top of page
Writer's pictureAlb ww

Shote Galica luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar


Shotë Galica (1895-1927)

0

SHARES

Shotë Galica, me emër të lindjes Qerime (Halil) Radisheva u lind në vitin 1895, në Drenicë, atë kohë Vilajeti i Kosovës.


Ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, Heroinë e Popullit.


Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit, luftoi heroikisht për 12 vjet më radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.


Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut.


Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare.


Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë.


Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël). Në korrik të vitit 1924, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij.


Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut.


Në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë, humbi 22 anëtarë të familjes.


Më 3 korrik të vitit 1927, Shotë Galica u vendos në Shqipëri, ku me vete kishte katë fëmijë jetimë të bashkëluftëtarëve që kishin vdekur në beteja, kurse ajo vetë vdiq në moshën 32-vjeçare, në Fushë Krujë, e braktisur nga qeveria e Zogut dhe pa përkujdesje, duke qenë se para se të vdiste kishte mbetur pothuajse plotësisht e paralizuar.


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page