. Viti kaloi shpejt dhe unë u ndodha në Tiranë, studente tek shkencat e natyrës, aty më kishte caktuar seksioni i arsimit. Ditën që mora pjesë në konkurs në ish-kameralen e Radio Tiranës, më shoqëruan emocione pa kufi, përpara kisha zonjën Vera Zheji, Ruzhdi Pulahën, Nasi Lerën, Agron Çobanin e plot gazetarë e shkrimtarë që punonin aty. Pas leximit e pyetjeve të pafund dëgjova zërin kumbues të Vera Zhejit që përsëriti emrin tim dhe më la një takim tjetër. Radio-Tirana mu duk gjigante, tepër e pastër transmetoheshin përveç shqipes edhe emisione në 22 gjuhë të huaja, emision për bashkatdhetarët tanë ishte i përditshëm. Ndërkohë kur dal jashtë mjedisit të radios shoh grumbuj njerëzish pa fund që kishin në duar valixhe të ardhur nga të gjithë rrethet, për të marrë pjesë në konkurs, nga i cili do të pranoheshin vetëm dy persona, një në radio e një në televizion. – Më 1971 filluat të punonit në Radio-Tirana dhe pas 13 vjetësh, më 1984 ju keni botuar një libër interesant për ata apo ato që punojnë në Radio dhe për bashkëpunëtorët e RTSH (në mos gaboj libri i parë shqiptar në fushën e medies). -Libri titullohej “Të flasim bukur dhe me kulturë në RTV” u botua në vitin 1984 nga Drejtoria e Përgjithshme me drejtor Z. Marash Hajati. Iniciativa ishte e kolegut tim Ahmet Balliu, me vajzën Albanën që tashmë punon në Danimarkë, hapa edhe transmetimin e parë direkt të R-Tiranës me dëgjuesit e mëngjesit në vitin 1990. Janë theksuar në libër tiparet e Gazetarit e redaktorit radiofonik:

  1. a) Një përgatitje e përgjithshme shumë e mirë universitare.

  2. b) Një mendësi shumë e zhdërvjellët, radioja është një mjet i ri, në ndryshim të përhershëm, është e rëndësishme të eksperimentosh produkte dhe gjuhë të re.

  3. c) Një aftësi e veçantë për të punuar në kohë tepër të kufizuar

  4. d) Të komunikosh e të punosh me lehtësi në grup.

  5. e) Asnjëherë të mos hamendësosh kush thotë dhe ku qëndron vështirësia? Hap një mikrofon dhe fol, jo vetëm nuk është e aftë, por edhe nuk do të mësojë kurrë.

  6. k) Pak shpirt sakrifice për sa i përket orarit (puna nis herët në mëngjes).

  7. g) Një këshillë që ka të bëjë me synimet që do të arrish. Kush klikon (të bëhet shumë i famshëm. (i llojit “Gjithë njerëzit më njohin kur kaloj rrugës) është mirë të rrahë rrugë të tjera( jo radion). Janë shumë të rralla rastet kur fillon punën në radio e mbetesh aty të bëhesh personazh i famshëm. Por në të gjitha rastet e tjera mbetet kënaqësia e të paturit dëgjues besnikë që, më shumë se emrin do të kujtojnë zërin tuaj. Kam filluar të ripunoj materialin e librit e kam nënvizuar se në një takim që kam pasur në New York në Amerikë ndër të tjera identifikonin radion me drejtuesin e emisionit (bie fjala). Isha ftuar në Radion e Kiço Fotjadhi.

Përveç librit mbas viteve ’90 kam shkruar një sërë artikujsh në revistën “Sfida” në Novib” kam realizuar disa studime rreth emigracionit në Itali, Greqi, Angli, SHBA e Kanada, që një pjesë i kam botuar. Këto vitet e fundit kam realizuar edhe një sërë emisionesh në New York (SH.B.A) kam marrë pjesë në marshimin e madh për çështjet e gruas në Washington DC, në OKB “Pekini + 10” Një sërë telereportazhesh, nga vendete mësipërme. Kam botuar librin “Dropullitët”pas një cikli radio e telereportazhesh nga 34 fshatrat e Dropullit etj. Shkrime në shtypin tonë të përditshëm. -Cili ka qenë emisioni juaj më i suksesshëm në Radio dhe sa zgjati? -Pas vitit ’90 kam realizuar një cikël emisionesh për njerëzit me aftësi të kufizuar (1993-2003) titulluar “Një shoqëri për të gjithë” Vitin e parë e realizuam tre gazetarë, unë, Antoneta Malja dhe Adi Murraj, pas një viti e vazhdova e vetme ciklin e emisioneve deri në vitin e dhjetë dhe pas këtyre emisioneve për njerëzit më nuk u realizuan. -Mund të flisni pak për kolegët tuaj që keni ndarë ditë të mira e të këqija e që keni sakrifikuar shumë nga orët e lira për t’ju kushtuar radios? -Punën time e ndaj në dy periudha, para 90-s dhe mbas 90-s. Para 90-s së bashku me kolegët e mijë Kiço Fotjadhi, Meropi Mathia, Viron Noti, Lili Kosta, Haki Bejleri etj., kemi qëndruar të mbyllur në studiot e transmetimit edhe 12 orë, ditë festash e ditë zie kombëtare. Në studiot e regjistrimit e të montazhit edhe ditët e pushimit në mëngjes herët, orët e vona, por edhe duke qenë non stop 24 orë. Kemi derdhur lot por edhe kemi qeshur me zor. Kemi lënë fëmijë të sëmurë në shtëpi dhe kemi folur pa fund për suksese për arritje për të vërteta e jo të vërteta këto të përgatitura nga persona të redaksive të tjerë e të sjella enkas për transmetim, kemi folur mes kolegëve të lartpërmendur me pëshpëritje, me vështrime vëngër deri në prag lirinë e 90-s -Periudha mbas 90-s -Në 91-shin kam ngrënë edhe shkopinjtë e parë të gomës me ing. Eli Vejsiu duke u bashkuar me lëvizjet e studentëve në qytetin e studentëve, ku ndodhej edhe vëllai im. Shqetësime e gëzime. Erdhi për mua periudha pas viteve 90-të. -Kolegë të tjerë: Me Agron Çobanin kam transmetuar nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 24 ardhjen në Shqipëri të Papa Gjon Palit të Dytë, eveniment për Shqipërinë. Agroni me elokuencën e tij të krijonte në studion e radios emocione të forta. Papa Gjon Pali i Dytë puth tokën shqiptare. Emocione e lot ka qenë transmetimi maratonë i asaj dite e shumëpritur për çdo shqiptar. Kam qenë me fat që e para kam folur direkt me dëgjuesit e radios nga ora 5-8 e mëngjesit. Më vonë kujtoj debatet në studion e Kanalit 2 të Radio Tiranës me Alfonsin, Agronin, Pirron për tematika e çështje që audience po shtohej sidomos jashtë vendit me emigrantët. Të paharruara ishin transmetimet e vitit 1999 me të ardhurit nga Kosova kur në kanalin e parë e të dytë non stop bashkonin familjet e njerëzit e humbur në atë ngjarje të jashtëzakonshme. Nëna që qanin në mikrofon për fëmijët e tyre, baballarë të heshtur e të lodhur, pleq e plaka të sëmurë, fëmijë që kërkonin motrat e vëllezërit. Thirrje të pafundme nga mikrofonat tanë që ishin kthyer me shpresën e vetme të njerëzve të humbur e të ngatërruar në vendstrehime zemrash të fisme. -Pas më shumë se 36 vjet në radio ju në vitin 2007 ju u larguat nga R-Tirana. Cili ka qenë motivacioni dhe si jeni ndjerë? -Pesë vitet e fundit kam qenë drejtuese e zyrës së Etikës Sondazheve e Monitorimit. Në Radio Tirana në vitet e fundit ishte lakuar emri im në parlament e propozuar nga shoqëria civile si kandidate për në Këshillin drejtues të RTV. Po kështu kisha realizuar disa sondazhe në rrethe për dëgjimin e Radio Tiranës. Për vetë detyrën që kisha evidentoja punën kur nuk shkonte mirë. Shpesh radio Tirana nuk dëgjohej në zona të ndryshme, bile ndodhte që në këto zona dëgjoheshin radiot e huaja., -Shpesh nuk zbatohej deklarata e qëllimit që duhej të udhëhiqte punën në Radio Tirana (ishte pjesë e kushtetutës). -Gjinitë radiofonike po varfëroheshin dita ditës. -Radio duhej të depolitizohej e të tjera çështje që Zyra e Etikës ngrinte shpesh në informacionet e saj sidomos në problemet e audiencës. Motivacioni i largimit tim ka qenë ristrukturimi i institucionit. Largimin e përjetova shumë keq, më mungonin kolegët, dëgjuesit dhe sidomos më varrosën të gjithë investimin që kisha bërë që nga viti 1970. Ndërkohë në fund të vitit 2009 Gjykata vendosi që të më dëmshpërblimet maksimalisht. U përballa me gjyqtarë tepër seriozë, kompetentë dhe të pa korruptueshëm, si në Gjykatën e Shkallës së Parë, ashtu edhe në atë të Apelit. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e RTSH iu përgjigj me korrektësi gjykatave duke vepruar në kohë për ekzekutimin e vendimit. Gjithsesi unë me kolegët e larguar pres ripunësimin tim në institucionin që shkriva rininë time. -Në sistemin monist a keni pasur mundësinë të takonit ndonjë nga udhëheqësit e PPSH? -Ishin të përcaktuar gazetarët që takonin dhe intervistonin udhëheqësit e PPSH. Ja pyesni Zamira Kolecin, që sot është drejtore e Radio Tiranës. -Një femër publike dhe dashuria? -Radio më bëri njeri publik. Dashuria për punën e kolegët por edhe për dëgjuesit me sinqeritetin më të madh janë shkrirë në qenien time së bashku me dashurinë për familjen time, për prindërit vëllezërit dhe motrat,për të afërmit dhe për të gjithë që më respektojnë kur takohemi dhe komunikojmë për hallet e shqetësimet e përditshme. -Ju merreni me shumë aktivitete të barazisë gjinore, a mendoni se Shoqëria shqiptare është shumë maskiliste dhe pse? -Në një komunikatë për shtyp, kur doli lista e partive nga KQZ, shkruajta: Jemi para një aspekti manipulues brenda kësaj prirje të pandalshme të afirmimit të grave në vendimmarrjen politike. Sa e vështirë për të ndarë pushtetin në mënyrë të barabartë algjebrike, por edhe proporcionalisht në përputhje me ndarjet gjinore të strukturës demokratike të shoqërisë shqiptare sot. -Edhe në këto zgjedhje nuk u arrit 30% femra në parlament ndryshe nga shteti më i ri në botë Kosova. Pse? -Politika gjithmonë është në deficit për argument e të reja që të ndikojë dhe tërheq elektoratin. Edhe në këtë radhë me mos zbatimin e ligjit në kodin zgjedhor 30% gra në parlament nuk e afroi elektoratin tek vetja me shifra të ulëta që paraqiti në KQZ për gruan. Shpresoj për një vendimmarrje politike ndryshe në të ardhmen. -Ju jeni krijuese, autore librash autore e qindra shkrimeve dhe emisioneve,po kështu edhe aktiviste e gruas, keni marrë ndonjë titull? -Janë shumë fletë nderi,por prej vitesh jam “ambasadore e Paqes”. -Çfarë vlerësoni tek një njeri? -Pëlqej sinqeritetin, dhe urrej mashtrimin. Kërkoj vëmendjen për njeriun në nevojë dhe urrej indiferentizmin. Pëlqej mirëkuptimin dhe urrej arrogancën. Kush është më e rëndësishme tek një njeri për ju? -Natyrisht inteligjenca, por kur kjo e fundit ka edhe kurorën e bukurisë atëherë binomi inteligjencës + bukuri, ose ndryshe jetë + dashuri është perfeksion. Me syrin real Edhe pse shpërblimi për punën e saj ka qenë minimal, (dihen gjatë këtyre viteve rrogat e gazetarëve në këtë institucion), ajo i ka kushtuar jetën këtij institucioni duke refuzuar oferta shumë më të mira. Ka hartuar e zbatuar disa projekte për integrimin e të shpërngulurve në komunitet, ndërsa tre vjetët e fundit ka qenë e emëruar drejtuese e zyrës së etikës, sondazhit dhe monitorimeve për tre kanalet e Radio Tiranës. Zyrë të cilën për herë të parë e çeli dhe e krijoi ajo. Edhe pse ishte shefe e këtij sektori asnjëherë nuk hoqi dorë nga krijimtaria gazetareske dhe kur ka marrë pjesë si e deleguar në takimet ndërkombëtare, kurrë nuk e ka lëshuar magnetofonin e Radio Tiranës nga dora. Një përfaqësuese e grave shqiptare Nuk mjafton puna e Elsës si gazetare, por dhe CV-ja e saj si aktiviste shoqërore. Ajo ka referuar në emër të grave shqiptare nëpër konferenca ndërkombëtare të grave në OKB prej dhjetëra podiumesh. Është kryetare e Federatës së Grave Shqiptare për paqe botërore dhe anëtare e Federatës së grave dhe përfaqësuese e delegacionit të grave të vendeve të Evropës Juglindore. Në fjalën e saj ajo ka mbrojtur gruan shqiptare duke u përpjekur të kjo grua të zë një vend të nderuar në Shqipëri, veçanërisht gratë tona intelektuale që nuk janë në vendin dhe në rolin e duhur. Zëri i saj është dëgjuar me vëmendje dhe fjala e saj është botuar në gazeta dhe revista të ndryshme. Vetëm duke parë librat e saj “Të flasim bukur dhe me kulturë në RTSH”, botim i vitit 1985, “Dropullitet”, 2006 si dhe artikujt e botuar në shumë revista dhe mbi të gjitha në botimet rajonale “Woman can do it” kupton se ke të bësh me një intelektuale të formuar, grua me dinjitet që ka ditur të përfitojë nga progresi dhe prosperiteti duke u munduar që përvojën e saj gazetareske dhe shembujt e mirë ti shpërndajë në të gjithë shoqërinë shqiptare në ndryshim e sipër.

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page