1975 Vera Zheji kishte lënë përfundimisht radion dhe ishte emëruar pedagoge e Fjalës Artistike
Vera Zheji u lind në vitin 1933 dhe rrjedh nga familja e saj rrjedh nga Zagoria. Vera punoi si spikere, folëse në Radio Tirana për 27 vjet. Filloi punën me 12 shkurt 1948, që në moshë fare të re, si 15 vjeçare .
Emisionet e saj të para kanë qenë emisionet e rinisë. Krijoi emisione të ndryshme si, “Bota e përrallave”, “Universiteti popullor i radios”, “Enciklopedia e radios”, e disa të tjerë, të cilët u identifikuan me mënyrën e saj unikale të të lexuarit.
Ajo ishte nxënëse e Shkollës Pedagogjike të Tiranës kur filloi të punonte më radio dhe shumë shpejt u bë një zë popullor. Zërin e saj mund ta dëgjoje që në orën 5.00 të mëngjesit, duke lexuar emisione të llojeve të ndryshme.
Vera lexoi edhe lajme në italisht, gjuhë që e zotëronte shumë mirë, sepse ishte e prirë për gjuhë të huaja, ashtu si vëllezërit e saj të shquar në fushën e letërsisë, Petroja dhe Gjergji. Ajo mund të kishte qenë pa drojë edhe aktore e talentuar. E tregoi këtë në disa pjesë teatrore, (kujtoni komedinë “Shi në plazh” edhe të ekranizuar), e pjesë të tjera teatrore.
Në vitin 1975 Vera Zheji kishte lënë përfundimisht radion dhe ishte emëruar pedagoge e Fjalës Artistike në degën e teatrit, në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1988 kur doli në pension.