top of page
Writer's pictureAlb ww

Unioni i Gazetarëve nderoi me çmimin e karrierës, ish gazetaren e “Zërit të Amerikes Laura K




UGSH, çmim karriere për gazetaren Laura Konda



Publikuar në : 11:20 - 07/12/19 | mapo.al Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nderoi të premten me çmimin e karrierës, ish gazetaren e “Zërit të Amerikës”, Laura Konda,er dy dekada me rradhe , për rezultatet profesionale në punën këmbëngulëse shumë vjeçare. Ndarja e çmimit u bë në një ceremoni në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të medias nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës. Konda tha pas marrjes së çmimit është e nderuar dhe se këtë çmim e lidh me punën e saj mbi 20-vjeçare në Zërin e Amerikës. “Në një periudhë shumë kritike për kombin shqiptar siç ishte lufta në Kosovë, në atë kohë Radio Zëri i Amerikës luajti një rol të madh fillimisht për lidhjen e familjeve refugjate të cilët kishin humbur kontaktet me të dashurit e tyre dhe për mua kjo ishte një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës sime si gazetare”, tha ajo. Ky çmim ishte në mesin e shumë të tjerëve që Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ndau këtë vit në edicionin e njëmbëdhjetë të çmimeve vjetore për gazetarë i cili këtë herë u mbajt në Prishtinë. Drejtori i këtij unioni, Aleksandër Çipa, i tha Zërit të Amerikës se synimi i organizimit të veprimtarive të tilla është përafrimi i gazetarëve nga të gjitha trojet shqiptare. Është kënaqësi për mua që në harkun kohor të 11 viteve janë zhvilluar aktivitete nga gazetarët që synojnë tri aspekte: më se pari shkëmbimin e përvojave profesionale, së dyti mundësinë e zgjerimit të referencave për cilësi profesionale dhe për besueshmëri publike sepse ju e dini jemi në ditët e një krize të besueshmërisë publike ndaj medies, dhe e treta ka të bëjë me një proces të natyrshëm, është ai i integrimeve të brendshme gjithëshqiptare”, tha ai. Çmimi i karrierës ju nda edhe zonjës Adelheid Feilcke, drejtoreshë e programeve për Evropë në radion gjermane Deutsche Welle. “Jam shumë e nderuar sepse është një çmim që vjen nga mesi i kolegëve gazetarë profesionistë shqiptarë dhe shqipfolës, unë jam e huaj, nuk e kam gjuhën e nënës gjuhën shqipe prandaj jam posaçërisht e nderuar për këtë çmim nga bota me të cilën po merrem prej shumë dekadash. Unë këtë e marr edhe si stimulim për të vazhduar informimin sa më korrekt dhe transparent të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha zonja Feilcke. Çmime kanë marrë edhe gazetarët si Vali Qyrfyçi, Tauland Koplikaj, Donald Jorgoni, Saranda Ramaj, Ledina Loga dhe Vedat Memedaliu. Sipas drejtuesve të kësaj veprimtarie, vitin e ardhshëm ajo planifikohet të mbahet në Luginën e Preshevës.

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page